Connect with Us

“Nuk janë politikanë ata që fshihen dhe ndryshojnë fjalën”/ Topalli: Anti-perëndimori në PD është Basha

Politikë

“Nuk janë politikanë ata që fshihen dhe ndryshojnë fjalën”/ Topalli: Anti-perëndimori në PD është Basha

Publikuar

-

cna lajme politike

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka deklaruar se i vetmi që ka sjellje anti-perëndimore në Partinë Demokratike është kryetari i saj, Lulzim Basha, ndërsa baza e saj është pro-amerikane.

Topalli ka “sulmuar” Bashën, duke thënë në emisionin “Now” se politikani i vërtetë nuk ka frikë, por ka kurajon për të thënë të verteta të mëdha.

Ish-kryeparlamentarja ka theksuar më tej se nuk janë politikanë ata që fshihen dhe ndryshojnë fjalën. Ajo ka shtuar se lider vulnerabël nuk mund të pranohet.

“Politikani i vërtetë është ai që nuk ka frikë. Edhe pse kanë keqkuptime, kanë kurajo për të thënë të vërteta të mëdha. Nuk janë politikanë ata që fshihen dhe ndryshojnë fjalën. Nuk ka më pro-amerikane se baza e PD, anti-perëndimori i vetëm është Lulzim Basha. Çdo vendim është për interesin e familjes së tij dhe të vetin personal. A pranohet një lider që është vulnerabël. Është shumë e thjeshtë. Duhet një ndryshim i sistemit politik, s’ka votë, s’ka diskutim, s’ka debate”, thotë Topalli./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Nga Arian Galdini/ Lëvizja e Re është tashmë këtu

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Në dt 24 tetor mbushim 1 vit LRE.

1 vit më parë e pyesja veten se nëse diçka e re do të lindë, a do te jetë ndryshe kësaj radhe?  A janë krijuar kushtet për një Lëvizje të re politike?

Asokohe, nuk isha i sigurtë për përgjigjen.  Isha plot mëdyshje, ankth, frikëra, pasiguri.

Ndaj edhe kur i hyra kësaj sfide, më shumë luftoja me veten për ti mundur frikërat dhe mëdyshjet e pasiguritë e mia, sesa me botën.

Dhe ja ku erdhëm sot këtu. LRE – Lëvizja e Re lindi.

LDE – Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë u transformua dhe rrafshi i komunikimit dhe përfshirjes u bë më i gjerë, më i thellë dhe më kërkues.

Transformimi i LDE solli LRE.  LRE është tashmë prej 1 viti, këtu. Ndaj pyetja e radhës që i bëjmë ne vetes është:  A kemi ne qëllimshmëri në gjërat që bëjmë?

Dhe përgjigja do të ishte e doradorshme: Po. Sigurisht që po.  E kush nuk ka. Dallimi mes nesh dhe atyre të cilët do të perballim e konkurojmë është tek qëllimshmëria që flet me shembull jetësor. Jo me fjalë, por me shembull jetësor.

Shembujt e jetëve tona si nismëtarë, drejtues e aktivistë të Së resë, të LRE – Lëvizjes së Re, flasin për qëllimshmëri të mbara që kanë të shenjtë dinjitetin njerëzor.

Ne nuk bëjmë gjithçka për hir të suksesit, përfitimit, e arritjeve personale. Ne bëjmë vetëm gjërat e përshkruara qartë në Hartën e Dinjitetit Njerëzor.

Ne nuk zhbëjmë dinjitetin tonë e as të të tjerëve. Ne përpiqemi tia dalim mbanë me zotësi, talent e guxim. Nuk e kemi nisur Të renë, që të kapim veten.

Ne e kemi nisur Të renë që të kapim kohën e humbur të këtij vendi.  Ne nuk kemi nevojë për të bërë Politikë për hir të Politikës që të kapim veten, sepse së paku ne nismëtarët e Së resë, LRE – Lëvizjes së Re,  jemi njerëz të realizuar e arrirë në punët, familjet e profesionet tona.

Shumica prej nesh nuk janë paguar kurrë me taksat e qytetarëve apo me rroga partie a politike.  Edhe ata ndër ne që kanë punuar si buxhetorë në Shtet, janë shembuj të mrekullueshëm të mirëadministrimit, ekspertizës, ndershmërisë dhe integritetit.



Shumica prej nesh kanë punuar e ndërtuar gjithçka nga e para, me zotësi, talent e ndershmëri. Nuk jemi të pakënaqur nga Partitë e mëdha a të vogla, sepse kurrë nuk jemi varur prej tyre e as nuk kemi ndërtuar prej tyre.

LEXO EDHE:  Video-Dibra braktis Bashën/E vërteta e mitingut të PD

LEXO EDHE:  Nga Artan FUGA/Waterlo-ja elektorale e opozitës dhe fitoret e Pirros!

Nuk kemi vjelur e as shfrytëzuar e as përfituar kurrë nga asnjë Parti e madhe apo e vogël. Aktivizmin tonë, e këtu po flas për ata që kanë qenë aktivë në Parti të tjera, e kemi patur të sinqertë, idealist dhe të ndershëm.

Kësisoj, sot që nisur këtë udhë e kemi ndërmarë këtë nismë për të ngritur e bashkuar një alternativë të re politike, një shtëpi tonën të bashkuar politike, synimet dhe qëllimet i kemi të qarta.

Duam të bëjmë betejën finale për ti ringjallur shpresën këtij vendi. Po jetojmë e degradojmë në epokën e pacipësisë, në kohë e ditë pashpresësie kur në mendjen e çdo shqiptari, pra edhe në mendjet tona, po vlon mendimi për ta braktisur këtë vend.

Ne para se të dorëzohemi e të vendosim që ta braktisim këtë vend, duam e duhet të bëjmë një betejë finale me Sistemin e të Ligjve që po e mbajnë peng e po e plaçkisin këtë vend.

Kjo do të jetë si betejë finale. Duhet bërë si betejë finale për ta lëvizur këtë vend drejt së mirës, para se ta braktisin gjithë të mirët.

E ne jemi njerëzit e duhur, ne jemi E reja e duhur, ne jemi alternativa e duhur për ta bërë këtë betejë finale. Ne kemi dhënë prova se ne nuk e vjelim, nuk e vjedhim, nuk e plaçkisim këtë vend.

Më parë se ta vjedhim, ne më mirë ikim nga ky vend. Nëse qëndrojmë e luftojmë këtu, ne do ta ndërtojmë këtë vend. Por për ta vjedhur e plaçkitur, kurrë.

Nuk jemi Parti pushteti, e as Parti deputeti. Nuk kemi ndërmarë një nismë politike për qëllime private, e as per për përfitime personale.

E reja eshte e do të jetë Partia e qytetarëve shqiptarë që duan e janë të vendosur që të bëjnë një betejë finale përballë e duke konkuruar Sistemin e të Ligjve me të gjitha palët politike bashkë e veç e veç.

Shqipëria e meriton një alternativë të dlirë të ringjalljes së shpresës. Shqipëria e meriton një alternativë të njerëzve të mirë, të virtytshëm dhe të talentuar, që nuk janë paguar kurrë as nga taksapaguesit, as nga politika e as nga partitë.

Njerëzit e mirë që nuk varen nga sistemi politik dhe ekonomik i të Ligjve Majtas e Djathtas, duhet të bëhen bashkë që ti ngrenë lart e bashkojnë kryet dhe zërat e shqiptarëve.

Nuk jemi Parti pushteti e as Parti deputeti. Jemi Parti dinjiteti. Kjo do të jetë beteja jonë finale për dinjitet e shpresë në Shqipëri./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foto-Mbyllja e kryqëzimit “pushimi i shoferit”/ Saimir Korreshi thirrje ministres së Transportit

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Deputeti Saimir Korreshi ka reaguar në lidhje me vendimin e ARRSH, për të mbyllur përfundimisht kryqëzimin e autostradës Lushnje-Fier, në vendin e quajtur ‘pushimi i shoferit’, për shkak të aksidenteve të shumta.

Në një postim në rrjetet sociale, Korreshi ka publikuar disa foto, ku duket kaos në trafik, ndërsa i drejton edhe një thirrje të fortë ministres së Transportit.

Sipas tij, vendimi i ARRSH, është një akt i cili vetëm ka krijuar kosto për 80 mijë banorë.

Zemërimi qytetar për mbylljen e rruges te pushimi i shoferit.

Një akt i cili vetëm ka krijuar kosto për 80 mijë banorë.



LEXO EDHE:  Surprizon Lulzim Basha/ Tahiri është i lirë sepse ne nuk kemi reaguar

LEXO EDHE:  Surprizon Lulzim Basha/ Tahiri është i lirë sepse ne nuk kemi reaguar

I drejtohem Ministres së Transportit të ndërhyjë menjëherë për zgjidhjen përfundimtare të kësaj situate duke përfunduar mbikalimin në këtë aks.

Struktura e betonit ka mbi 20 vite e pa shfrytëzuar se i mungon lidhja me rrugën.

Kurseni ndonje byftek tek Nustreti e çlirojeni nga kjo barrë këtë komunitet.

Hidhi sytë edhe nga Lushnja, lëri urbanet e Tiranës të merret Lali Euri.”-shkruan Korreshi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mesazhi i Fishtës 100 vite më parë/ “Shuplakë” për “shtetin mjeran”

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Leonard Olli, ka kujtuar sot 150-vjetorin e lindjes së një prej figurave më emblematike të poezisë shqipe, At Gjergj Fishtën.

Në një postim në rrjetet sociale, Olli shkruan se shqiptarët e kanë vlerësuar dhe vlerësojnë maksimalisht figurën dhe kontributin e tij, por sipas tij “shteti mjeran” e ka lënë në harresë.

Si sot, 150 vite më parë lindi një ndër figurat me emblematike të poezisë shqipe, një ndër përfaqësuesit më të spikatur të Kishës Katolike dhe mëmëdhetar i devotshëm! E ndërsa shqiptarët e kanë vlerësuar dhe vlerësojnë maksimalisht figurën dhe kontributin e tij, ana zyrtare e shtetit tonë mjerane, ngritur mbi idhuj të rremë, është i prirur të harrojë…. dhe jo pa dashje… Arsyen e ka dhënë vetë Fishta ma së miri, gati 100 vite më parë, në vargjet e fundit të kësaj poezie kaq të bukur!”-shkruan Leonard Olli.

LEXO EDHE:  Apeli i Patozit: Mos i merrni kaq seriozisht

LEXO EDHE:  Basha premtime para studentëve/ “Praktikën do ta paguajë shteti”

Më tej, ai publikon edhe disa vargje të një prej poezive të Gjergj Fishtës, ku mesazhi është mjaft i qartë dhe një “shuplakë” e fortë edhe për qeverinë e sotme, edhe pse është shkruar 100 vite më parë.

Më poshtë disa nga vargjet e At Gjergj Fishtës:

Flamuri kombtar nuk ka ç’ka ban nder ne,

Po kje se dashtni nuk kem’ për Atdhe!

E, drue dashtni për Atdhe nuk ka shqiptari;



Me gjasë, s’çan krye shqiptari për komb t’vet,

As për at gjuhë të ambël qi i la i Pari,

As pse Shqipnia n’vedi u ba sot shtet;

Pse e shoh se veç atje ku xhixhllon ari

Pa frymë e tue dihatë vrap ai nget,

Si Krishtin shiti Juda Iskarjot,

Drue Adheu ndër ne po shitet për një zallotë…”

28 Nanduer 1913”/CNA.al

LEXO TE PLOTE