LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga sharjet tek ‘lëpirjet’/ Basha shpërblen Gjekmarkajn me postin e rëndësishëm në PD

20 Shtator 2021, 14:17, Politikë CNA
Nga sharjet tek ‘lëpirjet’/ Basha shpërblen Gjekmarkajn me

Kreu i PD, Lulzim  Basha ka emëruar Agron Gjekmarkaj drejtuesi i ri politik i demokratëve të Lezhës.

Vendimi është njoftuar sot në mbledhjen e kryesisë së grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Gjekmarkaj zëvendëson në këtë post Mark Markun i cili dha dorëheqjen pak javë më parë, pas përplasjeve me Lulzim Bashën.

Ky duket të jetë shpërblimi për Gjekmarkajn pas mbrojtjes që ky i fundit i bëri në media për përjashtimin antistatuor të ish liderit Sali Berisha.

Megjithese Gjekmarkaj para katër vitesh  shante, fyente e  akuzonte Bashën si t?i vinte përmbarë me anë të analizave politike të botuara në shtypin e shkruar./CNA.al

Lajmet e fundit nga