Connect with Us

Nga realiteti rus në atë shqiptar/ Paradoksi i marrëdhënieve seksuale në kohën e komunizmit

Life Style

Nga realiteti rus në atë shqiptar/ Paradoksi i marrëdhënieve seksuale në kohën e komunizmit

Publikuar

-

cna lajm show

Jemi mësuar tashmë me idenë, se në kohën e komunizmit përflitej më së shumti ajo që quhej “kulturë zakoni”, normat, rregulli apo bindja. Por a mund të sigurohemi se marrëdhëniet seksuale ishin të dënuara me heshtje në atë periudhë!??

Historitë e marrëdhënieve seksuale të rrëfyera në atë kohë, në fakt ndihmojnë në zbulimin e një mendesie ndryshe si edhe realizojnë një zhvendosje të normave patriarkale.

Më tej akoma dhe jo pa rëndësi, historia e seksit na jep edhe një histori të higjenës personale, shenjë edhe e një diferencimi social. Po ashtu portretizon të rinjtë shqiptarë si emancipuesit kryesor të viteve ’50 – ’60.

Shkrimtari Denis Dragunsky shkruan në “Russia Beyond the Headlines” për atë që ndodhte në Bashkimin Sovjetik që nga vitet ’20 e deri në rënien e tij duke përfshirë  edhe histori nga studentët e dikurshëm shqiptarë në Bashkimin Sovjetik, për femrat ruse, marrëdhëniet me to, etj.

LEXO EDHE:  Historia e dashurisë që i preku të gjithë/ Çifti i të moshuarve ndërron jetë në të njëjtën ditë pas 71 vitesh martesë

“Ka patur përherë një tabu për seksin në BS. Në të njëjtën kohë kishte seks. Dhe jo më pak sesa sot. Thjesht të flisje për seksin atëherë ishte e sikletshme dhe e pavend”, shkruan Dragunsky.

Interesante është se ngurtësimi i zakoneve vjen nga liria. Kështu ndodhi edhe në Shqipërinë komuniste.

Nuk mungonin edhe histori pornografike me tema të njohura ruse, një “Kama Sutra” e publikuar vetë, përpjekje që në Shqipëri i gjejmë të kultivuara vetëm në formën bisedore mes meshkujve “halabakë”, autorë anonimë të legjendave urbane të kohës.

Ky lloj paradoksi ka bërë që Shqipëria të jetë deri diku në korniza të ngushta mentaliteti./CNA.al

cna lajm show

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Showbizz

“Mirë se erdhe kunatë”/ Motra e Granitit ‘zyrtarizon’ lidhjen e të vëllait me Fifin

Publikuar

-

Nga

cna lajme show

Granit Cana është një nga VIP-at që është bërë pjesë e Big Brother.

Bukuroshi nga Kosova ka tërhequr menjëherë vëmendjen e të gjithë ndjekësve, sidomos pas afrimitetit më këngëtaren Filloreta Raçi.

Përmes një lidhje skype në “Ftesë në 5”, motra e Granitit, moderatorja Genta Cana, tregoi sesi e sheh këtë marrëdhënie dhe lojën në përgjithësi të vëllait të saj.



“Po më vjen keq që Graniti më duket pak i ngurtë aty, sepse në jetën reale bën shumë humor”, u shpreh si fillim ajo.

LEXO EDHE:  Pse në thelb jemi që të gjithë emigrantë

LEXO EDHE:  VIDEO - Nesër në Digitalb/ Një histori me Haxhi Qamilin

Ajo gjithashtu shtoi se më herët Graniti ka pasur disa lidhje, duke e konsideruar vëllain pak tip aventurier. Kur u pyet se si e sheh marrëdhënien e tij me Fifin aty brenda, Genta nuk ngurroi të jepte një përgjigje pozitive.

“E kemi parë që po i shpalos disa ndjenja. Unë si kunatë i them Fifit ‘Mirë se erdhe në shtëpinë tonë’”, tha duke qeshur ajo, ndërsa më tej theksoi se sheh seriozitet në marrëdhënien e tyre./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

“Kam ndenja për këtë konkurrent”/ Tola zgjedh mes Albit dhe Melikut

Publikuar

-

Nga

cna lajme showbizz

Konkurrentja e Përputhen Arlinda Tole, ka zhvilluar takim e saj të radhës me Melikun.

E pyetur nga Bora se në cilin nga takimet që ka zhvilluar deri më tani është ndjerë më mirë, Tole është përgjigjur me Melikun. Ajo ka theksuar se me të ka ndjerë më shumë ndjenja dhe emocione.



“Me Albin jam ndjerë mirë, më ka prekur ajo që kemi diskutuar, ndërsa me Nikun sikur ishim më të përfshirë. Mund të krijojë ndjesi për Melikun, ka pasur më shumë emocione”, ka thënë ajo.

LEXO EDHE:  1 Prilli në hisori

LEXO EDHE:  Spiegel/ Rasti Relotius, gënjeshtra dhe histori

Më tej Tole është shprehur se një fije e hollë i ndan të dy djemtë dhe se ndjesinë që ka pasur nga Meliku e ka pasur edhe me Albin në takimin e parë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

“E patë surratin e atij”/ Në dhomën e dënimit, Paloma nis thashethemet për banorët

Publikuar

-

Nga

cna lajme show

Për shkak të thyerjes se rregullave të “Big Brother” Paloma Fifi, Arditi dhe Iliri janë dënuar dhe ju duhet të kalojnë dy ditë në një dhomë.

Si duket për të shtyrë kohën ata kanë vendosur të bëjnë thashethemë për banorët e tjerë.

Konkretisht ata nisën të komentojnë reagimet në mimikë që bënë konkurentët e tjerë kur Arbana Osmani publikoi rezultatin.



Palomës si duket i kishte bërë më së shumti përshtypje reagimi i Donaldit aq sa në një moment i thotë banorëve të tjerë “E patë surratin e tij”?

LEXO EDHE:  VIDEO – Nesër në Digitalb/ Një histori me Haxhi Qamilin

LEXO EDHE:  Fotografi që flasin më shumë se fjalët

Kujtojmë se 14 banorë jënë bërë pjesë e emisionit më të ndjekur të momentit “Big Brother” për të fituar në fund shumën prej 100 mijë euro. Pritet që gjatë javëve të kemi eleminime dhe hyrje të reja në program./CNA.al

LEXO TE PLOTE