Connect with Us

Nga punëtor në hekurudhë te vlerësimi i Enverit/ Rrëfimi special i Mirush Kabashit

Kultura

Nga punëtor në hekurudhë te vlerësimi i Enverit/ Rrëfimi special i Mirush Kabashit

Publikuar

-

Mirush Kabashi mund të konsiderohet pa dyshim si një ndër aktorët e mëdhenj të plejadës së kinematografisë dhe skenave teatrale shqiptare…

Rrugëtimi i tij artistik, nga korridoret e Institutit të Lartë të Arteve deri në daljen e parë përpara kamerës, është i mbushur me ulje-ngritje të mëdha, madje edhe një përndjekje 2-vjeçare nga ana e regjimit komunist në Shqipëri. Në një intervistë dhënë për emisionin “Përballë” të autores Ornela Islami, i transmetuar në “Dixhitalb”, Kabashi rrëfen momentet kyçe në aspektin familjar dhe profesional që kanë shënjuar rrugëtimin e tij artistik.

Në kohën e rinisë së hershme, Kabashi shprehet se ka dashur që të ndjekë gjurmët e të atit dhe të bëhet inxhinier elektrik. Por fakti që ai ishte djali i tretë i një familjeje me 6 anëtarë, ku dy vëllezërit e mëdhenj kishin mbaruar arsimin e lartë, e vetmja mundësi që të arsimohej ishte të bëhej aktor.

FAMILJA

“Kam lindur në Shkodër, origjina ime është nga Kosova, im atë gjakovar, nëna durrsake, dhe jam rritur në Durrës. Nga ky konglomerat dalim në rezultatin që jam durrsak, në kuptimin që atje kam mbaruar shkollën, atje jam rritur, mentalitetin e atij qyteti kam dhe kam pasur fatin të thith jodin e Adriatikut, ajo që përbën dhe pjesën më të bukur dhe më shpirtërore të qytetit, që është deti. Atje kam krijuar edhe familjen e pastaj më vonë, në ‘93-shin, ‘94-ën, jam shpërngulur në Tiranë me punë dhe pastaj në ‘98 jam vendosur edhe me familjen.

Familja ime përbëhej nga prindërit, Musai (babai), Menduia (nëna), ne jemi 4 vëllezër. Unë e quaj veten fatlum që mbaj mbiemrin Kabashi. Më tepër në familjen time ka qenë tendenca për t’i shkolluar familjarët, ndoshta dhe nga mentaliteti i tim eti. Gjithë tendenca e tij gati ishte bërë gjenetikë, që 4 djemve të tij t’i jepte arsim të lartë.

Ai kishte pikësynime që të kishte dhe një vajzë dhe një nga pikësynimet ishte që vajza të mbante edhe emrin e së ëmës, e cila u nda shpejt nga jeta. Meqë deri tek i treti nuk qëllonte që të kishte vajzë, atëherë vendosi të bënte një kompromis dhe emrin e së ëmës vendosi t’ia ngjiste djalit të tretë. Unë kam emrin e Mirushes, gjyshes sime. Daja ishte zotërues i 6 gjuhëve të huaja, ka qenë ndër studentët e preferuar të Fullz-it. Sot një shkollë mban emrin e tij, “Hysen Çela”. “Liza në botën e çudirave” ka qenë përkthim i dajës.

Madje, ky horizont intelektual i kushtoi 25 vite burg si spiun i amerikanëve në atë kohë. Natyrisht, edhe familja ka pasur pasoja. Më pëlqente të shikoja filma shumë, pata shkruar ndonjë poezi, qeshë aktivizuar në shkollën 7-vjeçare “Ramadan Kalasi”, por ajo që i dha drejtim ishin dy rrethana. Rrethana e parë qe tamam kur isha në vitin e tretë të gjimnazit, u vu një pjesë teatrore dhe unë u inkuadrova krejt rastësisht në këtë grup artistik.

Ishte pjesa “Qielli i Kuq” i Tefik Çaushit. M’u dha po rastësisht roli i një kuestori në këtë konkurrim si një interpretues. Patën shkruar dhe gazetat që ky djalë ka një aftësi në këtë drejtim. Në vitin e katërt, në një konkurrim pata rolin e Adhamudhit. Gjergj Vlashi, një emër jashtëzakonisht i nderuar, qe ofruar që në gjimnaz të merrja pjesë me estradën, por nuk qe që përbënte ndonjë dëshirë të madhe timen”.

ÇFARË E SHTYU TË BËHEJ AKTOR

“Pasioni im ishte inxhinieria elektrike, domethënë në vijueshmërinë e profesionit të tim eti. Im atë kishte mbaruar shkollën amerikane për hidroenergjetike. Anglishtja më pëlqente, gjithashtu dhe fizika në mënyrë të veçantë shumë, por mundësia që unë të shkollohesha ishte vetëm 1: Të bëhesha aktor! Sepse unë isha djali i tretë i kësaj familjeje dhe dy vëllezërit e mi i kishin mbaruar shkollat e larta. Njëri për kimi industriale dhe i dyti për matematikë

Në atë kohë qe një kinezëri, një nga këto absurditetet Filmat i shikonim nga një karabina që shikonim ekranin e kinemasë verore. Më pëlqente të shikoja, por nuk e shikoja vetveten. I rritur në një familje patriarkale, unë kisha goxha komplekse, nuk isha natyrë e hapur. I shikoja gati me një kompleks inferioriteti ato që merreshin me art, apo që dilnin në skenë. Ish-drejtori i gjimnazit kaloi shef i Seksionit të Arsimit, Remzi Tivari, një burrë shumë i nderuar, dhe ai nguli këmbë më tha: Duhet të shkosh të konkurrosh! Unë nuk shkova në konkurs, prapë me idenë se ndoshta do të zgjidhesha në kërkesat që kisha bërë për fizikë dhe inxhinieri elektrike.

Nuk u paraqita në fazën e parë të konkursit që ishte për aktrim dhe atëherë ai e mori vesh dhe nguli këmbë, si dhe influencoi në ministri që të merrja pjesë te të prapambeturit. Krejt i vetëm kam ardhur në Teatrin Kombëtar, aty ishin korifenjtë e artit skenik dhe m’u duk sikur shkoi mirë konkursi. Shkova në shtator në shkollë, atë vit u hap për herë të parë Instituti i Lartë i Arteve dhe s’më harrohet, sapo ishte vendosur dekan i fakultetit tonë Kujtim Spahivogli dhe më tha: Nuk keni fituar! Zbrita poshtë, kur dëgjoj: O durrsak, o durrsak të më falësh! Kam ngatërruar listën, ke fituar. U hap drita jeshile për të vazhduar diku që më dukej shumë lart. Profesionet artistike nuk mësohen mbi bazën e librave, por vidhen. Kam dal si një student i dyshimtë nëse mund ta bëja këtë punë ose jo”.

PERSEKUTIMI

“Unë pata fatin të emërohem në teatrin e Durrësit “Aleksandër Moisiu”, që në hapat e parë pas përfundimit të Akademisë. Te teatri i Durrësit, një teatër i cili kishte një eksperiencë shumë të mirë, disiplina artistike dhe përkushtimi qenë ndër elementet e para që unë mësova në profesionin tonë dhe këto janë themelet mbi të cilat duhet ndërtuar puna e një artisti në teatër dhe më pas dhe në film, sedra artistike. Impakti i parë me kamerën ka qenë i vonuar, ka qenë i vështirë.. Edhe pse pata një start goxha të mirë, roli im i parë në teatër ka qenë “Klestakovi”, komedia e famshme e regjisorit Gogoli.

Kjo përballje e parë ishte me dy presa, po të dështoja, gati do të më mbysnin, por në të kundërt do të më hapeshin portat dhe kështu ndodhi. Qe e suksesshme dhe m’u hapën rrugët, por në Plenumin e ‘74-ës, meqë unë kisha disa probleme, siç ju thashë me dajën dhe babai im që kishte mbaruar shkollën amerikane, një dajë tjetër më përpara i pushkatuar pa gjyq në rrethana mafioze, kështu jo vetëm që s’u lejova të xhiroja, por m’u pezullua dhe e drejta për të luajtur në teatër. Kam punuar vetëm për arsye biografike dy vjet në hek urudhë.

LEXO EDHE:  Rrëfimi i 29 vjeçarit: E dua të dashurën por problemi është tek seksi, unë po...

Gati-gati i hoqa të gjitha shpresat, rashë pre e asaj që ëndrra e teatrit m’u mbyll dhe atëherë duhet të luftoja për mbijetesë. U regjistrova në një shkollë teknike, ndërroja papuçet në hekurudhën e Durrësit të lokomotivave. E fillova me bukën e mëngjesit, çohesha çdo ditë në orën 5 të mëngjesit për të shkuar në punë”.

SI I SHPËTOI PERSEKUTIMIT

“Qe një fat i jashtëzakonshëm që dikush nga këta që kishte peshë tha një fjalë të mirë: Po ç’ka bërë ai vetë? – Jo ai vetë s’ka bërë asgjë, por në biografi nuk ka shënuar një gjë. Unë e pata maskuar atë sikur nuk e dija për një dajë të pushkatuar. Në fakt unë e dija, por nuk e kisha shënuar vetë, pasi ata e kishin zhdukur pa lindur unë. Dhe ai tha një fjalë të mirë: Nëse ky vetë nuk ka bërë ndonjë gjë, atëherë ne e rikthejmë. Ai kishte parë një komedi, ‘Kartela e Verdhë’, e cila pat bërë namin. Dy herë i pati rënë rrotull Shqipërisë me një numër rekord, ndoshta ajo është shfaqja teatrore me numrin më të madh të shfaqjeve, madje mund t’ia ketë kaluar dhe ‘Pallatit 176’. Dhe ai për fat e kishte parë këtë shfaqje dhe unë u riktheva duke bërë një jetë më normale”.

FILLIMET E KARRIERËS KINEMATOGRAFIKE

“Ndërkohë, në një pjesë teatrore me titullin “Koha e Komisarëve” që ne e patëm xhiruar nga skena në natyrë dhe këtë e pati bërë Radio Televizioni Shqiptar kisha një minirol të një spiuni, Zariku, ai duket krijoi tek Ylli Pepo, drejtor i televizionit në atë kohë, një impresion pozitiv. Kur unë rifillova punë në teatër në ‘98-ën, ai e kishte mbajtur mend këtë gjë dhe nga kjo ai këmbënguli që të më bënte dhe mua kinoprovë. ‘Emblema e Dikurshme’ qe një film serial televiziv, fitova kinoprovën dhe iu shtrova një pune shumë profesionale për ta realizuar. Ishte një shans i jashtëzakonshëm për mua. Sa të kem jetë, do t’i jem mirënjohës Pepos, i cili këmbënguli pavarësisht problematikës biografike që unë kisha. Por duke qenë që roli që unë kisha ishte negativ, sepse në atë kohë pozitivët duhet të ishin të kujdesshëm, pasi duhet të kishin një biografi sa më të pastër, më dha një mundësi që unë të startoj me rolin negativ”.

KONCERT NË VITIN 1936

“Ka qenë pothuajse gati paralelisht mundësia e dytë që m’u dha mua. Sajmir Kumbaro, kur m’u afrua, më tha se ishte dhe një rol që nuk ia kishin preferuar aktorët e tjerë, rolin e Toger Shazivarit. Megjithatë, bëri një kinoprovë, duket se i pëlqeu dhe ndaj insistoi pranë Komitetit të Partisë së Durrësit dhe m’u dha mundësia që të impenjohesha në kastën e aktorëve. Ishin mundësitë e para dhe impenjimi im ishte maksimal, ndaj edhe gjykova që ta bëjë gagaç. Pata shumë rezistencë nga Saimiri dhe unë e mirëkuptova pasi kishte frikë se mos merrte tendenca të një interpretimi të jashtëm dhe pak vulgar.

Unë u përpoqa ta bindja se shiko e kam të mbështetur dhe arrita t’ia dal. Unë e quaj veten me fat që kam marrë pjesë në një film që i ka rezistuar kohës dhe ka treguar që për Sajmirin është më i miri dhe për kinematografinë shqiptare është një ndër më të mirët. Direkt pasi u xhirua filmi “Koncert në vitin 1936”, qenë disa instanca shtetërore që folën. Një moment që është kardinal në karrierën time, është një Plenum i zakonshëm, ku në atë Plenum u diskutua edhe për kinematografinë.

Krejt çuditërisht, Enver Hoxha ka ndaluar në një moment dhe paska thënë se vërtet që ne kemi aktorë që krijojnë plejadën e korifenjve të aktorëve të kinematografisë dhe teatrit, por kemi dhe të rinj të talentuar që premtojnë se do ta marrin këtë stafetë. Dhe ka folur për Robert Ndrenikën, i cili për hir të së vërtetës ishte në një pozicion të vështirë biografik në atë kohë. Në mbledhje, Enver Hoxha paska bërë dhe pyetjen: Po ai gagaç është që i merret goja në filmin “Koncert në vitin 1936” I thanë: Jo! Jo! ‘Po se e kam parë dhe tek ‘Emblema e Dikurshme’. Në atë kohë, të gjithë filmat do të kalonin në censurën e të gjithë anëtarëve të Byrosë Politike. Kështu që përmendja e emrave tanë, ne na krijoi atë lehtësi për të qenë në aktivitete të tjera artistike dhe nëpër filma të tjerë”.

DORA E NGROHTË

“Është falë gjerësisë dhe i madhështisë së aktorëve të plejadës shqiptare dhe pa dyshim njëri prej tyre është, Sandër Prosi. Në atë periudhë, materialet e filmit shiheshin vetëm nga këto, regjisori, operatori dhe shiheshin në kinema të veçantë. Nuk harroj pasi kishim bërë revizionimin e materialeve, Sandri më fut krahun dhe më thotë: E di që e ke shumë të mirë personazhin e atij hajdutit, po pse nuk e ke thënë në fundin e skenës ‘bisht qeni do mbetesh’, por i thua që ‘prapë në burg do përfundosh’.

I thashë: Profesor, po kështu është teksti! ‘Po jo,- tha,- punë e madhe’. I thashë se ishte bërë kjo gjë tani. ‘I numërova rrokjet dhe në dublim mund të thuash bisht qeni do ngelesh’, më tha dhe ashtu ndodhi. Ai, në fakt, ishte dhe thelbi i atij sistemi, edhe ato që nuk kishin, do t’i krijonte nga një problem që ata të qëndronin nën trysninë e frikës se dale se kanë bërë diçka nga e kaluara dhe mjafton që të ruajmë ekzistencën. E them këtë gjë sepse ky film ka pasur nivelin më të lartë të shikueshmërisë në të gjithë kinematografinë shqiptare.

Basetat e personazhit Brahushi janë diskutuar dhe në Byronë Politike se ato baseta janë më të gjata. Sepse ata e kuptuan se personazhi u bë më tepër simpatik dhe jo antipatik. Mbase basetat ishin një model që mund të imitoheshin dhe jo në një model që të rinjtë të distancoheshin, prandaj tërhoqën vëmendjen për basetat e gjata të personazhit, gjë kjo që mund të bënte t’u riktheheshim xhirimeve. Kishte ndodhur që edhe për element kaq banal t’u riktheheshim xhirimeve, ku mund të prishej ana artistike. Por që në atë kohë as që nuk pyetej fare ana artistike”./Panorama.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kultura

Zana Çela i përgjigjet akuzave të Inva Mulës/ “Mospërgjigjia ndaj ftesës, një ofendim për dinjitetin tonë kombëtar”

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Drejtoresha e Teatrit të Operas dhe Baletit, Zana Çela i është përgjigjur akuzave të sopranos Inva Mula, pasi kjo e fundit kishte refuzuar ftesën për në inaugurimin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, pasi sipas saj ishte thirrur si një spektatore.

Mula shprehu pakënaqësitë e saj, duke thënë se TKOB duhet të drejtohet nga një profesionist i huaj, duke shigjetuar kështu Zana Çelan.

Përmes një statusi të gjatë në rrjetet sociale, drejtoresha e TKOB, ka sqaruar si qëndron e vërteta.

Çela tregon se Mula është ftuar disa herë dhe për këtë është thyer dhe protokolli moral i dinjitetit tonë kombëtar, duke e përsëritur ftesën në drejtim të saj disa herë pa marrë asnjë përgjigje.

Refuzimin dhe akuzat e saj, Çela i quan ofendim dhe arrogancë jo vetëm ndaj saj por edhe ndaj institucionit dhe dinjitetit kombëtar.

Statusi i plotë i Zana Çelës

DINJITETI I TKOBAP DO TË PREVALOJË GJITHMONË MBI ÇDO ARTIST

Disa ditë kaluan nga koncerti gala i organizuar nga TKOBAP me rastin e Inaugurimit të rikonstruksionit të ambjenteve të brendshme të Teatrit, dhe pushimi nga ajo lodhje e jashtëzakonshme u shty edhe për disa ditë për shkak të shfaqes sonë të rradhës, baletit premierë “Annonciation” vepër e koreografit të famshëm Angelin Preljocaj, për të ardhur pikërisht kjo e Dielë, pas mbylljes me sukses të kësaj vepre ditën e shtunë datë 25 Shtator 2021, ku gjej edhe kohën për t’ju rikthyer debateve facebook-iane të shpjegimit të absurdit.

Përgjatë këtyre ditëve, si jo rrallë në jetën time profesionale, bashkë me stafin tim përballuam një lumë akuzash mbi dy çështje të ngritura fillimisht nga Znj. Mula, e më pas nga grupime të ndryshme “artdashëse”: atë të ftesës së Znj. Mula për tu bërë pjesë e koncertit gala si performuese, dhe atë të “përmendjes” së artistëve të shquar të TKOBAP ndër vite, në mini-dokumentarin që parapriu shfaqen e koncertit.

Po e filloj këtë shpjegim, shpresoj shterrues, me akuzën e dytë, dukeqënë se nuk ka patur një reagim zyrtar nga ana e TKOBAP lidhur me këtë çështje. Me habinë e madhe se si nuk u shkoi në mendje kësaj pakice, duke i kërkuar ndjesë asaj shumice që i fyej inteligjencën me këtë shpjegim, ju bëj me dije se më datë 15 dhe 16 Shtator ishim mbledhur për të inauguruar rikonstruksionin e ambjenteve të TKOBAP. Nisur nga tema e këtij eventi, njësoj si rikonstruksioni i shumë veprave të tjera publike në kryeqytet e më gjerë, kryefjala e këtij mini-dokumentari ishte metamorfoza e këtij shndërrimi historik, jetësor për brezat aktual e ato që do të vijnë. Që në hyrje të tij, ky dokumentar shprehte se nuk merrte përsipër të bënte historinë 65 vjeçare të TKOBAP por fokusohej vetëm tek rikonstruksioni (për të evituar pikërisht fjalët e kësaj pakice).



Për t’i dhënë edhe një input artistiko-historik shndërrimit të këtyre ambjenteve, u pa e udhës nga prodhuesit e këtij dokumentari që të përmendeshin përgjatë tij edhe (vetëm) artistët e parë që kanë debutuar në atë skenë, dhe jo për të shpalosur vlerat e tyre artistike por për të treguar në mënyrë strikte evolucionin historik të kësaj godine. Pra, miq dhe artdashës, ky dokumentar nuk i dedikohej kësaj here figurave të shquara të TKOBAP, por thjesht dhe vetëm historisë së godinës, dhe metamorfozës së ambjenteve ku punojnë e performojnë artistet.

Një përzjerje e shndërrimit infrastrukturor me paraqitjen e veprës së yjeve të skenës së TKOBAP do të na kishte dhënë një serial e jo një mini-dokumentar tematik, e për më tepër do të bënte konfuz publikun. Për informacionin e atyre që nuk e kanë, në këto 5 vite TKOBAP ka realizuar shumë evente të dedikuara veprave të artistëve ikonë të TKOBAP si Nina Mula, Prek Jakova, Çesk Zadeja etj. Të tjera evente të tilla do të vijnë gjithashtu në skenën e TKOBAP vazhdimisht.

Akuza e parë, ajo e drejtëpërdrejtë e Znj. Mula se nuk kishte marrë një ftesë zyrtare nga TKOBAP për të performuar në këtë koncert, ka qënë faktikisht nga akuzat më të vështira për tu përtypur që kam marrë ndonjeherë qoftë si drejtuese e TKOBAP ashtu edhe në planin njerëzor. Kjo akuzë ka zgjuar tek unë një përzjerje ndjesish midis absurdit, përbaltjes së dinjitetit kombëtar, dhe arrogancës. Por si një njeri publik i cili është përballur shpesh me akuza të ndryshme, ajo që më ka prekur më tepër është përbaltja e TKOBAP, dinjitetit tonë kombëtar artistik që kolosët tanë, (përfshirë prindërit e Znj. Mula dhe Invën vetë, e deri tek Ermonela Jaho e Saimir Pirgu sot) na e kanë ndërtuar ndër vite, me talentin e tyre disproporcional me zhvillimin e vendit tonë.

LEXO EDHE:  Do mallkoni veten një ditë siç e mallkuat për Enverin

LEXO EDHE:  Do mallkoni veten një ditë siç e mallkuat për Enverin

Inaugurimi i rikonstruksionit të TKOBAP, për herë të parë qysh prej themelimit të tij, futet tek ato evente historike kombëtare si për nga rëndësia dhe impakti tek cilësia artistike, ashtu edhe për nga buxheti i shpenzuar për realizimin e tij, buxhet ky i cili padyshim është ndërtuar nga kontributet e qindra mijra taksapagueseve shqiptarë. Për këtë arsye, kjo vepër, e kurorëzuar me këtë event simbolik krahasuar me madhështinë e saj, është e një rëndësie kombëtare.

Ajo duhet të na bëjë të gjithëve krenarë që sot, edhe Shqipëria, me taksat tona, arrin të krijojë kushte Europiane dhe aspak të ndryshme për nga cilësia e tyre krahasismisht me Teatrot e mëdha në botë, ashtu siç janë edhe talentet tona sot në skenat ndërkombëtare. Janë këto taksa të shpenzuara nga secili prej nesh në drejtim të kësaj vepre që të gjithëve na përket, kombinuar me historinë e mrekullueshme që ky Teatër ka, që krijojnë dinjitetin kombëtar.

Siç të gjithë e pamë, TKOBAP jo vetëm ka ftuar Znj. Mula për të përformuar në këtë event, por ka thyer edhe protokollin moral të dinjitetit tonë kombëtar, duke e përsëritur ftesën në drejtim të saj disa herë pa marrë asnjë përgjigje. Znj. Mula është ftuar dhe mbajtur në dijeni të modifikimit të datave të inaugurimit për shkak të forcave madhore si tërmeti dhe pandemia, si në mënyrë zyrtare ashtu edhe shoqërore deri në përcaktimin e datave përfundimtare, por nuk dha kurrë një  përgjigje.

Ofendimi personal nga arroganca e mos-përgjigjes është kaq i vogël dhe i parëndësishëm. Ashtu siç është edhe pretendimi absurd pas shfaqes për mos-ftesë.

Ajo që vret është cënimi i dinjitetit të këtij institucioni nga mospërgjigja si injorim i kësaj ftese. Ky injorim ndaj ftesës së këtij institucioni publik, në një event kaq të rëndësishëm e historik të tij, nuk është një ofendim ndaj meje si drejtuese apo ndaj stafit me të cilin punoj, por është një ofendim ndaj dinjitetit tonë kombëtar, ndaj çdo artdashësi, çdo tatim-kontribuesi, e ndaj çdo artisti që ka shkruar e shkruan historinë e këtij institucioni. Ashtu sikurse në garat sportive, sportdashësit me të drejtë ofendohen e lëndohen kur një sportist refuzon të përfaqësojë kombin tonë, ashtu ndihemi edhe ne sot nga ky injorim kundrejt institucionit më të rëndësishëm kombëtar artistik në vend.

Të pëlqejnë apo jo drejtuesit e TKOBAP, ata të federatave të ndryshme të sportit, këngëtarët apo shokët e ekipit, ftesa për të përfaqësuar vendin tënd duhet të bëjë krenar çdo kënd që e merr, e duhet ta vlerësojë këtë mundësi ashtu siç shumë të tjerë e kanë bërë duke sakrifikuar kohën, të ardhurat e tyre, e shpesh herë edhe të ardhmen e tyre. E natyrisht, ata që nuk e kanë pranuar apo kanë zgjedhur të përfaqësojnë një komb tjetër, kanë bërë gjithmonë fajtorë individët (drejtuesit, politikanët), duke harruar mardhënien personale që gjithsecili nga ne ka me kombin, popullin e historinë.

E pra, është pikërisht kjo ajo që më ofendon mua, sepse TKOBAP është një institucion kombëtar, dhe dinjiteti i tij e i popullit tonë do të prevalojë gjithmonë mbi çdo artist pavarësisht nga suksesi i këtij të fundit.

LEXO TE PLOTE

Kultura

Roland Karanxha vjen me ekspozitën “Të Mjerët”/ Ftesë të gjithë artëdashësve

Publikuar

-

Nga

Piktori i njohur korçar Roland Karanxha, sjell në Tiranë ekspozitën e radhës me titull “Të Mjerët”.

Ekspozita do të çelet ditën e dielë me 3 tetor 2021 në orën 18:00.

Vetë artisti u bën thirrje të gjithë miqëve dhe artëdashësve, të bëhen pjesë e ekspozitës për të zbuluar më shumë.

Kjo është hera e parë që Roland Karanxha pret në një ekspozitë personale publikun e kryeqytetit, pasi më parë ka preantuar dhe ekspozitën ”Arratia e Mendimit”, “Vazhdimësi” etj.

LEXO EDHE:  Rrëfimi i infermieres/ E pamundur të kujdesesh për të gjithë pacientët me COVID-19

LEXO EDHE:  Ish-militanti rrëfehet/ Ja cilat vende ka në plan të sulmojë ISIS

“Te nderuar miq dhe dashmirës, ditën e diel, datë 3 tetor 2021 në ambientet e Muzeu Historik Kombetar do të çelet ekspozita ime e radhës personale me titull “Të Mjerët”.



Prezenca e gjithësecilit prej jush do të më nderonte.

Ora e hapjes :18:00

Jeni të mirëpritur!”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kultura

“Portreti i pambaruar i Clara Bellinit”, me regji të Namik Ajazi, fiton çmimin e rëndësishëm në Festivalin e Karlsruhe, Gjermani

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Pas një ndërprerje dy vjeçare për shkak të pandemisë, Kinemaja duket sikur po rikthehet. Dhe kêtê herë me një lajm të mirë për Kinematografinë Shqiptare.

Filmi “Portreti i pambaruar i Clara Bellinit”  me regji të Namik Ajazi e skenar të Ruzhdi Pulaha, me fotografi të Nino Celeste, ftoi cmimin si

“Filmi më i mirë i gjatë në edicionin e 21, të Festivalit të Kalsruhe Gjermani.

“Portreti i pambaruar i Clara Bellinit”sjell një histori të pamundur dashurie mes një djali shqiptar dhe vajzës së ambasadorit italian gjatë viteve të diktaturës komuniste në Shqipëri. Historia e tyre e dashurisë është gjetja për të ripërcjellë edhe njëherë atmosferën e dramat e shoqërisë shqiptare gjatë diktaturës komuniste.

Edicioni i 21, i festivalit ndërkombëtar i filmit: Karlsruhe, Indipendent Days, u zhvillua nga dt 21-25 shtator.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Vajza e përdhunuar rrëfen ngjarjen në shtëpinë e fëmijës në Shkodër

LEXO EDHE:  Rrëfimi nga burgu i një prostitute: Kam bërë orgji me 8 meshkuj



Karlsruhe film Festival është një nga festivalet më të mëdha të filmit në Gjermani.

Nga 1200 filma të paraqitur nga 90 shtete, juria selektoi 140 filma, të metrazhit të gjatë e të shkurtër, prej të cilëve 8 u vlerësuan me

çmim.

“Portreti i Pambaruar i Clara Bellinit” ështę një bashkëprodhim shqiptaro -italian i vitit 2019, mes  Mediavision e Mediterrania production, mbështetur nga QKK, Euroimage dhe Ministria Italiane e e Kulturës me pjesmarrjen e një kasti aktorësh nga më të mirët në dy vendet.

Remo Girone, MartaGastini, Beatrice Aiello, Anton Kowdrinaj, Vityoria Zinny, Olta Daku, Guljem Radoja, Alfred Trebicka, Rajmonda Bulku, etj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: