Connect with Us

Mision human/ Mesazhi i 17 vjeçares nga Pogradeci që ndihmon familjet në nevojë

Sociale

Mision human/ Mesazhi i 17 vjeçares nga Pogradeci që ndihmon familjet në nevojë

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Sarah Aliolli është një vajzë 17 vjeçare nga Pogradeci , që jeton në SHBA dhe misioni i saj human këtë herë ishte të ndihmonte fëmijët që do të nisin vitin e ri shkollor.

Ajo ka grumbulluar 200 çanta dhe pajisje shkollore për fëmijët në nevojë rrethin e Pogradecit.

Nisma e saj, erdhi në periudhën kur e gjithë bota u izolua për shkak të Covid 19.

Duke parë vuajtjen e familjeve dhe fëmijëve në nevojë, Sarah vendosi të kontribuonte duke sjellë buzëqeshje dhe dashuri tek ata.

Gjithashtu ajo përcejll një mesazh mjaft të rëndësishëm.

Studimi dhe shkolla është diçka themeltare që duhet tu garantohet dhe sigurohet të gjithë fëmijëve. Shkolla na hap sytë, na zgjeron horizontin na jep njohuri në të gjitha aspektet e jetës në vendin tonë dhe në të gjithë botën”, shkruan ajo ndër të tjera në mesazhin e saj.

Mesazhi i plotë i Sarah Aliolli

Pershendetje,

Kur ne mendojmë pse arsimi është kaq i rëndësishëm për ne, ne mendojmë për mundësitë e pafundme që arsimi krijon për shoqërinë dhe botën tonë. Ndërsa jemi më të arsimuar, ne jemi në gjendje të sjellim ndryshime pozitive dhe t’u shërbejmë atyre përreth nesh.

Unë jam Sarah Aliolli, një 17 vjeçare nga California e Jugut dhe unë jam themeluesja e Backpacks and Beyond. Vendosa të krijoj Backpacks and Beyond gjatë kohës kur Covid-19 filloi të prekë gjithë botën, e cila la shumë njerëz, familje dhe studentë të ndiheshin të pasigurtë dhe të pashpresë. Kjo gjëndje pasigurie më bëri të mendoj dhe të ndihmoj që të bëja një ndryshim pozitiv gjatë kësaj kohe të vështirë. Unë po shikoja se si virusi vështirësoi jetën e shumë njerëzëve në komunitetin tim dhe ne vecanti vështirësija ishte më e madhe për fëmijët e ciklit të ulët shkollor. Në këto momente vendosa që unë të ndihmoj dhe sjell sadopak buzeqeshje dhe dashuri për edukimin shkollor brenda mundësive të mija në disa fëmijë që një ditë do jenë e ardhmja e Shqipërisë. Kultura shqiptare ka qenë një pjesë e jetës time për sa kohë që mua më kujtohet dhe pergjithmonë do ngelet e tillë në zemrën time.

Prindërit e mi janë nga rethi i Korcës, pikërisht babi nga fshati Burimas dhe mami nga fshati Zëmblak. Kjo është arsyeja pse unë themelova Backpacks and Beyond: për të bërë një ndikim në një vend që ka pasur një rol te madh në ajo që jam sot.

LEXO EDHE:  Gjesti prekës i fëmijëve në Kolonjë/ Me derkucët e vegjël në duar dhuruan kursimet e tyre

Ne fillim te vitit 2020, Backpacks and Beyond premtoi dhe mori nje angazhim te punoje per te ndihmuar sado pak brezin e ri ne Shqiperi te shperndaje dashurine per studimet, shkollen dhe edukaten. Me kembengulje dhe pune, me ndihmen dhe perkrahjen nga shume persona u be e mundshme te dhuronim 150 canta dhe materiale shkollore ne Vjeshten e vitit 2020. Këtë vit, ne kemi punuar me Entela Gusho, Manol Gazi, Kleanda Cami, dhe shumë donatorë për të qenë në gjendje të arrijmë qëllimin tonë për të siguruar çanta shpine dhe pajisje shkollore për 200 fëmijë për vitin e ardhshëm shkollor.

Studimi dhe shkolla eshte dicka themeltare qe duhet tu garantohet dhe sigurohet te gjithe femijeve. Shkolla na hap syte, na zgjeron horizontin na jep njohuri ne te gjitha aspektet e jetes ne vendin tone dhe ne te gjithe boten. Backpack and Beyond i vlereson shume studimet the shkollen dhe kemi nje deshire te madhe te ndihmojme sado pak ne kete drejtim, keto jane hapat tona te para te vogla per ta bere kete mision realitet.

Ne realizimin e këtij qëllimi kanë ndihmuar shume njerëz të cilët duhet ti falenderojmë dhe tu jemi shumë mirënjohes, duke filluar nga familja ime, te afërmit, shokët dhe gjithkush që dhuroi lek apo kohën!

Qyteti dhe rethi i Pogradecit nuk do te ishte aq i bukur pa ata njerez te mbrekullueshem! Nje falenderim i madh dhe shume i merituar i takon Zonja Entela Gusho qe eshte treguar e pa lodhur edhe kur i dergoja messazhe ne oret e vona te nates ose heret ne mengjes per ndihmen e madhe ne plotesimin e këtij misioni. Zoti Manol Gazi pronari i Hotel 1 Maji ka qene i pa lodhur dhe ka ndihmuar qe ne hapat e para. Familjet ne Pogradec por vecanerisht femijet jane me fat te madh te kene Doktoreshen Pediatre Kleanda Cami e cila eshte e dashur dhe e dedikuar dhe ka patur nje rol te madh ne kete iniciative. Si përfundim, unë dëshiroja ti përgjigjeni pyetjes vijuese, pse është i rëndësishëm arsimi për ju?

Sarah Aliolli

Backpacks and Beyond

Instagram @sarahaliolli

Instagram @backpacksandbeyond…../ CNA.al

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sociale

Pandemia/ 30% e sipërmarrjeve ulën numrin e të punësuarve

Publikuar

-

Nga

Anketa e zhvilluar nga Dhoma Ekonomike e Gruas me gratë sipërmarrëse në biznes nxjerr në pah efektet e pandemisë dhe sfidat e grave në biznes. Anketa e kryer dy muajt e fundit me 80 gra sipërmarrëse vë në dukje se 30% e tyre ulën numrin e të punësuarve nga 10-70%, krahasuar me një vit më parë.

Flasim për një kategori sipërmarrjesh që kishte siguruar qëndrueshmëri më parë, pasi rreth 70% e tyre, raportojnë të kenë mbi 5 vite në treg dhe 37% e totalit të të anketuarve kanë mbi 10 vjet.

Gjatë vitit të kaluar gati 36% e sipërmarrjeve të drejtuara nga gratë ulën aktivitetin, por theksuan se nuk pushuan punonjës nga puna.

Ndërsa vetëm 8% vazhduan normalisht si më parë.  Gjatë kulmit të pandemisë, gati një e treta e sipërmarrjeve të drejtuara nga gra e kanë menduar mbylljen e aktivitetit dhe 7% e tyre e kanë mbyllur atë në vijim.



Për pjesën më të madhe të grave në biznes, shqetësimi kryesor ishin: pasigurua, e shoqëruar me ndryshime  të vazhdueshme të masave mbrojtëse dhe pamundësia financiare e tyre për të rritur kapitalin.

Pasiguria ishte shqetësimi kryesor i 37 % të të anketuara, ndërsa pamundësia për të shtuar kapitalin, si dhe ulja e kërkesës në treg janë shqetësim parësor për 23% të tyre. Edhe në këtë periudhë kritike, vijoi të mbetej shqetësim fuqia punëtore e pakualifikuar. Ajo u rendit si shqetësim kryesor nga 11% e sipërmarrjeve.

LEXO EDHE:  FDA pritet të autorizojë përdorimin e vaksinës Pfizer për fëmijët e moshës 12-15 vjeç

LEXO EDHE:  Indi, gjenden qindra trupa të groposur përgjatë brigjeve të një lumi

Zhvillimi pozitiv i kësaj periudhe ishte aktiviteti online i kompanive. 53% e tyre thonë se kanë shënuar zhvillime pozitive në sipërmarrje pikërisht për shkak të periudhës tranzitore dhe fokusit në shitje online. Kjo mundësoi ulje të kostove operative për shumë kompani. Në drejtim të shërbimeve online, ato zhvilluan degët e tyre të shërbimeve të mëparshme, ose produkte tërësisht të reja.

Disa nga përgjigjet ishin:
1-Shitje online dhe futje e një produkti të ri
2- Përshtatje e aktivitet dhe shtim i shërbimeve
3- Zhvillim i shitjeve online për t’u përshtatur me tregun dhe kushtet e pandemisë
4- Hapje e një sipërmarrje të re me fokus tregtinë online
5- Zhvillim i aplikacionit online
Në këtë periudhë, vetëm 26% e sipërmarrjeve të anketuara pohojnë se arritën të përfitojnë nga
mbështetje financiare, si projekte apo masa të posacme, nga të cilat gati 70% ishin grante.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Kthjellime dhe vranësira/ Ja, në cilat qytetet do të ketë shi

Publikuar

-

Nga

cna lajme sociale

Qendra anticiklonare mbi Ballkan sjell në Shqipëri kthjellime dhe vranësira të shpeshta në zonat bregdetare.

Ndërsa në dy skajet Veriperëndim dhe Jugperëndim të territorit, në qytetet Shkodër dhe Lezhë, vranësirat do të jenë më të dukshme, duke rrezikuar shira të dobët dhe të izoluar.



Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten lehte në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 25°C.

LEXO EDHE:  Indi, gjenden qindra trupa të groposur përgjatë brigjeve të një lumi

LEXO EDHE:  Foto/ Bebet e adhurueshme që ngjasojnë me yjet e muzikës

Era do të fryejë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi Jugor duke sjell në det dallgëzim 4 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Mot i kthjellët me diell/ Temperatura pranverore në Vjeshtë

Publikuar

-

Nga

cna lajme sociale

Territori shqiptar vijon të jetë në kushte të qëndrueshme atmosferike si pasoj e vlerave të larta barike, të cilat do të sjellin dominimin të kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave në një pjesë të mirë të vëndit.

Por në intervale të shkurtra kohore vranësirat do të bëhen më të dukshme përgjatë zonës Lindore.

LEXO EDHE:  Foto/ Bebet e adhurueshme që ngjasojnë me yjet e muzikës

LEXO EDHE:  U gjet në rrugë i aksidentuar/ Babai i fëmijës paraqitet në spital: Më ka rënë nga dritarja e makinës



Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 25°C.

Era do të fryejë kryesisht e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Jugor Jugperëndimor duke sjell në det dallgëzim 2 ballë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE