LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Më shumë raste, por më pak viktima/ Alimehmeti: Infeksioni po prek “xhepat” e paimunizuar

20 Shtator 2021, 20:53, Aktualitet CNA
Më shumë raste, por më pak viktima/ Alimehmeti: Infeksioni po

Ndonëse me të njëjta trende në shifrat e infeksioneve ditore nga Covid-19, humbjet e jetëve sot janë gati katër herë më të ulëta se në kulmin e pandemisë në muajin shkurt.

Lidhur me këtë mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti deklaroi se një ndër faktorët që ndikon në numrin e lartë të infeksioneve është edhe arsyeja pse bëhen testet.

Ai nënvizoi në Abc news se sot dalin pozitivë ata persona që bëjnë një test Covid para se të udhëtojnë jashtë vendit dhe se ky infeksion po gjen xhepat e popullatës që nuk janë imunizuar.

?Ka një rëndësi edhe si bëhen testet sot dhe si bëhen në shkurt. Dalin pozitivë edhe ata që dalin jashtë bëjnë testin dhe dalin pozitivë. Edhe ata nuk kthehen në raste spitalore, sepse ata nuk kanë dijeni se janë të infektuar.

Prandaj nuk duhet të shohim më rastet e reja por numrat spitalore. Ky infeksion po gjen xhepat e popullatës që nuk janë imunizuar akoma. Mes tyre ka dhe shumë fshatra turistike që nuk kanë pasur lëvizje ndërsa pas sezonit edhe ato janë prekur?, theksoi Alimehmeti./ CNA.al

Lajmet e fundit nga