LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mashtrim me udhëtimet, Kristiano Ronaldos i grabisin 288 mijë euro

20 Shtator 2021, 18:01, Sport CNA
Mashtrim me udhëtimet, Kristiano Ronaldos i grabisin 288 mijë euro

Kristiano Ronaldo ka përfunduar në qendër të një mashtrimi financiar në vitet e fundit, me një punonjëse të një agjencie udhëtimi që i ka zhdukur atij një shumë të konsiderueshme.

Sipas gazetës ?Jornal de noticias?, në vitet e fundit Kristiani Ronaldo ka qenë pjesë e një skeme mashtrimi në një agjenci udhëtimesh të cilës ai i besonte lëvizjet e tij dhe të familjes. Ai i ka besuar kësaj kompanie kartat e tij të kreditit me disa prej kodeve në mënyrë që të bënin më shpejt prenotimet. Por një punonjëse aty ka përfituar nga kjo situatë, duke faturuar për shërbime që nuk janë kryer kurrë.

Kështu, janë llogaritur se në 3 vite janë bërë rreth 200 udhëtime fiktive, për një shumë prej 288 mijë eurosh që është tërhequr nga llogaritë e Ronaldos. Një mashtrim financiar, viktima të të cilit kanë përfunduar edhe emra si menaxheri i portugezit, Horge Mendes, apo edhe Nani e Manuel Fernandes.

Personi përgjegjës për mashtrimin është dënuar nga një gjykatë dhe raportohet se ka filluar të paguajë dëmshpërblimin ndaj viktimave, përfshirë edhe Ronaldon, duke kthyer si fillim këtë shumë me ?këste?.

Lajmet e fundit nga