Connect with Us

Manjani tallet keq me Bashën/ “Ç’ilaç të skaduar paska pasur PD në krye gjithë këto vite!”

Politikë

Manjani tallet keq me Bashën/ “Ç’ilaç të skaduar paska pasur PD në krye gjithë këto vite!”

Publikuar

-

Rezultati i zgjedhjeve/ Ylli Manjani tregon qarkun që mund të sjellë surpriza nëse rinumërohen votat

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani, ka ironizuar me kryedemokratin Lulzim Basha pas deklaratës se ‘baza e PD është anti-amerikane’.

‘Po mirë more çuni i beut, çdo që rri në krye të një partie baza e të cilës qenka anti-amerikane?!

Meqë e mban veten për amerikan (megjithse ende pa vizë), ik nga ajo parti e shih e bëji hizmet vetes me ndonjë punë a parti tjetër’, shkruan Manjani në rrjetet sociale.

“Po mirë more çuni i beut, çdo që rri në krye të një partie baza e të cilës qenka anti-amerikane?!

Meqë e mban veten për amerikan (megjithse ende pa vizë), ik nga ajo parti e shih e bëji hizmet vetes me ndonjë punë a parti tjetër.

LEXO EDHE:  Basha takon eurodeputetët/ Shqetësimi ynë është zbatimi i ligjeve, qeveria fle në një shtrat me mafien

Çdo me thënë kjo “nuk lejoj të mblidhet Kuvendi, se baza është anti-amerikane”?!

O zot, ç’ilaç të skaduar paska patur në krye PD gjithë këto vite?!

E ne prisnim rotacionin!!!

Prisnim demokracinë!!!

Prisnim ndryshimin!!!”/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

12 ministre në Qeveri/ Rama: Kam kabinetin më të mirë

Publikuar

-

Nga

cna lajme politik

Kryeministri Edi Rama  në një intervistë në televizionin kombëtar gjerman, NTV  është ndalur tek  çështjet e integrimit dhe samiti i BE-Ballkani Perëndimor në Slloveni.

Rama ka mbajtur të njëjtën linjë si më herët edhe për televizionin gjerman, duke thënë se  nuk është i zhgënjyer që nuk pati datë, sepse Evropa nuk është në formën e sa më të mirë.

 – Kryeministër Rama, ju po vini nga Sllovenia, nga samiti i BE -së dhe praktikisht kishte shtrëngime duarsh dhe fjalë të këndshme. Jeni të zhgënjyer?

Kryeministri Edi Rama: Jo, sepse në të vërtetë nuk prisja asgjë tjetër. Në të kaluarën do të ishim të zhgënjyer, por kemi mësuar se Evropa nuk është në formën e saj më të mirë dhe ne e kuptojmë këtë, prandaj thjesht vazhdojmë punën tonë. Siç e dini, ne duhet të krijojmë patjetër një Shqipëri që mbart të njëjtat vlera dhe standarde si Bashkimi Evropian. Dhe jo sepse Berlini, Parisi, Brukseli na detyrojnë, por sepse kjo është ajo që ne do duam për fëmijët tanë.

– Angela Merkel është një nga mbështetëset tuaja dhe është për zgjerimin e BE -së. Do t’ju mungojë ajo?

Kryeministri Edi Rama: Unë besoj se Angela Merkel do t’i mungojë Gjermanisë e të gjithë Evropës, madje krejt botës dhe mendoj se edhe rajonit tonë do t’i mungojë… Ndoshta edhe për shkak të së kaluarës së saj ajo ka një vizion të Ballkanit. Ajo e di se çfarë do të thotë të dalësh nga diktatura, nga një diktaturë komuniste. Dhe sigurisht ajo ka bërë gjithçka në mundësitë e saj për Evropën, duke hapur derën për refugjatët. Sidoqoftë, pas krizës së refugjatëve, as Gjermania as  Bashkimi Evropian nuk janë më të njëjtët.

LEXO EDHE:  Xhelal Mziu si vrasës me pagesë

LEXO EDHE:  Gazetari fshikullon Bashistë e “gjoja Berishistë”/ "Fajin" e ka Gaz Bardhi



– Ju ofruat një vend strehimi për katër mijë refugjatë afganë dhe ata nuk jetojnë në kampe, por në hotele në plazh. Sa gjatë do të qëndrojnë atje?

Kryeministri Edi Rama: Kampet e refugjatëve janë çnjerëzore. Mendoj se ato janë një nga arsyet pse komunitetet përreth trazohen, kur njerëzit i shohin refugjatët në afërsi të tyre të mblidhen nëpër kampe. Kur vijnë shumë njerëz, ndonjëherë duhen ndërtuar edhe kampe, por në rastin tonë ne morëm një vendim. Edhe pse na u ofruan para për të ndërtuar kamp për refugjatët, refuzuam. Në këtë rast bëmë të njëjtën gjë që bëmë për njerëzit tanë, kur vendi ynë u godit nga tërmeti i tmerrshëm më 26 nëntor 2019.

 – Le të vijmë tek kabineti juaj i ri, 12 ministre nga 17 ministra gjithsej. A janë gratë shqiptare shumë më të mira se burrat?

Kryeministri Edi Rama: Së pari, unë besoj se gratë gjermane janë më të mira se burrat gjermanë, nuk ka dyshim për këtë dhe Angela Merkel është shembulli më i mirë. Së dyti, dua të them se nuk ishte aspak qëllimi im kjo gjë. Nuk është një kabinet që ka një përqindje kaq të lartë të grave për të bërë përshtypje në të gjithë botën, duke diskriminuar burra. Në kabinetet e mia të mëparshme, në të parin dhe në të dytin, ndarja shumë e ekuilibruar gjinore ishte e qëllimshme. Këtë herë doja thjesht kabinetin më të mirë. Dhe rasti e solli të ketë më shumë gra sesa burra./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Foltorja e Elbasanit”/ Berisha: Tribunë e vërtetë lirie

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Demokratike, ka publikuar disa foto nga “Foltorja” e zjarrtë me demokratët dhe qytetarët në qytetin e Elbasanit.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se Foltorja e Elbasanit ishte një tribunë e vërtetë lirie.

“Album tjeter nga Foltorja e Elbasanit si tribune e vertet lirie! Rrofte Liria!”, ka shkruar Berisha.

LEXO EDHE:  “Është i zënë duke bashkuar shqiptarët”/ Pedagogu thumbon Bashën

LEXO EDHE:  Xhelal Mziu si vrasës me pagesë



Kujtojmë se ish-lideri historik i PD, ka zhvilluar deri më tani takime me demokratët në Tiranë, Fier, Vlorë, Durrës, Shkodër, Gjirokastër dhe Elbasan.

Ndërsa gjatë javës në vijim pritet që “Foltorja” e Berishës të mbahet në Kukës dhe në Korçë./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Shqipëria e madhe”/ Deklaratat e Ramës ‘zemërojnë’ ministrin serb

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin ka reaguar, pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën.

Në një deklaratë për mediat serbe, Vulin ka thënë se vetëm “bota serbe”  do ta ndalonte “Shqipërinë  e madhe”.



 “Kur kryeministri i Shqipërisë Edi Rama thotë se detyra e karrierës së tij politike është ‘bashkimi i Shqipërisë me Kosovën’, të gjitha vendet e Ballkanit heshtin, UNMIK -u, i cili kontrollon Kosovën hesht dhe BE -ja nuk nxjerr deklaratat e saj të famshme që bëjnë thirrje për vetëpërmbajtje.

Kur unë, që nuk jam kryeministër i Serbisë, thërras në emrin tim për unitetin politik të të gjithë serbëve dhe them se detyra e brezit tim është të krijojë një “botë serbe”, atëherë i gjithë rajoni reagon dhe BE ka diçka për të thënë. Të gjithë heshtin për ‘Shqipërinë e Madhe’, serbët duhet të flasin”. Pengesa e vetme për ‘Shqipërinë e Madhe’ është krijimi i një ‘bote serbe’”, deklaroi Vulin./ CNA.al

LEXO TE PLOTE