Connect with Us

Kuvend anti-amerikan, apo Kuvend anti-Bashë?

Opinione

Kuvend anti-amerikan, apo Kuvend anti-Bashë?

Publikuar

-

#cnanews #cnalajme #citynews #citynewslajme #cnaal #lajmecna #lajme #politikecna #cnapolitike #cnaeditorial #cnashowbizz #showbizcna #cnaopinion #opinioncna

Lulzim Basha sot në mbledhjen e Kryesisë së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ka pasur debate të forta me deputetin Flamur Noka  por dhe me deputetë të tjerë pjesë e kësaj kryesie.

Ajo që bie në sy nga artikulimet e Lulzim Bashës, por edhe lajmet e sërvirura nga zyra e tij e shtypit drejt mediave, është fakti se ai ka theksuar: Nuk do të lejoj një kongres anti-amerikan apo grupime anti-amerikane në PD. Baza e PD është me Brishën, por nuk do lejon njëparti anti-amerikane. 

Në fakt, mjafton kjo frazë për të kuptuar se kush është loja e Lulzim Bashës.

Së pari Lulzim Basha në daljen e tij të fundit kur përjashtoi ish kryeministrin Sali Berisha tha se ishin amerikanët të cilit i kishin ushtruar presion dhe vendimi ishte i tij personal.

Ajo që është kërkuar këto ditë nga shumë deputetë dhe ish kryeministri Sali Berisha, por edhe trupa elektorale në shumicën e Partisë Demokratike, ka kërkuar të mblidhet një kuvend, sipas statutit me firma, të procedohet mbi një vendim të marrë nga kryetari partisë.

Pra ka një kuvend anti-Luli, kundër  vendimeve të tij, jo kundër vendimeve të SHBA.

Non-grata, Sali Berisha tashmë është shpallur, këtë nuk e diskuton dot as Kuvendi PD-së, as referendum kombëtar në Shqipëri, as referendum mbarë europian. Kjo është një histori e mbyllur, Berisha ka hapur një gjyq, do tentojë të zgjidhe çështjen e imazhit të tij, dhe kjo është  jashtë Lulzim Bashës, jashtë fuqisë së shqiptarëve.

Ajo që është me Lulzim Bashën problematike, janë vendimet e tij. Janë vendimet anti-amerikane të Lulzim Bashës që duhet të diskutohen.

Nuk ka të bëjë thjesht dhe vetëm me përjashtimin e Berishës, por me faktin se dhe amerikanët në këtë përjashtim i ka gënjyer, pra ka bërë një vendim nul, jo statutor, duke shkelur çdo rregull të partisë, duke u mbyllur në zyre dhe si frikacak ka shpallur një vendim.

Por nuk është vetëm ky akti i parë që tallet dhe gënjen amerikanët.

A nuk ishte ky Luli në çadër që u tall dhe gënjeu amerikanët?!

A nuk ishtë ky që dogji mandatet, që u tall dhe gënjeu amerikanët?!

A nuk ishte ky që nuk hyri në zgjedhjet lokale dhe u tall dhe gënjeu amerikanët?!

Nuk po rendisim dhe disa dhjetra raste e detaje të tjera.

LEXO EDHE:  Video-Ç’ndodhi para Kuvendit/Rama e kapi për krahu, si ia ktheu Basha

Kur u bë me Amerikën apo kur i treguan dhe dosjen e tij se ishte non-grata dhe i kishte ngelur shpallja?

Anti-amerikani simbol në Shqipëri është Lulzim Basha i cili shkon në SHBA të bëjë foto me presidentin Trump, dhe paratë i merr nga kompani offshore me pronarë rus, dhe ky është fakt.

 

Do të ketë një kuvend anti-Bashë, jo anti-amerikan ku forca politike më pro-amerikane në Shqipëri, ndoshta në Europën juglindore, Partia Demokratike do të vërë në vend dinjitetin e saj. Do ti thotë një kryetari humbës serial, se ti nuk ke të drejtë dhe askush nuk do vijë pas teje që të marrë vendime personale në një forcë politike e cila është parti konservatore dhe një frymë e së djathtës që kërkon vendime kolegjiale apo minimalisht votimin e shumicës.

Lulzim Basha nuk e ka bërë këtë kur ka zgjedhur kandidatët për deputet.

Nuk e ka bërë këtë kur ka thirrur Kuvendin.

Nuk e ka bërë këtë kur ka marrë vendimin për të djegur mandatet.

Nuk e ka bërë këtë as kur ka përjashtuar Sali Berishën dhe as kur ka marrë dhe ka futur në lista palaço e sharlatanë, shit dhe bli Partinë Demokratike si të ishte ‘plaçkë’ në tregun Çam.

Prandaj do të ketë një kuvend kombëtar anti-Bashë, pikërisht për vendimet e tij anti-amerikane dhe sjelljen e tij politike nga humbja në humbje.

PD është parti pro-amerikane dhe do ngelet e tillë. Lojrat e Lulzim Bashës me të tilla terma janë thjesht dhe vetëm lëngimi i fundit i një kryetari që mban vulën por nuk ka parti, sepse partia nuk e do, kurse ai është lidhur pas karriges dhe do të qëndrojë së bashku me tufën e ‘eunukëve’ dhe ‘kurtizaneve’ në krye të saj. Por mesaduket, tiktaku i Lulzim Bashës po tregon se bëmave, gjëmave dhe skandaleve të tij politike në krey të PD po i vjen fundi. Dhe këtë do ta bëjnë demokratët në një kuvend anti-Bashë jo në një kuvend anti-amerikan.

Anti-amerikani e ka emrin Lulzim Basha, demokratët janë me SHBA-të./CNA.al

“Hijenat” që po shqyejnë PD-në

Dhe vjen një ditë…

Shënim/ PD po digjet, Luli po krihet

50 hijet e Lulzim Bashës

Basha tradhton dhe gënjen demokratët/ Dje, u firmos rrëzimi i Ramës apo marrëveshja e radhës?

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Opinione

Kush e ka radhën?

Publikuar

-

Nga

Nga Luan Baçi

Une…? Ju…..? Ai……? Kush….?

Partia Demokratike është parti e fjalës së lirë, e votës së lirë, kështu lindi dhe kështu do të vazhdojë!

Partia Demokratike nuk është pronë e askujt, ajo është e dhjetëra mijëra anëtarëve dhe qindra mijëra votuesve dhe simpatizantëve të saj!



Për këdo, që nga anëtari më i thjesht dhe deri në majën e piramidës, janë forumet ato që vendosin, është vota e tyre dhe askush tjetër!

LEXO EDHE:  Video-Ç’ndodhi para Kuvendit/Rama e kapi për krahu, si ia ktheu Basha

LEXO EDHE:  Rasti Tahiri / Kryemadhi dhe Vasili takim me Lulzim Bashën

Shkarkime, përjashtime, intimidime, presione për mbyllje goje, kurrsesi nuk funksionojnë deri në fund dhe absolutisht nuk janë në të mirë të Partisë Demokratike!

Ne duhet dhe do të vazhdojmë të gjithë bashke, armiku jonë i vetëm dhe i gjithë Shqiptarëve është Edi Rama dhe rilindja e tij, pavarësisht diferencave që kemi me njeri-tjetrin në gjykim dhe opinioneve që ndajmë!

 

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Klodian Tomorri/ Si u rrënua sektori energjetik nga tenderat korruptiv

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ndonëse qeveria po përpiqet ta justifikojë rrënimin financiar të sektorit energjetik me krizën që po ndodh në tregun botëror, e vërteta është se qytetarëve po u ngarkohet fatura e një krize korrupsioni. Kjo nuk është demagogji, por matematikë. Konsideroni 4 vitet e fundit.

Në periudhën 2018-2021, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka shitur rreth 4 Terra Vat energji elektrike në tregun e parregulluar duke arkëtuar plot 200 milionë euro. Këto janë të ardhura shtesë, veç të ardhurave të garantuara për mbulimin e kostove të operimit, mirëmbajtjes dhe investimeve në Kaskadë. Pse?

Çdo vit KESH shet 3.9 terra vat energji tek OSHEE për të furnizuar familjet dhe biznesin. Mbi këtë sasi, Ministria e Energjisë i përcakton KESH një çmim shitje të tillë, i cili garanton të ardhurat e nevojshme për të mbuluar plotësisht kostot e operimit të Kaskadës, por edhe investimet në HEC-e. Aktualisht ky çmim është 1.5 lekë për kilovat dhe i siguron KESH-it 6 miliardë lekë ose rreth 50 milionë euro të ardhura në vit.

Pra për ta thënë shkurt, KESH ka nevojë për 50 milionë euro në vit që të operojë Kaskadën e Drinit si dhe të financojë investimet për të cilat ajo ka nevojë. Por arkëton mesatarisht dyfishin e kësaj shume ose 100 milionë euro në vit. Pyetja tani shtrohet, ku kanë shkuar 200 milionë eurot shtesë që KESH arkëtoi në katër vitet e fundit?

Përgjigja është një; në tendera. Shpesh në tendera të çuditshëm, që nuk kanë lidhje as me sigurinë e furnizimit të vendit me energji, as me rritjen e efficencës në prodhimin e energjisë. Vetëm këtë vit ka dy shembuj ulëritës, të cilat tregojnë qartë se sa babëzisht menaxhohet Korporata Elektroenergjetike.



Në shkurt të këtij viti, KESH hapi një tender 20 milionë euro për ndërtimin e një rruge nga hidrocentrali i Vaut të Dejës në atë të Komanit. Në fakt ajo është një rrugë ekzsituese nacionale, që i përket Autoritetit Rrugor Shqiptar. Por babëzia për tendera kishte arritur deri në atë pikë, sa që KESH po bënte dhe tendera rrugësh. Tenderi u anullua për shkak se kompanitë u ankuan për korrupsion dhe më vonë filloi kriza energjetike. Por ky nuk është rasti i vetëm. KESH ka bërë tendera për parkime, për mole jahtesh dhe tragetesh, për zbukurim rrugësh me drita etj. Këtu fluturuan 200 milionë eurot.

LEXO EDHE:  Duma i tregon Bashës si mundet Edi Rama

LEXO EDHE:  “Mediat në krizë”/ Basha: Të përfshihen në paketën e ndihmës, dëmtimi i informacionit është kërcënim

Nëse 200 milionë eurot do të ishin përdorur për të krijuar fondin e garancisë, një instrument i cili mbledh paratë në vitet e mira energjetike për t’i përdorur në kohe te veshtira, sot Shqipëria nuk do të kishte asnjë krizë energjetike. Çmimi i energjisë për biznesin e mesëm dhe të madh nuk do të kishte nevojë të rritej dhe borxhi publik i vendit nuk do të shtohej me 200 milionë euro për shkak të garancisë sovrane.

Në fakt, fondi i garancisë nuk është një projekt abstrakt. Krijimi i këtij instrumenti ka qenë në plan që në vitin 2010. Por babëzia për të bërë tendera ka qenë më e fortë se sa nevoja për të siguruar furnizimin e vendit me energji ndaj fondi ka mbetur thjesht në letër.

Shifrat tregojnë qartë se sektori energjetik shqiptar është i aftë të garantojë plotësisht furnizimin e vendit me energji edhe në kohë krizash globale si kjo, pa patur nevojë të zhytet në borxhe, të marrë subvencione nga buxheti i shtetit apo të rrisë çmimet për qytetarët.  Ndaj tani ka ardhur koha, që kompanitë publike të energjisë të vihen të gjitha nën hetim. Çdo tender, çdo qindarkë e shpenzuar dhe çdo transaksion për shitje apo shkëmbim energjie. Sepse është e qartë që kjo është krizë korrupsioni, e cila ka përgjegjës me emra./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Thirrja e fortë e mjekut/ Pse sot duhet të jemi në krah të Berishës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Nga Dr. Alban Haxhi

Si një shtetas shqiptar, si një mjek i përkushtuar me profesionin dhe si një i ri me kontribute politiko-sociale ( në moshe të vogël), kam vullnetin dhe dëshirën e madhe për të evidentuar publikisht gjithë masakrën politike dhe regresin që po pëson shoqëria jonë në të gjitha kontekstet e saj.

Sot na rishfaqet një burim drite në fund të tunelit ashtu si dikur kur ishim aq të lumtur, të kenaqur, aktivë dhe karrieristë.

Dr. Alban Haxhi

Dikur ishim te emancipuar politikisht nën frymen e ngritjes, zhvillimit dhe shpreses nën figuren e Doktor Berishës, kjo nën kritikat dhe miratimet e prinderve apo dhe njerëzve që na rrethonin.

Dikush e kuptonte, dikush jo këtë ndryshim, shumë e përbuznin por rezultati sot është që ne jemi të emancipuar pavarësisht problemeve dhe pengesave të brendshme dhe të jashtme që kemi hasur.

Kanë ikur breza dhe ne po përfaqësojmë brezin aktiv të shoqërisë, por pa asnjë kompetencë sociale të gjallë.

Do doja një rikthim të Doktorit për ti dhënë jetë atyre ëndrrave që kemi ushqyer gjithmonë. Ai i ngriti, i rriti dhe sot nuk po gjejnë zgjidhje prej monstrave gjakpirëse të këtij sistemi.

Ata fshihen nën hijen e diplomatëve të huaj duke konspiruar dhe ëndrrën e këtij populli për të emigruar duke i dhënë të vetmen shpresë për t’u larguar që këtu! Fëmijët tanë nuk duhet të ndjehen si ne, atyre duhet t’iu premtojmë jetë, arsim, shëndetësi,sport dhe ekonomi ndryshe.

LEXO EDHE:  “Në Korçë testim me pikatore”/ Qytetarët ngrenë shqetësimin: Rilindja po tallet me jetët tona

LEXO EDHE:  “Në Korçë testim me pikatore”/ Qytetarët ngrenë shqetësimin: Rilindja po tallet me jetët tona

Shoqëria jonë po vdes drejt emigrimit për arsim, mirëqenie dhe autoktonitet sepse këtu nuk po e gëzojnë. Të gjithë janë të provuar dhe stërprovuar me gjuhën e dialogut dhe marrëveshjeve, gjë e cila ska funksionuar por vetëm ka sjellë përfitime personale për ta! Ka ardhur koha të bëjmë revolucion dhe këtë e bën vetëm Dr. Berisha. Ashtu siç di ta bëjë vetëm ai!

Shkurtimisht dua t’ju kujtoj :



Problemet shëndetësore( gjithcka falas, por asgjë e zgjidhur)

Problemet arsimore ( ku secili prej nesh edhe kur fëmijët janë në shkolla shtetërote duhet t’i çojmë në 7 kurse private edhe kur arsimohen ndjehen të nënvlerësuar).

Probleme me pronën private.

Probleme me punësimin.

Probleme me mirëqënien, etj etj

Probleme me drogën ( ku fëmija është i ekspozuar në çdo kontekst dhe pretekst)

Mos të flasim për gjyqësorin…🤦🤦.

Të ngrihemi dhe të bëjmë revolucion, ndryshe jemi të destinuar të vdesim si shoqëri.

Shënim: Dr. Alban Haxhi, është Mjek Toksikolog dhe specializant në Gjinekologji, ZKM. / CNA.al

LEXO TE PLOTE