Connect with Us

“Kryetari i PD është rrezik për jetën politike”/ Topalli: Rama nuk ikën pa larguar Bashën

Politikë

“Kryetari i PD është rrezik për jetën politike”/ Topalli: Rama nuk ikën pa larguar Bashën

Publikuar

-

cna lajme politike

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka deklaruar se kreu i PD-së Lulzim Basha, kurrë nuk duhet ta kishte marrë vendimin për përjashtim të ish-kryeministrit Sali Berisha, por duhet të largohej ai vetë nga karrigia.

Ajo është shprehur se Lulzim Basha paraqet rrezikshmëri për jetën politike shqiptare dhe ai duhet larguar.

Më tej Topalli ka theksuar se kryeministri Edi Rama, nuk ikën pa larguar Lulzim Bashën.

“Në gjithë logjikën e gjërave, unë mendoj se Basha, kurrë nuk duhet ta kishte marrë atë vendim të paligjshëm. Të liinte karrigen e kryetarit. Duhet të gjykohej nga Këshilli Kombëtar më parë. Basha paraqet rrezikshmëri për jetën politike shqiptare. Ai duhet të largohet dhe ka për t’u larguar. Nuk ikën Edi Rama pa larguar Lulzim Bashën. Kjo është fatkeqësi, kur pushteti kërkohet për interesa personale. Vendimi është marrë për interesat e tij politike, të tjerat janë gënjeshtra, ashtu si edhe kauzat që ai ngrinte”, thotë Topalli në emisionin “Now”.

LEXO EDHE:  Kandidatura e Sandër Lleshit/ Zbulohet qëllimi i fshehur i Ramës

Topalli ka deklaruar se Basha ishte i lumtur për këtë vendim që mori dhe nëse merrni deklaratat e tij gjatë këtyre viteve,  ndodh e kundërta e asaj që thotë.

“Unë e përsëris, Basha ishte shumë i lumtur. Nëse merrni deklaratat e tij gjatë këtyre viteve, prisni që do ndodhi e kundërta e asaj që do të thotë. Ai tha se ishte vendim i veshtirë, por nuk është e vërtetë. SHBA ka të drejtën për ta bërë, ta përjashtojë zotin Berisha, por ai vetë jo”, thotë më tej./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Fabian Topollaj: 3 Propozimet e PD-së nuk janë serioze

Publikuar

-

Nga

Anëtari i Bindjes Demokratike Fabian Topollaj tha në emisionin “Now” me Erla Mëhillin se propozimet e opozitës për ndryshime në Kushtetutë nuk janë serioze.

Për propozimin që edhe politikanët të kalojnë përmes procesit të vetingut, Fabian Topollaj tha se nuk ka kuptim, pasi vetingu bëhet vetëm për gjyqësorin që është institucion i pavarur, dhe kur ky i fundit të pastrohet nga gjyqtarët e korruptuar, atëherë politikanët e korruptuar do të bien automatikisht në duart e drejtësisë.

“Vetingu i politikanëve, procesi i vetingut në gjyqësor bëhet vetëm në sistemin gjyqësor që është i pavarur, vetingu te politikanët nuk ka kuptim”, tha Fabian Topollaj.

LEXO EDHE:  Truproja i ministrit Tahirit ka vrarë Besnik Pudjan

LEXO EDHE:  “Doshi”/ Brok: Në një vend demokratik, kreyparlamentari jep dorëheqjen



Fabian Topollai tha se propozimi i mazhorancës për zgjatje të afatit të vetingut i krijoi hapësirë opozitës për të prezantuar edhe ajo propozimet e saj.

“Nevoja për ndryshime kushtetuese, për zgjatjen e afateve të vetingut është një hapësirë që i krijohet opozitës për të implementuar disa kërkesa të saj”, u shpreh z. Topollaj.

Kreu i PD-së Lulzim Basha i ka propozuar qeverisë 3 ndryshime kushtetuese si reforma territoriale, vetingu i politikanëve dhe reforma zgjedhore./euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mallra kontrabandë në traktor/ Policia “aksion” në kufirin Kosovë-Serbi

Publikuar

-

Nga

Policia kufitare në Kosovë ka bërë me dije se nëpërmjet  një operacioni ka sekuestruar  një automjet, tip traktor, të mbushur me mallra kontrabandë, me pako ilaçesh dhe pajisje instalimi elektrik.

Informatat e para për  Policinë kufitare erdhën rreth orës 16:30. Policia bën me dije se  traktori i mbushur me mallra kontrabandë vinte nga Serbia drejt Kosovës, në momentin që është pikasur nga autoritetet policore.

LEXO EDHE:  Rama në Malësinë e Madhe: PD, një trupë cirku në drejtim të paditur

LEXO EDHE:  Truproja i ministrit Tahirit ka vrarë Besnik Pudjan



Ndërkohë vijojnë hetimet për zbulimin e personave të tjerë të implikuar në ngjarje. Ditë më parë, Policia e Kosovës ka kryer një aksion për “luftim” të kontrabandës me mallra në disa qytete të Kosovës, përfshirë veriun./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kontestoi 3 amendamentet e PD/ Bylykbashi: “Bukë e cirk” për të tërhequr vëmendje

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Teksa theksoi se themeli në parti nuk është Basha e Berisha, por nevoja për demokraci, deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, i ftuar në studion e Syri Tv, foli edhe rreth 3 amendamenteve, të cilat PD pritet t’i paraqesë ditën e nesërme në Kuvend.

“Amendamentet kushtetuese i  konstetova për mënyrën si janë bërë e si kanë shkuar. Reformat nuk mund të jenë “bukë e cirk” për të tërhequr vëmendjen e publikut nga çështje të rëndësishme”, tha Bylykbashi, duke pohuar se janë një përpjekje e dështuar e dy palëve, për të tërhequr vëmendjen e popullit.

LEXO EDHE:  Truproja i ministrit Tahirit ka vrarë Besnik Pudjan

LEXO EDHE:  Komunikimi javor/ Ja objektivat e Ramës në 100 ditët e para



Bylykbashi gjithashtu komentoi ndjesën publike të ish-kryeministrit  Berisha gjatë fjalimit në turet në Shqipëri, për të cilën tha se ishte një ndjesë që ua kishte borxh demokratëve.

“Ndjesa publike e Berishës, sa më e fortë të jetë, aq më e besueshme është. Berisha ua kishte borxh demokratëve. Ai do të na cojë në një faqe të re brenda PD-së.  Partia tashmë po krijon një histori krejt tjetër” shtoi së fundmi Bylykbashi./CNA.al

LEXO TE PLOTE