Connect with Us

Kryemadhi injoroi Bashën në Kuvend/ LSI pranon përçarjen me PD

Politikë

Kryemadhi injoroi Bashën në Kuvend/ LSI pranon përçarjen me PD

Publikuar

-

cna lajme politike

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, i cili ndryshe njihet si deputeti 360 votash, ka thënë se LSI nuk do të bëjë përpjekje për të krijuar grup parlamentar, pasi mjafton që janë në Kuvend.

I ftuar në një emision në News 24, Vasili është pyetur rreth përçarjes me PD dhe përse kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi nuk takohet me Bashën.

Kujtojmë se Kryemadhi e injoroi Bashën në Kuvend, teksa ai fliste.

Unë nuk di që të ketë pasur asnjë lloj takimi të partive opozitare pas zgjedhjeve. Nuk kam parë asnjë njoftim publik që të ketë pasur takim të një formati të dikurshëm opozitar”, ka thënë Vasili, duke lënë të kuptohet se është marrëdhënia LSI-PD nuk ka funksionuar pas zgjedhjeve.

LEXO EDHE:  Basha përshëndet vendimin e Bankës së Shqipërisë/ Ftesë publike Ramës

A besoni në pazare të mundshme Rama-Basha? Ka qenë një tjetër pyetje drejtuar Vasilit i cili ka thënë se iu beson vetëm gjërave trasparente, duke pranuar kështu se ka dyshime për pazare Rama-Basha.

 Unë kam vetëm një kriter, që nuk e negocioj, që çdo çështje që zhvillohet në tryezë, ka një zgjidhje, në të kundërt, çdo çështje që zhvillohet jashtë kornizës së transparencës, nuk do të jetë kurrë një zgjidhje. Transparenca duhet të jetë parësore”, është shprehur ai./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Berisha takon demokratët e Krujës/ Mbështetje e fuqishme për Foltoren!

Publikuar

-

Nga

Lideri historik i demokratëve, ish kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim në Krujë ku është takuar me drejtues të degës, themelues të PD, deputetë e ish drejtues të qeverisjes vendore.

Në fokus të takimit ka qenë kriza që po kalon PD, ndërsa rreth 2/3 e delegatëve të Kuvendit Kombëtar kanë firmosur formularin.

“Nje kafe dhe bisede me miq, demokrate dhe demokratë te Krujes!

Te dashur miq,sot ne Kruje u takuam per nje kafe dhe bisede te perzemert me demokrate dhe demokratē te Krujes drejtues te deges veprimtare te shquar, themelues te Partise Demokratike, deputeten e PD Zj Merita Bakiu ish deputete dhe ish drejtues te qeverise vendore, bashkise dhe rrethit Sulejman Xhixha,Ylli Lamaj, Shkelzen Hoxha drejtues te FRPD dhe LDG.



LEXO EDHE:  “Basha duhet të japë dorëheqjen”/ Studiuesja Iris Halili: PD-së i duhet një transformim

LEXO EDHE:  Basha përshëndet vendimin e Bankës së Shqipërisë/ Ftesë publike Ramës

Ne takim u diskutua mbi krizen qe po kalon Partia Demokratike si dhe u shpreh mbeshtetje e forte per Foltoren moton e saj per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur.

Rreth 2/3 e delegateve te Kuvendit Kombetar te Krujes kane firmosur formularin me kerkesen per mbledhjen e Kuvendit Kombetar, te tjere vazhdojne te firmosin.

 Mirenjohje te thelle per demokratet dhe demokratët krutane! Rrofte Kruja.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Lista me 96 emra që do të shpallen non grata”/ Ish deputeti shkund politikën

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ish-deputeti Kujtim Gjuzi, kryetar i partisë së konservatore, ka folur për një dosje që zotëron ku sipas tij mban 96 emra që do konsiderohen jo vetëm “non grata” por edhe përtej kësaj.

“Në dosjet tona ka gjithmonë edhe kush janë njerëzit që janë fshehur, vjedhur, grabitur shqiptarët për këto 30 vite demokraci me rreth 44 miliardë euro. Këto emra janë, departamenti i shtetit i ka, janë 96 emra që më kanë ardhur mua në e-mailin tim kur isha në zyrat e Kryesisë së Kuvendit, emra që do të konsiderohen jo vetëm non grata por edhe përtej kësaj.

Këto emra unë nuk mund t’i bëj të ditur për arsye të pjesës të drejtimit të partisë konservatore që do të thotë më duhet që të kem jo vetëm emrat që kanë sjell ato por dhe akuzën e drejtpërdrejtë.



LEXO EDHE:  Presioni i fundit i Metës-Tërheq ministrat/Ja si bie qeveria

LEXO EDHE:  Washington Post/PD refuzon SHBA-BE! Nëse s’miratohet reforma, Qeveria fundoset

Tani kur të më vijnë faktet unë do t’i dorëzoj atje ku duhet”, tha ai në ABC news./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gazetari vë Bashën me ‘shpatulla pas muri’/ ‘Sqaro pse prej katër vitesh nuk vjen në SHBA’

Publikuar

-

Nga

Kryedemokrati Lulzim Basha ka folur ditët e fundit për një vizitë të paralajmëruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gazetari Robert Papa, duke folur për MCN, tha se paraprakisht Basha duhet të sqarojë se pse prej katër vitesh nuk ka shkelur fare në SHBA.

“Basha duhet të sqaronte demokratët që pse mbi katër vitesh nuk vjen fare në SHBA. Basha është kryetar i PD dhe nuk ka as ndonjë ftesë nga homologu demokrat këtu në Amerikë, aspo edhe si deputetë me ndonjë ftesë nga Kongresi Amerikan apo Senati.

Zyrtarisht ka qenë Sali Berisha dy herë në Shtëpinë e Bardhë sepse kur ftesa është zyrtare, shteti merr përsipër akomodimin. Nuk ka një ftesë zyrtare, gjithmonë kanë dashur të përdorin Amerikën mund të të bëj ftesë komuniteti, tv, por ftesë zyrtare nuk ka.



Këtu Enver Hoxha ka dashur të vij në Amerikën, por nuk e kishte marrë vizën dhe ka dërguar Tuk Jakovën, në vitet ’60 Hoxha ka dashur të kaloj sinjale që të vij, ka dërguar Behar Shtyllen, por SHBA nuk e ka marrë seriozisht propozimin e tij”.

LEXO EDHE:  Rama-Meta drejt “humnerës”?!/Ja deputeti që mund t’i shpëtojë sot në Kuvend

LEXO EDHE:  Basha përshëndet vendimin e Bankës së Shqipërisë/ Ftesë publike Ramës

Sipas gazetarit Papa, nëse Lulzim Basha do të kishte ftesë, do ta kishte treguar para Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit.

“Nëse Lulzim Basha do të kishte ftesë do ta nxirrte, dhe nëse do ta përdorte kundër Berishës, do ta bënte para 11 dhjetorit, por ka ikur koha që më vizita e foto të ndikosh te votuesit shqiptar, siç bëri Rama duke paguar foton me Obamën.

Opozita është vështirë të ftohet në Amerikë sepse tregon sinjal të keq kundër qeverisë, pra me protokoll ftohen zyrtarët që kanë një pozicion në qeveri. Mund të marrësh një vizë, edhe mund ta marrësh, varet nga konsulli atje”./CNA.al

LEXO TE PLOTE