Connect with Us

Kërcimi që “trazoi ujrat” në “Përputhen”/ Argjendi ka një mesazh për Ritvanën

Politikë

Kërcimi që “trazoi ujrat” në “Përputhen”/ Argjendi ka një mesazh për Ritvanën

Publikuar

-

cna lajm show

Argjendi, konkurenti i “Përputhen” nga kosova në një kohë shumë të shkurtër u kthye në personazhin më të pëlqyer nga publiku.

Vajza e parë që shprehu pëlqim ndaj tij ishte Ritvana me të cilen pati edhe takimin e parë.

cna lajm show

Takimi shkoi shumë mirë, dhe u krijua ideja e një vazhdimësia mes tyre, por fakti se Argjendi ishte në preferencën edhe të vajzave të tjera brenda emissionit i trazoi paksa ujrat.

Konkretisht ishte Mikela ajo që shfaqi pëlqim ndaj tij dhe Argjendi nuk nguroi tja kthente këtë pëlqim si edhe të flirtonte hapur me atë. Kërcimi midis tyre ishte edhe “molla e sherrit”.

LEXO EDHE:  Andi publikon foton duke qeshur/ Komenti i Jasminës tërheq vëmendjen e të gjithëve

cna lajm show

Si duket kjo nuk u mireprit nga Ritvana, e cila së fundmi është distancuar nga Argjendi.

Ky i fundit ka bërë një reagim në lidhje me këtë fakt. Në një postim në Instastory ai shkruan, Kur të kthehen, mos harro si ikën”. Kjo duket se është një mesazh dedikuar Ritvanës e cila siç e përmendëm është ftohur ndaj tij./ CNA.al

cna lajm show

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Bylykbashi: Basha duhet të rishpikë veten, 70-80% e bazës janë kundër vendimit të tij

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, është shprehur se krryetari Lulzim Basha e ka kthyer partinë në kompani private.

Sipas Bylykbashit, vendimi i Bashës, për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar,  nuk ekziston sepse nuk kishte statut për ta bërë këtë gjë, dhe kryetari nuk e ka atë fuqi.



I ftuar në emisionin “Opinion”, Bylykbashi thekson se 70% deri në 80% të demokratëve janë kundër vendimit të Bashës për përjashtimin e Sali Berishës nga kreu i grupit parlamentar.

Nuk është e vërtet ky shkarkim nga grupi parlamentar. Basha ka bërë një akt i cili nuk është një vendim. Vendimi i Bashës nuk ekziston sepse nuk kishte statut për ta bërë këtë gjë, nuk e bën dot kryetari nuk e ka atë fuqi. Nëse partia nuk funksionon në bazë të stautit nuk është parti është kompani private, SHPK, është person fizik, më keq. Në këtë moment, kthimi në gjë personale dhe në përplasje personale e zvogëlon atë që po ndodh. Në këtë moment në PD ka një zhvillim të madh që lidhet me demokracinë të brendshme të partisë. Narrativa e prezantuar nuk është e vërteta nuk është e sakta. Basha duhet të rishpik veten, ai duhet të pyes demokratët se çfarë duhet të bëjë dhe ai nuk i pyet. 70%-80% bazës është kundër vendimit të tij. Basha duhet të dëgjojë ata që i kritikojnë dhe të mos i largojë, por mesa duket këtë ,model ai nuk mund ta kap”, tha Bylykbashi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Shkuam dhe ja raportuam Bashës, por desh na hodhën nga selia PD”/ Murrizi rrëfen ngjarjen e pazakontë

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Kryetari i Lëvizjes Demokratike Shqiptare , Myslim Murrizi i ftuar në emisionin Log ka deklaruara se është për të ardhur keq që biznesi dhe pas 7 palë qeverish të ndryshuar vijon të jetë po në duart e po 7 personave.

Ndër të tjera ai ka treguar se kur është vendosur trau në Kukës, ato kanë qenë në protestë, por që të arrestuarit ishin dërguar në drejtorinë e policisë së Tiranës.

Sipas tij momentin që ato ja kanë raportuar Bashës, ato për pak sa nuk i kanë hedhur nga selia e PD-së.



“Shikoj dy standarte të të njëjtit individ të një subjekti politik, është e vërtetë që në vend mbi 90% e 2 miliard eurosh janë përqendruar në duart e 8 personave por kjo ka ndodhur në të gjithë qeveritë kur isha deputet kam kërkuar në bashkinë e Tiranës nga 2009 në 2020 të njëjtët individë i kanë fituar tenderat, po të njëjtat firma fitojnë përherë, ekonomia e tregut dhe hapja e tregut në’90  ishte për fitimet. Çfarë i lidh këto 7 palë qeveri me 7 emra përveçse ndarja e pasurive në tavolinë. Unë bashkë me tre deputet të LSI kamë qenë në protestën për vendosjen e traut në Kukës, dhe kur jemi kthyer desh na hodhën nga selia.

LEXO EDHE:  Riniani e refuzoi publikisht/ Ana largohet përfundimisht nga Përputhen

LEXO EDHE:  WOW-Jasmina e Përputhen "thyen" rrjetin me pozën e fundit

Ne shkuam dhe ja raportuam Bashës. Kur shkuam ne atje për të mundësuar lirimin e të arrestuarve, ato i kishin larguar dhe dërguar në drejtorinë e Policisë në Tiranë. Bizneset janë në të drejtët e tyre, që me Piro lalën në Lushnje ato tashmë janë të lirë të bëjnë ç’të duan për të fituar. Është përgjegjësi e qeverisë për të bërë dhe kontrollin e tyre”, ka thënë Murrizi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Basha është tallur me demokratët”/ Balliu: Flet për “llum” kur shumë ministri i ka pasur vetë

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka folur për situatën aktuale, në të cilën ndodhet PD-ja.

I ftuar në Syri Tv, Balliu ka deklaruar se kreu i PD, Lulzim Basha, është tallur me demokratët. Ai ka theksuar se Basha e ka kthyer PD-në si pronë private të tijën.



“Basha është tallur me demokratët. Ka thënë Basha se i kam duart e lidhura dhe nuk kam mundësi zgjedhje, e tha vetë. Po i pate duart e lidhura, atëherë je peng. Ne kemi një njeri që ka marrë vendim. Me këtë vendim, Basha e ka forcuar PD-në apo jo.

Basha flet për llum, kur Bashkinë e Tiranës dhe shumë ministri i ka pasur vetë. Për cilin llum e ka fjalën? Jo “llum” e jo “antiamerikanë”, nuk shkojnë këto. Çohet kryetari e thotë nuk mbledh Kuvendin unë, kush je ti, e ke pronë private ti atë?”, u shpreh Balliu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE