LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Kam rritur fëmijën e dikujt tjetër”/ 56 vjeçari ndan me ndjekësit historinë prekëse

20 Shtator 2021, 10:39, Lifestyle CNA
“Kam rritur fëmijën e dikujt tjetër”/ 56

Një histori prekëse ka mbërritur në redaksinë e ?The Sun? në rubrikën ?DEIDRE?.

Një burrë amerikan ka ndarë historinë e tij se si është tradhëtuar nga bashkëshortja dhe ai ka përfunduar duke rritur një femijë që nuk është i tij.

The Sun, ka publikuar historinë e plotë:

?Gruaja ime kishte një lidhje me kushëririn tim dhe gjithashtu lindi fëmijën e tij. E zbulova lidhjen e tyre dhe e dija gjithashtu që djali nuk ishte imi, por e rrita atë sikur të ishte. Unë jam duke vdekur nga kanceri dhe dua që djali im të dijë të vërtetën.

Preferoj që djali im ta zbuloje nga unë, jo nga dikush tjetër.

Unë jam 56 vjeç, gruaja ime është 54 dhe djemtë e mi janë 31, 29 dhe 28. Unë e konsideroj më të madhin, atë që nuk është imi biologjikisht, si një nga fëmijët e mi.

Gruaja ime ka qenë gjithmonë shumë dominuese. Në një moment, ndërsa po grindeshim, ajo ma tha shumë hapur se kishte kryer mardhënie seksuale me kushëririn tim të parë ndërkohë që unë kisha qenë në punë.

Mendova se faji që mes nesh nuk kishte funksionuar ishte i imi. Se mbase unë nuk kisha bërë mjaftueshem për atë. Kështu që vendosa të përpiqem dhe ta bej mardhënien tonë të funksionojë.

Por, pavarësisht të gjithave qëndrimi i saj mbeti i njëjtë. Në momentin që mbeti shtatzënë, e dija që fëmija nuk mund të ishte i imi. Edhe unë doja tja ktheja me të njëjtën moinedhë, por as kjo nuk mjaftoi të hakmerresha ndaj saj apo të ndihesha më mirë. Ne vazhdonim të ishim të martuar por pa asnje lloj ndjeshmerie. E vetmja gjë që na lidhte ishin fëmijët tanë, sepse edhe ai që nuk mbante gjakun tim, unë e doja po njësoj.

Në një moment mendova të largohesha, por zbulova se kam kancer në fazën e fundut dhe të paktën pjësen e mbetur të kohës sime dua ta kaloj me djemtë tim, por gjithashtu do sigurohem që ata të zbulojnë të gjithë të vërtetën nga unë?./CNA.al

Lajmet e fundit nga