LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-kryeprokurori në qeli për korrupsion/ Zëvendësuesi, jep llogari në Vetting

20 Shtator 2021, 12:30, Vetingu CNA
Ish-kryeprokurori në qeli për korrupsion/ Zëvendësuesi, jep

Drejtësia po kalon mes prangave dhe nderit. Gjyqtarë  dhe prokurorë që një vit më parë ndanin drejtësi sot janë pas hekurave.

Ndërsa të tjerë kanë dalë në Vetting apo presin të dalin në Vetting.

Një ish-kryeprokurori ndodhet në qeli ndërsa zëvendësuesi i tij ka përballjen me Vettingun.

Ky është rasti i Sarandës.

Mesditën së nesërmes, pra Komisionit të Pavarur të Kualifikimti pritet të dalë, kreu në Prokurorisë së Sarandës, Lorenc Mërkuri.

Dosja e tij do të shqyrtohet nga trupa gjykuese e KPK,e përbërë nga  Valbona Sanxhaktari, Lulzim Hamitaj dhe Xhensila Pine.

Javën e kaluar Mërkuri u emërua nga KLP, në krye të Prokurorisë së Sarandës, në vend të Sali Hasës i cili gjendet në burg.

Ky i fundit më herët është shkarkuar nga detyra nga Këshilli i Lartë i Pokurorisë, pasi Prokuroria pranë Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Sarandë,  caktoi masën ?arrest me burg? pë të.

Prokurori i Sarandës Sali Hasa është arrestuar me urdhër të SPAK, si i dyshuar për korrupsion.

Sali Hasa akuzohet për veprën penale ?Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë?. Ka qenë një dosje që ai kishte në dorë dhe po bënte hetime, e cila ?i ka bërë gropën? prokurorit të Sarandës.

Teksa Hasa kryente hetime për Emiljano Miranin, motra e këtij të fundit Elsona Papa i ka shkuar në zyrë dhe i ka dhënë para. Mirani akuzohej për veprën penale ?Plagosje e lehtë me dashje? dhe pasi prokurori mori paratë, hetimet ndaj të pandehurit të sipërpërmendur u pushuan.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr.102/2 të vitit 2020, për veprat penale të ?Trafikimit të narkotikëve?, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, ?Grup i strukturuar kriminal?, ?Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë?, ?Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike? etj, parashikuar nga nene 245/1, 319/ç, 28/4, 283/a, 333/a, 334 etj, të Kodit Penal.

Nga ky hetim u grumbulluan prova të mjaftueshme të cilat krijuan dyshimin e arsyeshëm se jemi para veprave penale të korrupsionit pasiv të prokurorëve, sipas nenit 319/ç të Kodit Penal. Gjithashtu, nga hetimet u evidentuan të dhëna edhe në lidhje me një vepër penale tjetër siç është ajo e e ?Paracaktim i rezultateve në garat sportive?, parashikuar nga neni 197/a/2 i Kodit Penal.

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.40 datë 17.06.2021 ka caktuar masat e sigurimit arrest në burg për shtetasit:

Sali Hasa, prokuror në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ?Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë?, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal.

Napolon Hodaj, Oficeri i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Sarandë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ?Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike?, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i dytë i Kodit Penal.

Qerim Ruçi, arbitër i ndeshjeve të futbollit, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ?Paracaktimi i rezultateve në garat sportive?, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 197/a/2 dhe 25 të Kodit Penal.

Bledar Hajredini, zyrtar i klubit sportiv SHS ?Përmeti?, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ?Paracaktimi i rezultateve në garat sportive?, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 197/a/2 dhe 25 të Kodit Penal.

Julian Zera, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ?Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike?, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1/1 ? 25 i Kodit Penal.

Emiljano Mirani, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ?Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike?, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1 ? 25 i Kodit Penal.

Gjithashtu me vendimin nr.40 datë 17.06.2021 Gjykata ka caktuar masën e sigurimit ?arrest në shtëpi?, për të hetuarën Elsona Papa, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të ?Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike?, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1/1 ? 25 i Kodit Penal.

Kurse ndaj shtetasit Hysen Korenica (ish ekspert mjeko ? ligjor), Gjykata ka caktuar masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues ?Detyrim për t?u paraqitur në policinë gjyqësore?, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ?Ekspertim i rremë?, parashikuar nga neni 309 i Kodit Penal.

Lajmet e fundit nga