Connect with Us

FOTOT- Zbuloni pesë vendet më të çuditshme në botë

Kuriozitete

FOTOT- Zbuloni pesë vendet më të çuditshme në botë

Publikuar

-

Ka shumë vende në botë të cilat mbartin dicka më të vecantë se të tjerat dhe për këtë arsyëe ja vlen ti vizitojmë.

Le të evidentojmë 5 destinacione, të cilat kanë diçka të çuditshme ose ndryshe nga vendet e tjera.

1.DALLOL, ETIOPIA  

Është një krater vullkanik i vendosur në veri-lindje të Etiopisë. U formua në kohët e lashta pas shpërthimit të magmës në të cilën kishte një depozitë të madhe të kripës dhe është në transformim të vazhdueshëm.

cna lajm kuriozitet

2.GAJZERI FLUTURUES, NEVADA SHBA

Është ndoshta i vetmi gejzer në Tokë i lindur si pasojë e ndërhyrjes njerëzore. Pas ndërtimit të një pusi nëntokësor, presioni dhe nxehtësia e kores së tokës e shtyu ujin që rrjedh nën tokë; në këtë mënyrë uji doli në sipërfaqe tamam si nja gajzer natyral.

cna lajm kuriozitet

3.GUASKA E THORIT, OREGON – USA

Kjo vend spektakolar natyror ndodhet brenda rezervatit pyjor Kombëtar të Pyjeve të Siuslaë. Ky pus  është i lidhur me një sistem shpellash nënujore që arrin në kontinent. Kur valët e oqeanit janë të larta, pusi shtrihet në ujërat e detit deri në një lartësi prej 6 metrash.

LEXO EDHE:  Babai kërkon të hedhe djalin nga një lartësi

cna lajm kuriozitewt

4.LENCOIS MARANHENSES, PARKU KOMBËTAR –BRAZIL

Në këtë zonë të mbrojtur natyra ka krijuar një skenar të ngjashëm me atë të shkretëtirës, por rëra është e bardhë. Midis dunave, të cilat ndryshojnë pozicionin në varësi të erës, shiu grumbullohet, duke krijuar liqene të vogla dhe pasqyra të ujit me madhësi të ndryshme, me një efekt të këndshëm dhe pothuajse magjik.

cna lajm kuriozitet

5.PLAZHI I KUQ, PANJIN – KINA 

Një vend mahnitës!! Është i vendosur në qarkun Dawa dhe është i famshëm për peizazhin me ngjyrë të kuqe i cili krijohet nga një lloj i veçantë i algës që rritet dhe zhvillohet në tokën alkaline saline.Alga mbulon një zonë të madhe të kënetës dhe mund të admirohet vetëm nga vende të veçanta, për të garantuar ruajtjen e saj. Peizazhi ndryshon sipas sezonit, në pranverë dhe verë është i gjelbër, por në vjeshtë dhe dimër është i ngjyrosur./CNA.al

cna lajm kuriozitet

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kuriozitete

Turizmi hapsinor/ Së shpejti udhëtime në stratosferë dhe fluturime komerçiale

Publikuar

-

Nga

Një firmë e turizmit hapësinor thotë se do të jetë në gjendje të dërgojë njerëz në stratosferë për vizitë me një balonë, deri në vitin 2024, por një vend i vetëm i prenotuar në fluturimin komercial do të kushtojë 36,700 £ (50,000 dollarë).

Sipas Daily Mail, “World View Enterprises” po punon në sistemin e bazuar veçanërisht për balona në Tucson, Arizona, ku thotë se do të jenë në gjëndje të marrin njerëz deri në një lartësi prej 100,000ft ose 18 milje.

Kjo është disi larg nga lartësia 50 milje që NASA e konsideron hapësirë, por “World View” thotë se udhëtarët e saj do të shohin lakimin e Tokës dhe errësirën e hapësirës.

Udhëtimet pritet të zgjasin rreth gjashtë deri në tetë orë, por ata planifikojnë të ofrojnë gjithashtu një aventurë pesë -ditore ku udhëtarët mund të fluturojnë mbi monumentet historike si “Reefin e Madh”, “Piramidat e Gizës” dhe monumentet e tjera.

LEXO EDHE:  Ëndrrat/ Tre fakte që duhet t’i dimë të gjithë

LEXO EDHE:  Disa raste njerëzish të veçantë dhe unikë që do ju bëjnë t’i harroni standardet e bukurisë



Secila nga kapsulat që i çon njerëzit në stratosferë do të jetë në gjendje të transportojë tetë pasagjerë, dhe udhëtimi përshkruhet të jetë “i qetë dhe i butë”, shkruan CNA.al.

Ndryshe nga opsionet e tjera të turizmit hapësinor, të tilla si “Virgin Galactic” dhe “Blue Origin”, i cili përfshin disa udhëtime me raketa dhe forca g, “World View” thotë se opsioni i tij i përshtatet të gjitha moshave dhe niveleve të peshës.

Firma thotë se udhëtimi në stratosferë do të ishte një ngjitje e butë, duke përfunduar në një pamje të kurbës së Tokës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Filmi i parë në Hapësirë/ Aktorja ruse nesër fluturon në ISS

Publikuar

-

Nga

Aktorja ruse, Yulia Peresild, 37 vjeç, ditën e nesërme do të fluturojë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, për të xhiruar filmin e parë në hapësirë.

Së bashku me dy kozmonautë dhe një drejtoreshë, Yulia Peresild, 37 vjeç, do të niset me një anije “Soyuz MS-19” që do të dërgohet në stacion, e cila orbiton Tokën në një lartësi prej rreth 354 kilometrash.

Kjo shton një element të konkurrencës dhjetëvjeçare Rusi-Shtetet e Bashkuara në fluturim, pasi aktori Tom Cruise po planifikon të filmojë filmin e tij në hapësirë ​ këtë muaj.

“Ky film është ndërtuar rreth një historie të një personi të zakonshëm … një doktororeshë që nuk ka asnjë lidhje me eksplorimin e hapësirës dhe që kurrë nuk e kishte menduar atë, i ofrohet të udhëtojë në ISS … dhe të shpëtojë jetën e një kozmonauti,”  ka thënë drejtori Klim Shipenko në një konferencë për shtyp.

LEXO EDHE:  Modelja e lindur pa këmbë refuzon të pranojë paaftësinë

LEXO EDHE:  Foli pula kur donin ta therrnin!?



Kozmonautët profesionistë në ekuipazh do të shihen gjithashtu në film.

“Unë nuk do të luaj në të, por prapë do të më duhet të kuptoj se si prodhohet një film në një vend kaq të pazakontë si hapësira e jashtme,” tha Anton Shkaplerov.

Nisja do të bëhet në 09:55 të mëngjesit me kohën në Mbretërinë e Bashkuar nga kozmodromi Baikonur.

Misioni do të zgjasë 12 ditë dhe kthimi në Tokë është caktuar për 17 tetor./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Gdhendje 3D të fytyrave njerëzore 11,000 vjet të vjetra/ “Shokohen” arkeologët

Publikuar

-

Nga

cna lajm show

Gdhendje mahnitëse të figurave dhe kokave njerëzore janë zbuluar në atë që konsiderohet të jetë një nga vendbanimet më të rëndësishme të periudhës neolitike, në Turqi.

Zbulimi në Karahantepe, në provincën juglindore të Turqisë, ıanlıurfa, zbulon aftësitë artistike të njerëzve që kanë jetuar atje rreth 11,000 vjet më parë.

Sipas Daily Mail, deri më tani janë gjetur më shumë se 250 megalite në formë T që paraqesin përshkrime të kafshëve, së bashku me një numër skulpturash tre-dimensionale njerëzore.

Gërmimi në vend filloi për herë të parë në vitin 2019 dhe gjithashtu ka çuar në zbulimin e një ndërtese me një diametër prej 75 metrash (23 metra), një pjesë e madhe e së cilës është gdhendur në gurin e shtratit dhe arrin një thellësi prej  5.5 metra.

Kjo do të thotë se është ndërtuar me ndihmën e shumë njerëzve, thanë arkeologët.

Shefi i gërmimeve në Karahantepe, profesori Necmi Karul, tha për “Anadolu Agency” se artefaktet e gjetura ishin të ngjashme me ato të zbuluara në vendin e lashtë Gobekli Tepe, i cili u ndërtua nga një popull parahistorik 6,000 vjet para.

LEXO EDHE:  Ëndrrat/ Tre fakte që duhet t’i dimë të gjithë

LEXO EDHE:  Babai kërkon të hedhe djalin nga një lartësi



Midis tyre ka shumë skulptura 3D dhe përshkrime njerëzore, përfshirë ato të kokave të njerëzve, tha Karul.

Një skulpturë veçanërisht mbresëlënëse përshkruan një person që mban një leopard në kurriz, shtoi ai, ndërsa gdhendjet e kafshëve në një pozicion sulmues janë gjetur gjithashtu në Gobekli Tepe.

Karul tha se gjetjet e ekipit treguan se aftësitë artistike të njerëzimit në periudhën neolitike ishin të jashtëzakonshme.

Imazhet e reja të marra nga një dron që fluturonte mbi vendin zbulojnë disa nga skulpturat që janë gjetur gjatë gërmimeve në Karahantepe.

Një ekspozitë që shfaq disa nga gjetjet është hapur gjithashtu në Muzeun Arkeologjik Şanlıurfa dhe deri më tani duket se ka një interes shumë të madh nga turistët të cilët e vizitojnë për të zbuluar më shumë./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: