Connect with Us

Flamur Noka kërcënon Salianjin/ ‘Të thyej turinjtë, të tërheq zvarrë këtu’

Politikë

Flamur Noka kërcënon Salianjin/ ‘Të thyej turinjtë, të tërheq zvarrë këtu’

Publikuar

-

Është shoqëruar me debate të forta takimi i sotëm mes grupit parlamentar të Partisë Demokratike, të cilët pas përjashtimit të ish liderit Sali Berisha nga Basha, duket se janë ndarë në dy krah.

Pas përfundimit të mbledhjes, mësohet se Flamur Noka është konfliktuar ashpër me  Ervin Salianjin.

Ky i fundit ka mbajtur qëndrimin pro largimit të Berishës ç’ka ka irrituar më shumë Nokën i cili tentoi të përplaset fizikisht.

LEXO EDHE:  “Në Korçë testim me pikatore”/ Qytetarët ngrenë shqetësimin: Rilindja po tallet me jetët tona

Më poshtë disa fotografi nga vijimi i debatit gjatë daljes nga salla e mbledhjeve./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Foto-Basha dhe Bardhi nuk përmbahen nga gëzimi, Rama “përgjon” ministret/ Detajet që nuk u panë sot në Kuvend

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sot në seancën e radhës parlamentare.

Por, krahas debateve që tashmë janë bërë të zakonshme në çdo seancë, CNA.al sjell nëpërmjet fotove edhe disa detaje, që nuk u panë sot në parlament.

Një detaj që ra në sy, ashtu sikurse shikohet edhe në fotot më poshtë, është lumturia e madhe e kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe deputetit Gazment Bardhi, të cilët kanë shkuar në Kuvend, duke buzëqeshur vesh më vesh.

LEXO EDHE:  “O zhurmues i Ramës dhe Taulantit”, “Do lëpirëse?”/ Plas në studio mes Lefter Maliqit e Ralf Gjonit

LEXO EDHE:  Gazetari zbulon faktet/ Basha shkatërron çdo denoncim të Berishës kundër Ramës

Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama duket sikur në një moment po tenton të “përgjojë” dy ministret, Elisa Spiropali dhe Delina Ibrahimi, të cilat se çfarë po flisnin “kokë me kokë”.



Ndërsa zv.kryeministri Arben Ahmetaj, tenton ti tërheqë vëmendjen Ramës, duke i treguar diçka në telefon.

Po ashtu në sy bie edhe mungesa e Sali Berishës dhe Tritan Shehut, karriget e të cilëve ishin bosh.

Për më tepër shikoni galerinë e fotove më poshtë:/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nga kriza energjitike tek “Open Ballkan”/ Rama përsërit vetveten

Publikuar

-

Nga

Nga kriza energjitike tek “Open Ballkan”. Kanë qenë këto dy çështje,  kryefjalë e Kryeministrit Edi Rama, në edicionin e 7 Forumit të Ndërlidhjes Infrastrukturore me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Europës.

“Kriza energjike po godet të  gjithë Europën, veçanërisht ata vende që varen nga burimet e gazit. Europa varet rreth 95% te gazi që vjen në Evropë përmes destinacioneve të tjera. Harta e ndërlidhjes është e qartë, është hartuar qysh prej disa kohësh tashmë financimi dhe proceset operative për zbatimin e asaj për të cilën është rënë dakord për këtë hartë është sfida, është një sfidë e madhe”, është shprehur Rama.

 Sipas tij, investimet në ndërlidhje, kombinuar me përpjekjet e përbashkëta për ta bërë rajonin tonë pa barriera sa i takon barrierave jotarifore, është gjëja e duhur për t’u bërë për të ecur përpara.

LEXO EDHE:  PD i përgjigjet Taulant Ballës: Flamur Noka theu perden e hekurt të regjimit socialsit

LEXO EDHE:  “Në Korçë testim me pikatore”/ Qytetarët ngrenë shqetësimin: Rilindja po tallet me jetët tona



 “Unë këmbëngul se përmes Ballkanit të Hapur do kemi një mekanizëm shtesë për të nxitur saktësisht kapacitet që ne kemi për të bërë më shumë në këtë drejtim. Investimet në ndërlidhje, kombinuar me përpjekjet e përbashkëta për ta bërë rajonin tonë pa barriera sa i takon barrierave jotarifore, është gjëja e duhur për t’u bërë për të ecur përpara.

 Ka opinione konfuze për Ballkanin e Hapur, por është frymëzuar nga Procesi i Berlinit dhe zhvillim i natyrshëm i Procesit të Berlinit, Instrument i krijuar në Rajon për të zbatuar objektivat e Procesit të Berlinit. Procesi  Berlinit ka një problem,autorisa është jashtë Ballkanit. Ne mundemi dhe duhet të përqendrohemi vetëm te Ballkani, duhet një angazhim i brendshëm. Ballkani i Hapur është njësia e zbatimit të Procesit të Berlinit”, është shprehur më tej Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Rinumërimi’/ KQZ  do të hapë 10% të kutive, të 25 Prillit

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktualitet

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka vendosur në mbledhjen e sotme që të hapë 520 kuti të zgjedhjeve të 25 Prillit.

Sipas Kodit Zgjedhor rishqyrtimi i 520 kutive bëhet për të verifikuar rregullsinë dhe saktësinë e veprimtarisë së administratës zgjedhore përgjatë zgjedhjeve.

“Këqyrja lejohet të bëhet vetëm pasi të jetë shpallur rezultati përfundimtar, të jenë përmbyllur procedurat ankimore dhe zgjedhjet të kenë përfunduar. Ky rregull nuk vlen për këqyrjen që bëhet në kuadër të procesit ankimor, si mjet për sigurimin e provës” thuhet në nenin 167/2 të Kodit Zgjedhor që përcakton edhe rregullat sesi duhet kryer rinumërimi.



LEXO EDHE:  “Basha imitues i Ramës”/ Nishani me superlativa për Berishën: Model i integritetit moral

LEXO EDHE:  Basha në Elbasan: Më 21 qershor jepni një mesazh të bashkuar për daljen nga e keqja

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka thënë se se javën tjetër nis rinumërimi i 10% të fletëve të votimit.

Nëse do të konstatohen mospërputhje e të dhënave atëherë materialet do të referohen në Prokurori./CNA.al

LEXO TE PLOTE