LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Debate të forta në Grupin Parlamentar të PD/ Noka-Bashës: I ngule thikën pas shpine Berishës

20 Shtator 2021, 13:37, Politikë CNA
Debate të forta në Grupin Parlamentar të PD/ Noka-Bashës: I

Debate të forta janë zhvilluar në mbledhjen e kryesisë së grupit parlamentar të Partisë Demokratike mes deputetit Flamur Noka dhe kreut të PD-së Lulzim Basha.

Deputeti Noka i ka kërkuar shpjegime kreut të demokratëve mbi ecurinë dhe vendimin për Sali Berishën, ku ky i fundit u përjashtua nga grupi Parlamentar i PD me vendim të Bashës.

Mësohet se Noka e ka akuzuar Bashën se i ka ngulur thikën pas shpine Berishës dhe PD-së.

?T?i je përgjegjës që i ke ngulur një thikë pas shpine PD-së?, thotë Noka.

Gjatë debatit, kreu i PD-së është shprehur se baza e partisë është me ish-kryeministrin Sali Berisha, ndërsa është është shprehur se nuk do të lejojë mbledhjen e një kongresi anti-amerikan.

?Baza është me Sali Berishën, por nuk do të lejoj një kongres anti-Amerikan?, mësohet se është shprehur Basha.

Noka: T?i je përgjegjës që i ke ngulur një thikë pas shpine PD-së. Ti pavarësisht kësaj, ke thënë se është vendimi i jetës time.

Basha: Mos thoni gjysmë të vërteta, kam thënë vendimi më i vështirë që kam marrë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga