Connect with Us

14 gram kokainë dhe një pistoletë/ Policia trumbeton si operacion, arrestimin e një të riu

Kronika

14 gram kokainë dhe një pistoletë/ Policia trumbeton si operacion, arrestimin e një të riu

Publikuar

-

cna, lajme , kronike

Forca Operacionale dhe strukturat e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Durrës dhe Shijak, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative, kanë mirorganizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Sallmone”.

Në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: Eraldo Vora, 26 vjeç, banues në Sallmone, Shijak, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Audi”, me të cilën ky shtetas po qarkullonte, iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri pistoletë, 1 krehër dhe 10 fishekë.

LEXO EDHE:  Lulzim Basha në dy kohë/ Nga 21 janari në 16 shkurt

Në vijim të kontrollit, në banesën e shtetasit Eraldo Vora, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 14 gr. lëndë narkotike e dyshuar kokainë, 1 peshore elektronike, një shkop metalik dhe sende të tjera të kundërligjshëm. Gjithashtu, në banesën e këtij shtetasi u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Aksident i rëndë në Berat/ Humb jetën 48 vjeçari

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një aksident i rëndë është regjistruar në Berat. Shtetasi A. A., 48 vjeç  është goditur nga një mjet dhe për pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i mjetit pas aksidentit është largur nga vendngjarja.

Informacioni i plotë nga policia:



Berat/Në vendin e quajtur “Çentër Shqiptare”, Kombinat, shtetasi A. A., 48 vjeç, banues në lagjen Çlirim, Berat, duke kaluar rrugën, është goditur nga një mjet dhe për pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i mjetit, ende i paidentifikuar, pas aksidentit, është larguar nga vendngjarja”. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Mes 20 të arrestuarve në Lezhë edhe oficerë Policie/ SPAK dërrmon trafikantët e drogës

Publikuar

-

Nga

20 personave iu është prerë fletë-arresti si grup i strukturuar kriminal në kultivimin e narkotikëve.

Ky është informacioni zyrtar i SPAK, i cili po zhvillon një operacion anti-drogë në Lezhë.

Jozyrtarisht raportohet se mes të arrestuarve janë edhe disa punonjës policie të Drejtorisë së Policisë së Lezhës.

Të paktën 8 nga personate  arrestuar, raportohet se janë oficerë policie.

LEXO EDHE:  Makina përplas motorin dhe ikën nga vendngjarja/ Niset për në Trauma një person

LEXO EDHE:  U rrëzua nga kati i dytë i banesës/ Policia zbardh detajet nga ngjarja në Korçë

SPAK duket se ka arritur të provojë përfshirjen e tyre në vepra kriminale./CNA.al



Operacioni anti-drogë pas vrasjes së oficerit të Policisë/ Zbardhen emrat e të arrestuarve

SPAK operacion anti-drogë/ 20 të arrestuar

LEXO TE PLOTE

Kronika

Grabitje me armë zjarri/ Maskat i hyjnë në shtëpi noterit, lidhin familjarët

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Sraandës.

Raportohet se persona të maskuar kanë hyrë në shtëpinë e një noteri dhe pasi kanë lidhur familjarët, kanë grabitur para dhe dy çelësa automjetesh.

“Më datë 20.10.2021, rreth orës 08:10, në sallën operative Sarandë, ka telefonuar shtetasi T. K., banues në lagjen nr.4, Sarandë, për të njoftuar se dy persona ende të paidentifikuar, i kishin hyrë me dhunë në banesë dhe i kishin vjedhur një shumë parash dhe dy çelësa automjetesh.



LEXO EDHE:  “Gazetarët të bëjnë punën e tyre pa u arrestuar”/ Ambasadorja suedeze apel për 25 prillin

LEXO EDHE:  14 kallëpë tritoli në oborrin e banesës/ Arrestohet i riu në Kamëz 

Shtetasi T. K. nuk ka pësuar dëmtime dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e autorëve.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton Policia.

LEXO TE PLOTE