Connect with Us

Zhgënjen Tirana, Egnatia i merr një pikë në “Selman Stërmasi”

Sport

Zhgënjen Tirana, Egnatia i merr një pikë në “Selman Stërmasi”

Publikuar

-

Tirana nuk ka arritur më shumë sesa barazimi 1-1 ndaj Egnatias. Bardheblutë janë përpjekur që në pjesën e parë për të gjetur golin, por nga ana tjetër edhe rivalët ishin të rrezikshëm në saj të shumë afrimeve cilësore në këtë merkato vere.

Goli do të gjendej në minutën e 52 nga Seferi me një goditje të bukur. Menjëherë nisi të festonte duke vendosur duart në vesh, për të kërkuar heshtjen e kritikëve për shkakun e gabimeve para porte. Ndërkohë vetëm pak minuta më vonë do të ishte Imeri që prodhoi perlën nga distanca duke shtangur Bekajn.

Ndërkohë Seferi do të ishte kthyer në hero nëse nuk do të ishte VAR. Sulmuesi i Tiranës gjeti rrjetën por pas më shumë se 5 minutash duke parë VAR do të akordohej për pozicion jashtë loje, pasi Xhixha kishte ndikuar në aksion.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kombëtare

Veprime skandaloze të tifozerisë polake, Artan Hoxha: Polakët kanë goditur me stola tifozët shqiptarë

Publikuar

-

Nga

Tifozët shqiptarë bënë xhiron e mediave polake apo edhe të shteteve të tjera për hedhjen e shisheve në fushë, duke e quajtur sjelljen skandaloze. Por në “Air Albania” ka pasur edhe një tjetër anë të medaljes. Artan Hoxha zbulon në emisionin “Skaner” në “MCN TV” faktin se tifozët polakë kanë goditur me çfarëdo objektesh tifozët shqiptarë, e madje edhe me stola. Më shumë se 15 ulëse në tribunën e tifozëve të Polonisë janë të dëmtuar.

“Isha sot për ta parë më qartë. Në vendin e ngjarjes gjtihmonë gjenden gjurmë. Në pjesën e tribunës ku ishin tifozët e skuadrës polake ishin të dëmtuar më shumë se 15 stola. Pjesa tjetër e stolave të dëmtuar ishin në anën e TKZ. Nëse do e krahasojmë dëmin me derbin Partizani-Tirana nuk ka të krahasuar, në derbi ishin 180 stola. Stadiumi jonë ëshjtë shumë I mirë, funskional me pamje visive fantastike. Problemi është faktori njerëzor.



Tifozët polakë janë nga tifozët më të dhunshëm në botë. Janë të papërballueshëm. Ne nuk përballemi dot fizikisht trup më trup me ta. Ata i kanë goditur tifozët tanë me cfarë kanë dashur, madje edhe me sedilje që përpara se të hidheshin shishet në fushë. Plisat nuk kanë pasur shishe ujë, por kanë pasur gota birre pafund”, Artan Hoxha.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

“Rebelohet” Levandovski, kërkon largimin nga Bayerni

Publikuar

-

Nga

Alarm në skuadrën e Bajernit. Robert Levandovskit nuk po i shijon aspak fakti që duhet të mendojë për të ardhmen e tij. Nga ana personale Leva nuk ka asnjë arsye përse ta braktisë Bajernin duke shënuar shtatë gola në shtatë ndeshje të kampionatit, ashtu si dhe katër gola në dy ndeshjet e Champions-it. Forma dhe golat vazhdojnë të duken mirë për polakun që është një nga kandidatët për të fituar “Topin e Artë”. “Sport Bild” shkruan se lojtari nuk mori pjesë në mbledhjen me skuadrën pas ndeshjes ndaj Frankfurtit edhe pse është kapiteni i tretë i Bajernit. Ai është ankuar se është duke u përfshirë shumë pak në lojërat e fundit.

Por kjo nuk është arsyeja e vetme për gjendjen e tij jo të mirë emocionale. Ajo që ka shqetësuar më shumë polakun janë fjalët e drejtorit sportiv, Hasan Salihamixhiç, i cili pak javë më parë tha për Erling Halandin: “60 gola në 60 ndeshje, jemi duke ndjekur atë(Halandin), nëse nuk do ta bënim do të ishim amatorë të vërtetë”. Kjo nuk është pritur mirë nga Leva i cili tani po mendon për të mos rinovuar me Bajernin kontratën që skadon në 2023-shin.



Kjo edhe për vetë faktin se bavarezët janë ende duke u tunduar nga ideja se mund të firmosin me yllin e Borusias së Dortmundit, Erling Haland. Norvegjezi mund të blihet për 150 milion euro, para të cilat Bajerni është i gatshëm për t’i paguar duke ditur se lojtari do të ishte një garanci për të ardhmen. Mançester Siti, Parisi dhe Reali i Madridit do të firmosnin menjëherë me Levën i cili do të mbetej pa skuadër.

Një tjetër fakt që po mban polakun larg nga Bajerni është ai i kontratave për lojtarët mbi 30 vjeç. Si rregull, lojtarë të tillë mund të firmosin vetëm kontrata një vjeçare. Kështu ka ndodhur me Frank Riberin dhe Arjen Robenin, dy ikonat e Bajernit të cilët fituan gjithçka në Mynih. Java e ardhshme pritet të jetë vendimtare për të kuptuar nëse Leva kërkon të qëndrojë në Mynih apo ajo.

LEXO TE PLOTE

Sport

Ndryshon axhenda e javës së pestë, ja kur luhen sfidat

Publikuar

-

Nga

Ka pësuar sërish ndryshim axhenda e javës së pestë në Kategorinë Superiore. Pas lajmit që FSHF i ka komunikuar Tiranës se nuk do të spostohej ndeshja ndaj Teutës, tani kjo supersfidë nuk do të luhet më në orën 13:45 në Rrogozhinë, por të dielën në stadiumin “Elbasan Arena” në dritën e prozhektorëve në orën 19:45.

Kjo javë do të hapet me dy sfidat e ditës së shtunë në orën 13:45, Kastrioti-Skënderbeu e cila do të luhet në stadiumin e qytetit të Kamzës dhe Laçi-Egnatia. Të dielën do të zhvillohen dy supersfida, në orën 16:45 në stadiumin “AIR Albania”, Partizani-Kukësi dhe në orën 19:45 në “Elbasan Arena”, Teuta-Tirana. Ndërsa siparin e kësaj jave do ta ulë takimi Vllaznia-Dinamo e cila do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” në orën 19:45.

AXHENDA E JAVËS SË PESTË –

Java 5 (16-18 tetor)

Të shtunën

Kastrioti-Skënderbeu 13:45

(në Kamzë)

Laçi-Egnatia 13:45



Të dielën

Partizani-Kukësi 16:45

(në “Air Albania”)

Teuta-Tirana 19:45

(në “Elbasan Arena”)

Të hënën

Vllaznia-Dinamo 19:45

LEXO TE PLOTE