LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhjet ruse “alla Putin”: Persekutim, represion dhe blerje votash

19 Shtator 2021, 08:28, Blog CNA
Zgjedhjet ruse “alla Putin”: Persekutim, represion dhe blerje votash

Nga Max Seddon ?Financial Times?

E vendosur buzë një liqeni në kufirin veriperëndimor të Rusisë me Evropën, statuja 20 metra e lartë dhe me peshë 50 ton, e përuruar nga Vladimir Putin të dielën e shkuar, përshkruan disa kalorës që mbajnë në duar shpatat, teksa përgatiten të zmbrapsin pushtuesit nga Perëndimi.

I rrethuar nga patriarku ortodoks, dhe një peshkop që thuhet se është këshilltari i tij shpirtëror, Putini u tregoi të pranishmëve sesi princi mesjetar Aleksandër Nevski kishte hedhur themelet për një ?shtet rus të fortë dhe të centralizuar?, pasi arritur të zmbrapste kalorësit teutonë në një betejë të zhvilluar mbi akull.

Putin një javë para zgjedhjeve parlamentare. Rezultati në parim mund të ishte i pashmangshëm:partia e Putinit, Rusia e Bashkuar, pritet të ruajë shumicën e saj kushtetuese në Duma, dhomën e ulët të parlamentit prej 450 deputetësh, ndërsa vendet e tjera i takojnë një grupi partish që njihen si ?opozita e kontrolluar?.

Por çmimet e larta të ushqimeve, dhe rënia e të ardhurave reale të rusëve, kanë bërë që popullariteti i partisë Rusia e Bashkuar të prekë nivelet më të ulëta historike, ndaj zgjedhjet e së dielës janë bërë një test për regjimin gjithnjë e më shumë autoritar të Rusisë, përpara se të përfundojë mandati aktual i Putinit në vitin 2024.

Ndërkaq kundërshtarët janë përballur me një persekutim të paparë, dhe me një retorikë të zjarrtë në lidhje me rrezikun e ndërhyrjes së të huajve në punët e brendshme.

Qeveria ka akuzuar kompanitë amerikane të teknologjisë për ?ndërhyrje?, kur ato refuzuan të fshijnë një aplikacion të ?votimit të zgjuar?, të drejtuar nga interneti nga mbështetësit e kritikut të burgosur të Putinit, Aleksei Navalni. Goditja e paparë e zërave kundër, tregon se Kremlini i cilëson kërcënimet e huaja si pengesën kryesore për mbijetesën e vazhdueshme të regjimit aktual.

?Jo të gjithë ata që janë kundër Putinit, janë njerëz të këqij. Por shërbimet e sigurisë mendojnë kështu?- më thotë një person që ka qenë dikur këshilltar i Putinit. Disa muaj para zgjedhjeve, zyrtarët e Putinit e kanë ndaluar organizatën e Navalnit, kanë penguar dhjetëra kandidatë që të garojnë në zgjedhje me akuzat për lidhje të dyshuara me Navalnin, si dhe kanë marrë në pyetje qindra mbështetës të zakonshëm, në një përpjekje të dukshme për t?i trembur ata, në mënyrë që të mos zhvillojnë më pas protesta kundër rezultatit.

Analistët thonë se synimi kryesor i presidentit, është të demonstrojë se nuk mund të ketë asnjë alternativë ndaj udhëheqje së tij. Vitin e kaluar, Putin ndryshoi kushtetutën për të zgjatur sundimin e tij potencialisht deri në vitin 2036, edhe pse ai nuk ka thënë nëse planifikon të kandidojë përsëri.

?Putini ka nevojë për një konfirmim personal të mandatit të tij dhe mungesës së alternativave ndaj tij. Zgjedhjet e të dielës janë një shans tjetër për të, që ai të bindë veten se njerëzit e mbështesin ende?-thotë Tatiana Stanovaja, themeluese e kompanisë së konsulencës politike ?R.Politik?.

Navalni u arrestua në janar të këtij viti, kur u kthye nga Gjermania, pasi u kurua nga një helmim nga një agjent nervor, për të cilin ai akuzon direkt Putinin.

Por që atëherë, mbështetësit e opozitës që synojnë të shkaktojnë ndryshime përmes zgjedhjeve, kanë parë shuarjen e shpresave të tyre. Disa u ndaluan të mbanin lidhje me Navalnin, kur një gjykatë vendosi në qershor që Fondacioni i tij Anti-Korrupsion, të shpallej një organizatë ?ekstremiste?.

Edhe ekipi i tij i juristëve u shpërbë në korrik, kur Rusia e mbylli faqen e tyre të internetit, me pretekstin se kishin publikuar informacione nga një organizatë çeke ?e padëshirueshme?. ?Në Rusi po ndodh aktualisht një spastrim.

Ky proces ka të bëjë me zgjedhjet, apo me transferimin e pushtetit. Ata po përpiqen të heqin qafe këdo që mund të ketë ndikim tek opinioni publik?- deklaroi Pavllov gjatë një interviste

Goditja është shtrirë edhe tek mediat e pavarura, shpesh të financuara nga grante të dhëna nga organizatat perëndimore. Dhjetëra media dhe stafi i tyre, janë etiketuar si ?agjentë të huaj?.

Kur aktivistja Violeta Grudina u tha miqve të saj në qytetin Murmansk, se donte të kandidonte për këshillin e qytetit, disa njerëz të panjohur shpërndanë fletushka në shkallët e pallatit të saj, duke e akuzuar atë për ?çoroditje të fëmijëve?. Më pas plaçkitën dhe shkatërruan zyrën e degës lokale të fondacionit të Navalnit, të cilën Grudina e drejtonte deri pak kohë më parë.

Kur tentoi të regjistrohej si kandidate muajin e kaluar, një gjykatë e urdhëroi Grudinën të izolohej për shkak të koronavirusit, edhe pse ajo tha se ishte shëruar nga një formë e butë e Covid-19, dhe kishte rezultuar negativ në testin e bërë. Grudina nisi një grevë urie, dhe doli nga spitali disa ditë më vonë, ende në kohë për t?u regjistruar në zgjedhje.

Megjithatë ajo u hoq nga lista e kandidatëve, për shkak të lidhjeve të saj të shkuara me Navalnin. ?Nëse ata do të donin të më përjashtonin, do ta bënin këtë. Por kjo që ndodhi ishte një shfaqje për njerëzit e tjerë, për t?i treguar banorëve vendas, se si është represioni politik?- thotë Grudina.

Ndërsa Putin si president, është në gjendje të qëndrojë disi mbi grindjet e zyrtarëve, zhgënjimi me standardet e dobëta të jetesës, infrastruktura e shkatërruar dhe korrupsioni i përhapur, ka bërë që rusët e zakonshëm ta drejtojnë zemërimin e tyre ndaj vasalëve të tij. Kremlini i ka detyruar zyrtarët lokalë të marrin përsipër kostot për bllokimet jopopullore dhe fushatat e vaksinimit të detyrueshëm.

?Putini është një pragmatist. Ai e di që disa njerëzve nuk u pëlqejnë mbylljet dhe mbajtja e maskave. Ndaj ai thotë gjërat që pëlqehen?- thotë njeriu që është pranë Putinit. Kandidatët kryesorë të partisë së tij janë ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes Sergei Lavrov dhe Sergei Shoigu.

Por problemi për Rusinë e Bashkuar, është nëse ndjenja patriotike mund të dalë apo jo mbi problemet e jetës së përditshme. Të ardhurat reale kanë rënë me 11 për qind që kur Rusia aneksoi Krimesë në vitin 2014, ndërsa 20 milionë njerëz – një e shtata e popullsisë – jetojnë nën kufirin e varfërisë.

Disa nga aktivistët më të rinj të komunistëve po kërkojnë ta sfidojnë Kremlinin në mënyrë direkte, madje duke kopjuar retorikën e Navalnit.

Gjithsesi pakënaqësia sociale në rritje, nuk ka gjasa të përkthehet në humbje për partinë e Putinit. Anketuesi shtetëror ?Vtsiom? pret një pjesëmarrje prej rreth 48 për qind, 12 për qind më pak se në vitin vitit 2011. Vëzhguesit e zgjedhjeve janë ankuar se rregullat e reja, do ta bëjnë më të vështirë gjurmimin e shkeljeve të mundshme.

Moska dhe 6 rajone të tjera kanë miratuar votimin në internet, për të cilin kritikët thonë se është në thelb e pamundur të verifikohet. Në pamundësi për të regjistruar kandidatët e tyre, ekipi i Navalnit, po e fokuson strategjinë e tij në një aplikacion të ?votimit të zgjuar?, që i nxit mbështetësit të përkrahin kandidatin me shansin më të mirë për të mposhtur partinë Rusia e Bashkuar./CNA.al

Lajmet e fundit nga