Connect with Us

Zgjedhjet në Gjermani: Garë shumë e ngushtë

Bota

Zgjedhjet në Gjermani: Garë shumë e ngushtë

Publikuar

-

cna lajem bote

Fushata zgjedhore në Gjermani hyn në javën e fundit. Të gjitha partitë përpiqen të bëjnë për vete të pavendosurit, por në garën për postin e kancelarit në finish mbërrijnë vetëm dy politikanë.

Një javë para zgjedhjeve parlamentare në Gjermani, kandidati i Unionit CDU/CSU, Armin Laschet po tregohet i vendosur të dalë në krye të garës. “Këto janë zgjedhje me një rezultat shumë të ngushtë, kjo është një garë shumë e ngushtë”, tha Laschet në kuadër të një takimi elektoral në Delbryk-Stainhorst të landit Renani-Veriore Vestfali, ku ai është kryeministër.

cna lajme bote

Kurse kandidati socialdemokrat, Olaf Scholz që në sondazhe kryeson premtoi më shumë apartamente të arsyeshme në çmim. Si kancelar ai do të kujdeset, që të çojë përpara projektin e 400.000 apartamenteve të reja dhe 100.000 prej tyre do të jenë banesa sociale, tha Scholz në një takim elektoral në sheshin Marien Marienplatz në Mynih. Së bashku me kandidaten për kancelare të të Gjelbërve, Annalena Baerbock, ata duan të dielën të zhvillojnë diskutimin e fundit televiziv të kandidatëve për kancelar.

Demokratët e qendrës sillen si duhet me njëri-tjetrin

Scholz, që banimin e ka kthyer në një temë të fushatës së tij premtoi se tek “aleanca për banimin”, do të bëjë pjesë edhe  një moratorium, në të cilin do të vendoset që qiratë në pesë vitet e ardhshme të rriten në mënyrë të moderuar. “Edhe në plan afatgjatë ne duam të pengojmë, që qiratë të rriten me shpejtësi në një kohë të shkurtër”, tha Scholz.

LEXO EDHE:  Lista-Propozimet për deputetë të PD/A janë kritikët e Bashës?

cna lajme bote

Kurse kandidati konservator, Armin Laschet tregohet me mirëbesim, megjithë vlerat më të dobta në sondazhe. Në fjalimin e tij para 500 përkrahësve të CDU-së, ai tha se “tani kemi edhe 8 ditë kohë, dhe ne e ndjejmë të gjithë, diçka po ndryshon.” Në sondazhe ka shumë njerëz që nuk janë të përfaqësuar. “Por të dielën e ardhshme nuk do të klikohet, aty do të mbushet një fletëvotimi. Atëherë edhe ata që shpesh nuk pyeten do të japin votën e tyre.”

Në sondazhet e fundit, SPD qëndron me 25% para Unionit CDU/CSU. Kurse sipas ekspertëve të sondazheve, Annalena Baerbock e Të Gjelbërve ndodhet në vendin e tretë. Laschet është shprehur, se “demokratët e qendrës punojnë së bashku dhe sillen si duhet me njëri-tjetrin”. Baerbock, Scholz dhe ai nuk bëjnë një luftë personale zgjedhore, tha Laschet./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

SHBA/ Debate për dozën përforcuese dhe urdhrin e vaksinimit

Publikuar

-

Nga

Në fund të javës që shkoi, doza përforcuese e vaksinës kundër COVID-19 që jepet me një doze të vetme, Johnson & Johnson bëri një hap para në procesin e miratimit.

Pas votimit unanim të një paneli këshillues, rekomandimi tani pret miratimin e Administratës amerikane të Ushqimit dhe Barnave.

Këshilltarët shprehën shqetësimin në rritje se vaksina J&J, me kalimin e kohës ofron më pak mbrojtje krahasuar me vaksinat Pfizer dhe Moderna.

“Ata po krahasojnë të dhënat e dobësimit të imunizimit dhe përparësitë e dhënies së dozës përforcuese në grupmosha të ndryshme. Të dhënat që vijnë nga Izraeli pas vaksinimit të presonave nga 40 deri 60 vjeç, tregojnë se ka vërtet përfitime nga marrja e dozës përforcuese”, tha Dr. Anthony Fauci.

Zoti Fauci shtoi se varësisht nga rrethanat, SHBA do të ndryshojë rekomandimet për vaksinën. Në disa pjesë të vendit, vaksinimi i detyrueshëm nga punëdhënësit publikë dhe privatë është pritur me protesta, si në fabrikën Boeing të shtetit të Uashingtonit.

LEXO EDHE:  Lajm i mirë nga Gjermania/ Vaksina mund të jetë gati këtë dimër

LEXO EDHE:  Lista-Propozimet për deputetë të PD/A janë kritikët e Bashës?



Guvernatori repulikan i Teksasit, Greg Abbot kohët e fundit nxori një urdhër ekzekutiv që ndalon vaksinimin e detyruar, duke kundërshtuar thirrjet e Presidentit Biden për kompanitë me të paktën 100 punonjës që të kërkojnë nga stafi vaksinimin ose testimin e rregullt.

Guvernatori republikan i Arkansasit, Asa Hutchinson thotë se nuk e mbështet ndalimin e zbatimit të urdhrit të vaksinimit nga punëdhënisit, edhe pse ai kundërshton urdhrat e vendosura nga qeveria federale.

“Ndonjëherë përfaqësuesit e shteteve thonë se punëdhënësit nuk duhet të kenë të drejtën të imponojnë vaksinim të detyruar për punonjësit. Për mua, edhe kjo qasje është e gabuar. Nuk është as e përshtatshme për debatin e as parimore”, tha ai.

Ndërkohë, rekomandimi i së premtes i panelit të FDA-së do të zbatohej tek të gjithë personat mbi 18 vjeç që vaksinohen me J&J, të paktën dy muaj pas imunizimit fillestar.

Masa ndjek planet e paraqitura në gusht nga Shtëpia e Bardhë, për një fushatë të gjerë të imunizimit me dozë përforcuese./voa

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Zgjedhjet në Kosovë/ Kurti i kënaqur me balotazhin

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili njëkohësisht është edhe kryeministër i Kosovës, ka reaguar pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 17 tetorit, ku duket se partia e tij deri më tani nuk ka arritur të sigurojë fitore.

Kurti në deklaratën e tij për mediat ka thënë se zgjedhjet e së dielës ishin të lira, demokratike dhe të hapura.

Kurti tha se janë të kënaqur që kanë shkuar në balotazh në shumicën e komunave dhe synon që të fitojnë në këtë garë.



“Si kryetar i LVV jam i kënaqur të shoh kaq shumë kandidat tonë në balotazh. Është një shans që të vazhdojmë të flasim dhe të diskutojmë me qytetarët se si ti mbrojmë dhe avancojmë të arriturat në këtë gjysmë viti të qeverisjes. Ndryshimi real është shumë më shumë se fjalë.

Jam i etur të punoj e bashkëpunoj me secilën komunë që vlerat tona të arrijnë në cdo lagje e secilën shtëpi. Do të punoj me secilin kryetar komune… Urime të gjithë kandidatëve, kjo është festë e madhe e demokracisë si zgjedhje dhe e politikës si shërbim. Kandidatët e LVV-së do të jenë të angazhuar për secilën votë”, është shprehur Kurti.

LEXO EDHE:  “PD-LSI të heqin dorë nga bojkoti”/ Balla: Zgjedhjet në Kosovë, një mesazh demokratik për Shqipërinë

LEXO EDHE:  Të gjithë skenarët politikë që kërcënojnë vendin/ Referendumi, aleancat, qeveri teknike dhe zgjedhjet e parakohshme

Ai ka shtuar se si kryeministër është krenar që kishim miq nga BE-ja që vëzhguan demokracinë tonë që mund të shërbejë si shembull për vendet e rajonit.

LEXO TE PLOTE

Bota

Ndërron jetë ish Sekretari Amerikan i shtetit Colin Powell nga Covid 19

Publikuar

-

Nga

Ka ndërruar jetë Colin Powell, sekretari i parë me ngjyrë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjenerali Colin L. Powell, ish -sekretari amerikan i Shtetit dhe Kryetar i Shtabit të Përgjithshëm të Shtabit, ndërroi jetë këtë mëngjes për shkak të komplikimeve nga Covid 19,” shkroi familja e tij në Facebook.

Ne kemi humbur një burrë, baba, gjysh dhe një amerikan të mrekullueshëm dhe të dashur,” shkruajnë ata, duke vënë në dukje se ai ishte plotësisht i vaksinuar.

LEXO EDHE:  Me Ramën s’ka zgjedhje të lira/ Luçiano Boçi: Kauza jonë nuk i ka shpresat tek LSI-ja

LEXO EDHE:  Lista-Propozimet për deputetë të PD/A janë kritikët e Bashës?



Kujtojmë se në vitin 2003 Gjenerali Colin L. Powell ka vizituar shqipërinë dhe është pritur nga kryeministri  asaj kohe Fatos Nano. Popullariteti i tij kombëtar u rrit pas fitores së koalicionit të udhëhequr nga SHBA gjatë Luftës së Gjirit, dhe për një kohë në mesin e viteve ’90, ai u konsiderua një pretendent kryesor për t’u bërë Presidenti i parë me ngjyë i Shteteve të Bashkuara./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE