Connect with Us

Zgjedhjet në Gjermani/ Analistët diskutojnë për politikat e Berlinit pas Merkel

Bota

Zgjedhjet në Gjermani/ Analistët diskutojnë për politikat e Berlinit pas Merkel

Publikuar

-

Gjermania do të mbajë më 26 shtator zgjedhjet parlamentare dhe sondazhet tregojnë se kancelari i ardhshëm pas Angela Merkel mund të jetë Olaf Scholz i SPD ose Armin Laschet i CDU/CSU.

Gazetari i Dejçe Vele, Bahri Cani thotë se sondazhet i japi një epërsi të vogël Scholz (25-27%) përballë Laschet (20-22%) dhe me shumë gjasa në  Gjermani mund të ketë një rrotacion.

Ai thekson se klima dhe ekonomia janë çështjet që do të përcaktojnë fituesin e zgjedhjeve në Gjermani. Cani tha se Gjermania ka nevojë për një partner të fuqishëm në BE dhe ajo është Franca pasi këtë e obligon edhe historia.

“Kjo situatë është e pa hasur në të kaluarën. Pasi të tre partitë në një moment kanë kryesuar sondazhet, fillimisht Ekologjikët, më pas CDU e Merkel dhe tani SPD”, tha gazetari.

Arian Starova, ish-ministër i Jashtëm i Shqipërisë thotë se me siguri në Gjermani do të ketë rrotacion dhe kjo tregon se ka një mirëkuptim duke iu referuar tërheqjes së Angela Merkel.

LEXO EDHE:  “Timonierit i thyhet timoni në Berlin”

Si vendi udhëheqës i Evropës, Starova thotë se Gjermanisë i duhet të bashkëpunojë më ngushtë me Francën për të zhvilluar BE-në.

Për Ballkanin, ai tha se vizita e Merkel dha mesazhin se edhe ajo vetë është e pakënaqur me ritmin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Muhamed Halili, kryetar i Këshillit të Ambasadorëve thotë se pavarësisht se mund të ketë rrotacion në Gjermani nuk do të ketë ndryshim qenësor të politikave të saj.

Ai theksoi se me largimin e Merkel nga skena politike do të kemi një zbrazëti të liderëve të mëdhenj në Evropë.

Arben Hajrullahu, profesor i Shkencave Politike thotë se sistemi politik gjerman është i qëndrueshëm dhe qasja e saj ndaj Ballkanit Perëndimor do të jetë e njëjtë.

“Ka tregues të fortë që Procesi i Berlinit është politikë zyrtare e Gjermanisë dhe jo një politikë personale e Merkel”, tha Hajrullahu./euronews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kosova & Rajoni

Kurti: Njohja e shtetësisë së Kosovës nga Serbia nuk ka alternativë

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të shtunën në një takim me disa anëtarë të Parlamentit Evropian se, bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë nuk kanë alternativë, ashtu sikurse njohja e shtetësisë së Kosovës nga ana e Serbisë.

“Në dialog në Bruksel jemi për një kapitull të ri të normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve tona, ku zgjidhim çështjet e pazgjidhura me njohje reciproke, ka thënë Kurti.

Ai ka pritur të shtunën në Prishtinë delegacionin e eurodeputetëve në krye me përfaqësuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Në një komunikatë për media, kryeministri Kurti është thënë të ketë diskutuar me palën evropiane për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga pesë vendet mosnjohëse të Bashkimit Evropian, për procesin e liberalizimit të vizave dhe mbështetjen që i ka ofruar blloku evropian Kosovës përmes ndarjes së vaksinave kundër koronavirusit.

Temë diskutimi ka qenë edhe operacioni i Policisë së Kosovës kundër kontrabandimit të mallrave në disa qytete të Kosovës.

LEXO EDHE:  “Timonierit i thyhet timoni në Berlin”

LEXO EDHE:  Analistët parashikojnë një natë zgjedhore plot paqartësi dhe dramacitetAnalistët parashikojnë një natë zgjedhore plot paqartësi dhe dramacitet



“Ky ishte një operacion normal i Policisë, e cila ka kryer punën në mënyrë profesionale dhe sipas procedurave ligjore”, është cituar të ketë thënë Kurti.

Von Cramon, në anën tjetër, ka falënderuar institucionet e Kosovës për pranim të refugjatëve afganë, si dhe ka folur edhe për reformat e nisura në drejtësi, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe ruajtjen e stabilitetit institucional.

Aktualisht në këtë Kosovë janë rreth 700 refugjatë afganë, të cilët janë evakuuar nga Shtetet e Bashkuara, pas marrjes së kontrollit të talibanëve në Afganistan.

Rreth 100 prej tyre tashmë janë larguar nga Kosova drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Pjesa e mbetur do të qëndrojë përkohësisht në Kosovë, deri në finalizim të procedurave ligjore për zhvendosje të përhershme në SHBA, apo vende tjera evropiane./rel

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Foto-Video/ Moti i keq ‘gjunjëzon’ Greqinë, qytete të tjera kërkojnë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Publikuar

-

Nga

Greqia Veriore është përfshirë nga nga moti i keq prej disa ditësh, duke shkaktuar përmbytje të shumta.

Ditën e sotme stuhia ka goditur Etoloakarnaninë duke shkaktuar dëme edhe në shtëpi e infrastrukturë.

Kryetari i bashkisë së Agrinio ka kërkuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.



Ndërkohë në Kamaretseika Zeugaraki, vazhdon evakuimi i banorëve për shkak të rritjes së nivelit të ujit në Liqenin Lysimacheia.

LEXO EDHE:  Xhafaj dhe Veliu në Berlin/ Zbardhen takimet me zyrtarët gjermanë

LEXO EDHE:  Xhafaj dhe Veliu në Berlin/ Zbardhen takimet me zyrtarët gjermanë

Deri tani Korfuzi ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme ndërkohë që i gjithë rajoni verior ka mbyllur shkollat përfshirë Athinën dhe Selanikun.

LEXO TE PLOTE

Bota

Mijëra italianë protestojnë në rrugët e Milanos kundër ‘Green Pass’

Publikuar

-

Nga

cna lajme bota

Mijëra italianë janë mbledhur në rrugët e Milanos për të protestuar kundër ‘Green Pass’, e cila është vënë si detyrim nga qeveria italiane për të lejuar qytetarët që të punojnë.

Të shumtë në numër ishin ata që thërrisnin ‘Liri’, ‘Jo Green Pass’.

Zona ishte nën kontrollin e policisë,  e cila bllokoi hyrjen në Piazza Duomo dhe nga karabinierët.

“Njerëzit si ne nuk heqin dorë kurrë”, thërrisnin ata, duke alternuar ofendimet kundër kryeministrit Mario Draghi.

LEXO EDHE:  Tronditet sërisht Gjermania/Pacienti vret mjekun, pastaj veten

LEXO EDHE:  “Timonierit i thyhet timoni në Berlin”



Një segment prej rreth 500 personash, u përpoqën të shkëputeshin nga procesioni duke synuar stacionin Qendror, por forcat e policisë u rreshtuan duke i bllokuar ata.

Qeveria italiane ka vendosur detyrim pajisjen me një pasaporte vaksinimi për të punuar./ CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE