Connect with Us

Zbulohet axhenda e javës së 3-të të Kategorisë Superiore, ja kur luhen 5 sfidat interesante

Sport

Zbulohet axhenda e javës së 3-të të Kategorisë Superiore, ja kur luhen 5 sfidat interesante

Publikuar

-

Kategoria Superiore, do të rikthehet në fundjavën e ardhshme, ku janë planifikuar të zhvillohen edhe 5 sfidat e vlefshme për javën e 3-të, ndërkohë që ditën e mërkurë do të luhen takimet e raundit të parë të Kupës së Shqipërisë.

Sfida mes Laçit dhe Kukësit do të ngrejë siparin e kësaj javë të tretë. Kjo përballje do të startojë ditën e shtunë (25 shtator), në orën 13:45, për të vijuar më pas me dy duelet spektakolare atë mes Teutës dhe Dinamos si dhe Partizani-Vllaznia.

Teuta dhe Dinamo do të ndeshen në orën 16:45, ndërkohë që mbrëmja do të kulmojë me takimin Partizani-Vllaznia. Dita e diel (26 shtator) ka rezervuar dy sfidat të cilat do të luhen në orare paralele (13:45). Në Rrogozhinë Egnatia do të presë Skënderbeun e Migen Memellit, ndërkohë që në Kamzë do të zhvillohet dueli mes Kastriotit dhe Tiranës. Ja axhenda e plotë:

JAVA E 3-TË E KATEGORISË SUPERIORE:

E SHTUNË (25 SHTATOR)

Laçi-Kukësi ora 13:45

Teuta-Dinamo ora 16:45

Partizani-Vllaznia ora 19:45

E DIEL (26 SHTATOR)

Egnatia-Skënderbeu ora 13:45

Kastrioti-Tirana ora 13:45

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kombëtare

Cikalleshi do Rejën te Shqipëria: Hapa para, me De Biazin ishim “çfarë të dali”

Publikuar

-

Nga

Sokol Cikalleshi do të rezultonte pozitiv me Koronavirus para ndeshjes së Shqipërisë me Poloninë, ndërsa tani ndodhet në Turqi duke u stërvitur normalisht me Konyaspor pasi mori përgjigjen që duhej nga testi. Për këtë arsye sulmuesi nuk ka luajtur në finalen e madhe në “Air Albania”. Ndërkohë në një intervistë për “Top Channel”, Cikalleshi shprehet se i njëjti rast i ka ndodhur edhe në Ligën e Kombeve, por në testin e dytë do të dilte negativ dhe hyri në fushë për të shënuar. Gjithashtu Cikalleshi ka prekur edhe temën e trajnerit te Shqipëria, duke kërkuar Rejën.

“Kam pasur raste edhe më para që të dilja pozitiv. Më ndodhi në Ligën e Kombeve kur dola pozitiv, të nesërmen dola negativ. Hyra në fushë dhe shënova tre gola në dy ndeshje, Ligën e Kombeve e mbyllëm në vendin e parë. Pretendova se do të ishte një rast i njëjtë, por doktori më tha se nuk ishte e mundur pasi isha 100% pozitiv. Gjithmonë do të ketë diskutime për Shqipërinë, edhe nëse fitojmë. Tani minimumi të lëmë poshtë nesh Hungarinë, duhet ta mbyllim sa më mirë.



Nuk do të shkojmë të mundur kundër Anglisë, futbolli është i bukur pasi ka surpriza. Reja? Do të doja shumë që të vazhdonte. Jo vetëm në anën personale, por në kompleks Kombëtarja ka bërë hapa përpara. Në kohën e De Biazit ne rrinim vetëm në mbrojtje dhe më pas cfarë të dilte përpara. Tani ne kemi topin në zotërim, qarkullojmë, shënojmë”, tha Cikalleshi.

LEXO TE PLOTE

Sport

Demi qetëson Ilir Dajën: Nuk e shkarkoj edhe nëse humbet derbin

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Partizanit, Demi ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”. Kreu i kryeqytetasve ka sqaruar përfundimisht edhe temën e shumëkomentuar rreth trajnerit Daja. A do të largohet nëse humbet derbin me Tiranën? Në të shkuarën janë lëkundur trajnerët që kanë humbur në një derbi, për më tepër që Partizani nuk ka marrë ende fitoren e parë në pesë javë. Megjithatë Demi ka konfirmur se trajneri do të qëndrojë pavarësisht rezultatit kundër Tiranës.

“Ne kemi bërë një akord me Dajën. Unë nuk jam specialist teknik. Jemi në fillimin e garës. Partizani i ka humbur pikët vetë, për shkak të gabimeve. Nuk ka asnjë problem mes presidentit dhe drejtorit. Olsi Rama merret më shumë me ekipin. Unë po punoj për dhuratën e madhe për tifozët, si kompleksi dhe akademia. Përveç meje, Daja e ka përkrahjen e drejtorit. Themi në se ka probleme dhe defekte, futbolli është si familje, ndonjëherë nuk ecin gjëra. Nuk ka asnjë ftohje mes Partizanit dhe Dajës si trajner. Edhe mua nuk më pëlqeu ndeshja me Kukësin, por të tjerat kanë qenë pozitive. Daja nuk ka asnjë problem.



Kam thënë njëherë se sa të jem unë, Tiranës nuk i ecën me Partizanit. E mira është që ne të fitojmë, por edhe po nuk fituam, nuk është ndonjë çudi e madhe. Daja nuk lëkundet. Presioni është pak më i madh te ne, sepse na duhen pikët. Shpresoj që në derbi të kemi edhe pak fat. Ne nuk kemi pasur fat fare deri tani. Nuk ka përçarje mes klubit dhe trajnerit, këtë duhet ta kenë të qartë të gjithë. Kompleksi do të jetë gati në mes të nëntorit. Nuk heq kollaj njeri unë nga Partizani”, tha Demi.

LEXO TE PLOTE

Sport

Rexhepi nxeh sfidën me Dinamon: Ibrahimi nuk më shënon dot

Publikuar

-

Nga

Rivali i radhës për Skënderbeun është Dinamo dhe për portierin Rexhepi bëhet fjalë për një tjetër ndeshje delikate që kërkon përqendrim maksimal. Informacionet për kundërshtarin janë të shumta, pasi janë përballur edhe më herët, ndaj edhe për këtë gardiani e quan si mundësinë më të mirë për të marrë një fitore.

“Dihet që ndeshjet në këtë sezon janë të vështira dhe të gjitha duan impenjim maksimal. E tillë është edhe ndeshja me Dinamon. Ne kemi një informacion më shumë për këtë kundërshtar, pasi jemi përballur me ta edhe në ndeshjet e zhvilluara gjatë fazës përgatitore. Është një ekip i ri me elementë të mirë në përbërje. Por, besoj se kjo do të jetë ndeshja e kthesës për ne. Jemi të bindur dhe të vendosur që të marrim fitoren e parë sezonale, ndaj edhe do të japim maksimumin në këtë takim.



Një fitore na ngjit në renditje, pasi diferencat nuk janë të mëdha. Për këtë unë mendoj se do t’ia dalim”, vijoi shkupjani. Ndërkohë, nuk mund të mungonin batutat dhe ngacmimet për kapitenin e bluve, Agim Ibraimi. Rexhepi ka qenë me fantazistin te Shkëndija e Tetovës dhe i pyetur për të, ka konsideratën maksimale si lojtar, ndërsa nga ana tjetër e ka paralajmëruar. “Ibraimi është një nga lojtarët më cilësorë që janë në Shqipëri për rolin e vet. Është i paparashikueshëm dhe mund të zgjidhë i vetëm një ndeshje. Por këtë herë duhet të marrë masat mirë, pasi nuk do të më shënojë dot. Ky është edhe basti im me të”, përfundoi prononcimin e tij për Panorama Sport titullari i portës korçare.

LEXO TE PLOTE