Connect with Us

Viti i ri akademik/ Manastirliu: Kemi nisur vaksinimin për pedagogë e studentë në çdo universitet të vendit

Aktualitet

Viti i ri akademik/ Manastirliu: Kemi nisur vaksinimin për pedagogë e studentë në çdo universitet të vendit

Publikuar

-

cna lajme aktuale

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar se tashmë në çdo universitet të Shqipërisë ka nisur vaksinimi anti-Covid për studentë e pedagogë.

Në prag të nisjes së universitetit, Manastirliu thotë se ky proces po bëhet për të patur një garanci më shumë për vitin e ri akademik.

“Dyert e universiteteve janë hapur më herët, për të vaksinuar pedagogë e studentë, si një garanci më shumë, për një ecuri sa më të mirë të vitit të ri akademik që është në prag. Me programin tonë të vaksinimit në komunitet, kemi nisur vaksinimin anticovid me ekipet tona mjekësore në çdo universitet të vendit”, shkruan Manastirliu në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:  Studimi i ri/ Këto janë mënyrat që mund të ndihmojë në parandalimin e migrenës

Kujtojmë se lidhur me këtë çështje, kryeministri Edi Rama bëri të qartë se studentët duhet të vaksinohen në rast se duan të hyjnë në auditorë, ose në rast të kundërt duhet të ndjekin mësim online./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Ekonomi

DW: Paradoksi i Shqipërisë me energjinë elektrike/ E shet lirë dhe e blen shtrenjtë

Publikuar

-

Nga

cna lajme ekonomi

Si do ta përballojnë familjet dhe bizneset e vogla në Shqipëri krizën e furnizimit me energji elektrike që po troket, ndërkohë që çmimet janë në qiell?

“Ne varemi nga shiu”- tha kryeministri Edi Rama gjatë paraqitjes në media të një plani kundërveprimi ndaj krizës energjitike, duke i qetësuar qytetarët se ky plan nuk parashikon rritjen e ꞔmimit të energjisë elektrike për konsumatorët familiarë dhe biznesin e vogël dhe as kufizime në furnizimin me energji elektrike në shkallë vendi.

Ai paraqiti edhe një plan kundër krizws energjetike, i cili do të zgjasë deri në fillim të verës 2022, dhe do të kushtojë 100 milio euro në fund të këtij viti dhe 100 milion euro të tjera në fillim të vitit tjetër që do të shkojnë në favor të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elekrike (OSSHE).

Vend i pasur me burime ujore, por …



Edhe pse Shqipëria është një vend i pasur me burime ujore, katër hidrocentralet më të fuqishme të Shqipërisë mbi lumin Drin, sipas kryeministrit Rama nuk i plotësojnë dot të gjitha nevojat e vendit për energji elektrike, prandaj sikurse tha ai ne “shesim lirë kur rajoni rreth nesh nuk ka nevojë alarmante për energji për të mos hedhur ujin e hidrocentraleve në lumë apo përmbytur fushat e mbjella. Dhe blejmë shtrenjtë energji elekrike, sepse dalim në treg kur nevoja për energji bëhet alarmante per shkak të thatësirës.”

LEXO EDHE:  Vakte të shëndetshme me pak kalori

LEXO EDHE:  Fëmijët e pisët janë më të shëndetshëm

Si zgjidhje Rama prezantoi praninë e një sistemi për të mbajtur ujë rezervë për ta përdorur në kohë thatësire dhe hidrocentralin e Skavicës në kaskadën e Drinit për ndërtimin e të cilit Korporata Elektroenergjitike e Shqipërisë (KESH) nënshkroi në korrik të këtj viti marrveshjen me korporatën ameikane Bechtel. “Po ndërtojmë hidrocentralin e Skavicës, që të kemi një rezervuar mbledhës, që ujin që kemi të tepërt sot ta mbajmë rezervë për nesër kur të kemi thatësirë.”

Sipas ekspertëve ndërtimi i këtij hidrocentrali do ta bëjë Shqipërinë një nga prodhueset më të mëdha të energjisë elektrike në rajon, duke rritur prodhimin e pesë hidrocentraleve mbi lumin Drin me 20 përqind dhe arritur në 1350 MV. Shifra mbresëlënëse, por që nuk shpjegojnë se si do të zgjidhet problemi i varësisë nga shiu, i cili për shkak të ndryshimeve të klimës me siguri që do të shtohet.

Nga ana e saj opozita e konsideron krizën energjitike pasojë të korrupsionit dhe të keqmenaxhimit./DW

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Shënim/ “Skandali Kurz”, Edi Rama dhe Top Channel

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktualitet

“Si i përdori paratë e shtetit, skandali i korrupsionit që fundosi kryeministrin austriak, Sebastian Kurz”. Është ky lajmi i raportuar me detaje nga Top Channel, ditën e sotme.

Deri këtu çdo gjë duket në rregull, por ashtu siç e citon edhe Top Channel në tekst, edhe në mediat evropiane dhe ato austriake raportohet  se “skandali Kurz”, është për shkak të blerjes së qëndrimeve pozitive.

Pra, akuzohet se ka financuar mediat që të mbajnë qëndrime pozitive ndaj tij.

Mos është i njëjti rast dhe me Top Channel, i cili është pa asnjë diskutim është megafon i Qeverisë.

Mos vallë “skandali Kurz”, duhet të jetë “skandali Rama” në Shqipëri?

Top Channel, një televizion që drejtohet nga një ish deputet i Partisë Socialiste, ish-Ministër i Partisë Socialiste  është kthyer në papagallin e Edi Ramës.

Ndërsa Kurz, paska blerë disa qëndrime pozitive në media në Austri, po Top Channel, çfarë ka bërë në Shqipëri?

Top Channel, është vërtetuar se ka lidhje me ortakërinë, me biznese korruptive të Qeverisë, përfshirë këtu  aferën e inceneratorëve që po hetohet nga SPAK.

LEXO EDHE:  Fëmijët e pisët janë më të shëndetshëm

LEXO EDHE:  Vakte të shëndetshme me pak kalori

Ben Blushi, ish-deputet, ish-Ministër i Partisë Socialiste, është i lidhur në ortakëri me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton nëpërmjet bashkëshortes së tij apo është në ortakëri edhe me Stela Gugallen e inceneratorit të Elbasanit, drejtpërdrejt me një kompani të regjistruar në Shqipëri.

A nuk janë blerje pozitiviteti apo propaganda të shfrenuara me paratë e taksapaguesve të cilët, detyrohen edhe pse të varfër të paguajnë koncensione qindra miliona –euro, të prodhuara nga ortakëria me pronarë televizionesh, përfshirë këtu Vjollca Hoxhën dhe Ben Blushin?/CNA.al

 

Ortakëria e drejtuesve të Top Channel me inceneratorët/ Dyshimet pse u themelua kompania



Skandali-Nga pronarët e mediave tek kompanitë off shore/ Skema e plotë e koncesionit të inceneratorëve, emrat e përfshirë

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

Skandali/ Zbulohet skema e plotë, si pronarët e inceneratorëve paguan aksionerët e Top Channel

Zbulohen fijet/ Si u përdor Top Channel për të mbrojtur aferën 330 mln euro të plehrave

 

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Klodiana Lala në një rrëfim ndryshe për veten dhe familjen

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktualitet

Ajo ka thyer çdo tabu në gazetari dhe jo vetëm. Klodiana Lala, gazetarja e kronikës prej 14 vitesh në Neës24 ka ardhur këtë të shtunë në një intervistë siç nuk jemi mësuar ta shohim më parë.

E veshur me një kostum sportiv, gazetarja ka treguar për emisionin ‘Fitstation’ momente nga rutina e saj në familje, por edhe të pathënat e një profesioni aq te bukur dhe vështirë njëkohësisht si gazetaria.



Unë kam patur të qartë që në fëmijëri, jetonim në një familje të madhe, babai im ka shumë vëllezër dhe motra, jetonim të gjithë bashkë, unë isha një vajzë mes shumë djemve, merrja një cop letër dilja përpara dhe recitoja e prezantoja. E kisha të qartë që do isha gazetare. Sapo kam prekur lajmin e parë të kronikës kuptova që nuk kisha lidhje me asnjë lajm tjetër përveçse me kronikën. Ka qenë një lajm shumë interesant e kemi trajtuar me kolegun Artan Hoxha, lajm që kishte të bënte për kohën me një ‘bos të madh të trafikut të drogës’, dhe unë bëra një gabim te mbiemri dhe kur Tani u kthjellua më tha ‘e di çfarë lajmi ke sjellë’ dhe të nesërmen kur është botuar lajmi kam shkuar kam blerë gazetën dhe më dukej sikur e gjitha ishte e imja” – u shpreh Klodiana Lala./BW

LEXO TE PLOTE