LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Mançesterit i mjafton Ronaldo dhe Lingard, Brajtoni triumf për vendin e tretë në Premier Ligë

19 Shtator 2021, 15:37, Sport CNA
VIDEO/ Mançesterit i mjafton Ronaldo dhe Lingard, Brajtoni triumf

Mançester Junajtid ka marrë një fitore shumë të rëndësishme duke mposhtur 1-2 në transfertë rivalët e Uest Hemit.

Golin e parë të takimit e shënuan vendasit me Benrama në minutën e 30-të të takimit, por pesë minuta më vonë Kristiano Ronaldo vendosi baraspeshën duke dërguar ??djajtë?? të qetë në dhomat e zhveshjes.

Pjesa e dytë ishte pa shumë ritëm, ku u desh të vinte minuta e 89-të e takimit për Junajtid që të shënonte golin e fitores. Lingard, i aktivizuar në fushë në minutën e 73-të shfrytëzoi mjaft mirë një pasim të mesfushorit Matiç, duke i dhënë tre pikë skuadrës së Solskjaer.

Në sfidën tjetër, Brajtoni mposhti 2-1 Lestërin duke u konfirmuar si surprizë këtë sezon pasi vendasit ngjiten në vendin e tretë në renditje duke lënë pas Mançester Sitin, Çelsin e Totenhemin.

Lajmet e fundit nga