Connect with Us

VIDEO/ Ernest Muçi është tjetër nivel! Ideon skemën te Legia, driblon 5 kundërshtarë dhe ndal topin në rrjetë

Sport

VIDEO/ Ernest Muçi është tjetër nivel! Ideon skemën te Legia, driblon 5 kundërshtarë dhe ndal topin në rrjetë

Publikuar

-

Ernest Muçi ka gjetur golin e dytë me Legian, në ndeshjen që kampionët e Polonisë po fitojnë 2-0 në shtëpi me Lecnza, për javën e tetë të elitës polake. Sulmuesi shqiptar ka marrë me vetë të gjithë kundërshtarët, duke dribluar pesë prej tyre për golin e minutës së 27.

Ish-i i Tiranës ka nisur goditjen e dënimit, duke qenë ideator i skemës që solli golin e qetësisë dhe të tretin për të këtë sezon. Djaloshi shqiptar po fiton besimin e trajnerit, duke bindur me lojë dhe gola në elitën e Polonisë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Premier Liga

“Më futën në bagazh”, sulmuesi i njohur tregon transferimin e sikletshëm nga Chelsea: Godita kokën në çdo cep

Publikuar

-

Nga

Demba Ba është kthyer pas në kohë dhe kujton mënyrën se si u transferua në vitin 2011 drejt West Ham-it. Sulmuesi senegalez la Chelsea-n me objektivin për të shpëtuar nga rënia ekipin e ri, por pa patur sukses në fund.



Transferimi i tij duhej të mbetej një sekret mediatik, për këtë arsye Demba Ba ka përfunduar në bagazhin e një makine.  “Ata nuk donin që shtypi të merrte vesh për transferimin dhe unë përfundova në bagazh. Nuk kishte shumë hapësirë dhe godita kokën në çdo cep,” tha Demba Ba.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Sadiku fiton gjyqin në FIFA, ish-klubi detyrohet të paguajë shumën e majme

Publikuar

-

Nga

Armando Sadiku ka fituar në FIFA gjyqin me Erzurumspor, klubin nga Turqia. Sezonin e shkuar sulmuesi elbasanas ishte pjesë e elitës së Turqisë, teksa nuk qëndori shumë gjatë për shkak se në janar turqit vendosën ta largonin në mënyrë të njëanshme.

Në lidhje me situatën, Sadiku dhe klubi ranë dakord për pagat e prapambetura, teksa drejtuesit e turqve nuk u treguan korrektë. Lojtari e dërgoi çështjen në FIFA, me organin e futbollit botëror që i ka dhënë të drejtë lojtarit për pagat.



70 mijë euro detyrohet të paguajë klubi turk në llogarinë e Sadikut, plus 20 përqind të shumës si kamatë vonesë. Në afatin prej 45 ditësh shuma duhet paguar, në të kundërt merkato e Erzurumspor do bllokohet për tre sesione. Pas aventurës në Superligë sezonin e shkuar, skuadra u rrëzua në ligën e parë turke ku luan aktualisht.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Ranieri debuton ndaj Liverpool, Broja kërkon golin e parë në Premier League

Publikuar

-

Nga

E shtuna vjen si gjithmonë me një mori përballjesh mjaft interesante, teksa kampionati më i fortë në botë, ai anglez spikat me sfidat që propozon këtë fundjavë. Kështu në orën 13:30, Claudio Ranieri do të debutojë në pankinën e Watfordit, ku u ul vetëm pak ditë më parë dhe do ta bëjë këtë me një sfidë të jashtëzakonshme si ajo ndaj Liverpoolit.

Megjithatë në orën 16:00 vëmendja do të spostohet në “Kingh Power Stadium”, ku Leicester i Brendan Rodgers do të presë “djajtë e kuq” të Manchesterit. Po në të njëjtën orë,  do të vijnë edhe dy sfida të tjera mjaft interesante si Man. City-Burnley dhe Southampton-Leeds, me Armando Brojën që do të kërkojë golin e tij të parë në Premier League.



Në orën 18:30, luhet sfida Brentford-Chelsea, me vendasit që kanë surprizuar në këtë sezon debutues për ta dhe sot do të kërkojnë të konfirmojnë forcën edhe përballë kampionëve në fuqi të Europës.

Krahas Premier League, nuk do të mungojnë as sfidat e kampionatin gjerman, me Borussia Dortmund-Mainz, e planifikuar për në orën 15:30 dhe M’Gladbach-Stuttgart në orën 18:30, ndërsa kampionati francez spikat me sfidën Lyon-Monaco, që garanton një 90-minutësh spektakolar duke nisur nga ora 21:00 e mbrëmjes.

LEXO TE PLOTE