LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Çmendet Myrto Uzuni! Sulmuesi shqiptar shënon 6 gola dhe jep 1 asist në 90 minuta, i mërzit futbollin rivalëve

19 Shtator 2021, 15:19, Sport CNA
VIDEO/ Çmendet Myrto Uzuni! Sulmuesi shqiptar shënon 6 gola dhe jep

Myrto Uzuni ka shpërthyer në Kupë me Ferencvarosh. Sulmuesi shqiptar ishte protagonisti kryesor në përballjen ndaj Hatvan, që vinte nga niveli i tretë i futbollit në Hungari. Katër golat e parë do të realizoheshin prej tij, ndërsa në minutën e 71 do të jepte asist për Gera Zalan.

Zlejko Gavric thelloi rezultatin në 6-0, ndërsa Uzuni shënoi në të 76 nga penalltia. Spektakli vazhdoi në të 82 teksa pasi i rrëmbeu topin kundërshtarëve, sulmuesi shqiptar dribloi portierin dhe tundi sërish rrjetën, për herë të gjashtë në aspekt personal.

 

Lajmet e fundit nga