Connect with Us

Si përcaktohet një vdekje nga COVID-19?

Shëndeti

Si përcaktohet një vdekje nga COVID-19?

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Pacienti Sh.A., nga Prishtina ishte infektuar me COVID-19 në muajin gusht të vitit 2021.

Pas dy javësh e gjysmë, ai rezultoi negativ në koronavirus. Ndërkaq 10 ditë pas kësaj periudhe, ai vdiq në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në formularin e raportimit të vdekjes së tij, përmendet edhe sëmundja COVID-19, por sipas familjarit që nuk deshi të identifikohet, vdekja e tij u përcaktua si post-COVID.

Kjo vdekje, sipas këtij familjari, nuk u llogarit si vdekje nga sëmundja COVID-19.

Pacienti, sipas raportit, vuante edhe nga sëmundje shoqëruese, përkatësisht sëmundje kardiake, hipertension dhe diabet.

Cilët janë shkaktarët e vdekjeve në Kosovë nga COVID-19?

Që nga fillimi i përhapjes së pandemisë së koronavirusit në Kosovë, në mars të vitit 2020, institucionet shëndetësore kanë regjistruar edhe vdekjet e personave me COVID-19.

Gjatë muajve të parë të pandemisë, në njoftimet e rregullta të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, zakonisht njoftohej nëse të vdekurit me COVID-19 kishin edhe sëmundje shoqëruese.

Me rritjen e rasteve të këtyre vdekjeve, detaje të ngjashme nuk jepen më publikisht, derisa bëhet i ditur vetëm numri i përgjithshëm i atyre që konsiderohen të vdekur nga COVID-19.

MSH: Po punojmë me udhëzimet e OBSH-së

Nga Ministria e Shëndetësisë (MSH) në Kosovë për Radion Evropa e Lirë, kanë thënë se për definimin e rasteve të vdekura nga COVID-19, apo shkaktarë të tjerë, përdoren udhëzuesit e Organizatës Botërore e Shëndetësisë (OBSH) “bazuar në Klasifikimin Statistikor Ndërkombëtar të Sëmundjeve”.

Udhëzuesi, të cilit Ministria e Shëndetësisë i referohet, u publikua më 16 prill 2020.

Në këtë udhëzues thuhet se “një vdekje, si pasojë e COVID-19, definohet për qëllime të mbikëqyrjes si një vdekje nga një sëmundje klinikisht e përputhshme në një rast eventual ose të konfirmuar me COVID-19″.

“Përveç nëse ka një shkaktar alternativ të vdekjes, që nuk mund të lidhet me sëmundjen e COVID-19 ( si p.sh. trauma)”, thuhet në këtë udhëzues.

MSH: Mbi 90 për qind e viktimave ishin të pavaksinuar

Në mënyrë që një vdekje të përcaktohet se është shkaktuar si pasojë e COVID-19, sipas OBSH-së, nuk mund të ketë një periudhë të shërimit të plotë nga COVID-19 dhe vdekjes së pacientit.

“Një vdekje si pasojë e COVID-19, nuk mund t’i atribuohet një sëmundjeje tjetër (p.sh. kancerit) dhe duhet të numërohet pavarësisht gjendjeve ekzistuese që dyshohet se kanë nxitur përkeqësim të COVID-19”, thuhet në raport.

LEXO EDHE:  Prej 2 javësh i shtruar në Infektiv/ Humb jetën nga Covid-19 infermieri i QSUT-ës

Ministria e Shëndetësisë e as Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike nuk kanë dhënë detaje të tjera mbi formën se si një vdekje hyn në mesin e numrave të vdekjeve ditore nga COVID-19.

Naser Ramadani, drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, tha për Radion Evropa e Lirë se “kjo çështje është strikt procedurë e klinicistit që merret me rastin”.

Në Kosovë në muajt e fundit ka pasur një rritje të rasteve të vdekjeve me COVID-19.

Vetëm nga e hëna më 13 shtator deri të dielën më 19 shtator janë shënuar 104 raste të vdekjeve nga COVID-19.

Profesionistë shëndetësorë kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se vonesat e paraqitjes me kohë te mjeku, mosvaksinimi kundër COVID-19 dhe mungesa e stafit shëndetësor në spitale, janë disa prej arsyeve pse po vazhdon të ketë numër të lartë të vdekjeve në Kosovë nga koronavirusi.

Sa e zvogëlon vaksinimi rrezikun e COVID-it të gjatë?

Rregullat e varrimit për viktimat nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka thënë që për rastet e të vdekurve nga COVID-19, duhet të ndiqen udhëzimet ligjore sa i përket procedurave të varrimit.

Udhëzimet ligjore sipas MSH-së janë të përpiluar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës, që përcjellin edhe rregullat e OBSH-së.

Deri në 400 euro për varrosjen e viktimave të COVID-19

Sipas kësaj rregullative, personi i vdekur nga COVID-19, duhet të futet në qese speciale të mbyllura hermetikisht nga punëtorët shëndetësorë, të cilët janë të trajnuar për menaxhimin e personave që vdesin nga sëmundjet ngjitëse.

“Pastaj kufoma të vendoset në arkivol metali, i cili duhet të mbyllet hermetikisht dhe pastaj arkivoli i metalit në arkivol të drurit, pas së cilit hap të procedurës është e obliguar të kryhet masa sanitare e dezinfektimit të hapësirës, mjeteve të punës, vendit, asgjësimin të uniformave të punëtorëve shëndetësorë që kanë menaxhuar rastin”, thuhet në raport.

Personat të cilët kanë vdekur nga COVID-19, nuk lejohet të lahen apo të vishen sipas riteve fetare.

Ministria e Shëndetësisë megjithatë nuk është përgjigjur në pyetjen nëse personat e vdekur nga COVID-19, por që në momentin e vdekjes nuk kanë pasur test pozitiv për koronavirus, i nënshtrohen kësaj procedure të varrimit.

Kosova, që prej muajit gusht, është përballur me rritje të rasteve me koronavirus dhe të vdekjeve. Aktualisht raste aktive janë mbi 9 mijë./rel

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Shëndeti

Bie ndjeshëm numri i të infektuarve/ Tre viktima në 24 orë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 3,549 testime, kanë rezultuar pozitivë 428 qytetarë, ndërsa kanë humbur jetën 3 qytetare.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:171 qytetarë në Tiranë, 46 në Kamëz, 30 në Fier, 17 në Durrës, 12 në Lushnje, 11 në Korçë, 10 në Shkodër, Krujë, 9 në Gjirokastër, Sarandë, Elbasan, 8 në Kukës, Lezhë, Vlorë, Kolonjë, 7 në Patos, 4 në Tropojë, Kurbin, Vorë, Gramsh, 3 në Bulqizë, Mallakastër, Dimal, Kuçovë, Libohovë, 2 në Has, Kavajë, Divjakë, Himarë, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, Pogradec, Berat, 1 në Vau Dejës, Mirditë, Dibër, Mat,  Rroskovec, Konispol.

Janë 6,289 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 158 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, tre qytetarë: një qytetar nga Berati 66 vjeç, një qytetar nga Tirana 74 vjeç dhe një qytetar nga Vlora 88 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

LEXO EDHE:  “Masat anti covid janë të buta”/ Ekspertja e PD: Qeveria përgjegjëse për rritjen e rasteve

LEXO EDHE:  Covid brenda shkollave/ Rezultojnë pozitiv 2 mësues në Berat, vatër e “nxehtë” edhe fasoneritë



Janë shëruar 501 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 168,437 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (16 Tetor 2021)

Raste të reja ditore        428
Të shëruar në 24 orë      501
Të shtruar në spitale       158
Humbje jete në 24 orë    3
Testime ditore                3,549

Testime totale              1,257,173
Raste pozitive                177,536
Raste të shëruara           168,437
Raste Aktive                     6,289
Humbje jete                     2,810

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë            3036
Durrës            745
Fier                 663
Shkodër         502
Elbasan          238
Lezhë              185
Gjirokastër      202
Berat              184
Vlorë              144
Korçë             161
Kukës             148
Dibër              81

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Jo vetëm gratë, edhe meshkujt të rrezikuar nga kanceri i gjirit/ Simptomat e pazakontë që nuk duhet t’i injoroni

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kanceri i gjirit është një nga kanceret më të shpeshta tek gratë. Mund të zhvillohet edhe tek burrat, por është më e zakonshme tek gratë. Sipas Shoqërisë Amerikane të Kancerit, 1 në çdo 8 femra është në rrezik të zhvillojë kancer të gjirit ndërsa kanceri i gjirit tek meshkujt përbën 1% të kancerit të përgjithshëm të gjirit.

Meshkujt dhe femrat kanë anatomi të ngjashme të gjirit deri në pubertet, pastaj gjoksi zhvillohet tek femrat dhe qelizat e gjirit bëhen shumë aktive dhe të ndjeshme ndaj niveleve të estrogjenit, në kontrast me meshkujt, ku ata mbeten joaktivë dhe të paekspozuar ndaj niveleve të larta të estrogjenit. The Health Site  shkruan se cilët jan faktorët që ndikojnë në shfaqjen e kancerit të gjirit të gratë dhe tek burrat.

Faktorët e rrezikut për meshkujt

Mutacionet gjenetike në gjenet CHEK2, PTEN dhe PALB2 mund të shkaktojnë kancer të gjirit tek meshkujt.

Sindroma Klinefelter

Meshkujt me këtë sindromë kanë kromozome shtesë X dhe kanë nivele më të larta të estrogjenit në krahasim me meshkujt e tjerë. Ata zhvillojnë gjinekomasti që çon në rritjen e indeve të gjirit. Këta burra kanë një shans të shtuar për të zhvilluar kancer të gjirit me 20 deri në 60 herë.

Kushtet e testikujve

Testikujt e zbritur ose testikujt e hequr në mënyrë kirurgjikale, etj mund të shkaktojnë gjithashtu rritje të shanseve për kancer të gjirit tek meshkujt.

Faktorët e Rrezikut Specifik Për Femrat

Gjinia Femërore

Femrat kanë një shkallë më të lartë të prekjes nga kanceri i gjirit sesa meshkujt për shkak të ndryshimit në anatomi dhe funksion.

Faktorët menstrual

Fillimi i menstruacioneve para moshës 12 vjeç dhe menopauza pas 55 janë faktorë të rritur të rrezikut për shkak të ekspozimit të zgjatur të estrogjenit.

Faktorët e rrezikut të përbashkët për të dy gjinitë

Kanceri i gjirit tek femrat rritet me moshën deri në vitet shtatëdhjetë sipas Shoqërisë Amerikane të Kancerit (ACS), mosha mesatare e diagnozës është 62 vjeç. Shkalla e kancerit të gjirit tek meshkujt gjithashtu rritet me moshën dhe mosha mesatare e diagnozës është 72. Është parë se 1 në 5 meshkuj me kancer të gjirit ka një anëtar të ngushtë të familjes që ka/kishte kancer të gjirit. Femrat me një të afërm të shkallës së parë me kancer të gjirit kanë 1.5 herë më shumë rrezik në krahasim me ato pa histori familjare dhe 2 deri në 4 herë më shumë rrezik me më shumë se një të afërm të shkallës së parë me histori të kancerit të gjirit.

LEXO EDHE:  Shumë shtete pezullojnë përdorimin e AstraZeneca/ Silva Bino del garant: Është e sigurtë

LEXO EDHE:  Vaksina e Pfizer-it/ Kanadaja e treta që e miraton pas Britanisë dhe SHBA-ve, zbardhet se çfarë u vendos për fëmijët

Faktorë të tjerë të rrezikut për kancerin e gjirit janë

-Obeziteti

-Pirja e duhanit

-Prija e alkoolit

-Stili i jetesës sedentare

-Historia e kaluar e kancerit të gjirit



-Ekspozimi i mëparshëm ndaj rrezatimit

Parandalimi

Nuk ka hapa të garantuar për të shmangur kancerin e gjirit plotësisht, por ka mënyra për të zvogëluar shanset për zhvillimin e sëmundjes.

-Ekzaminimet e vetë -gjirit (SBE – mujore) janë një nga bazat e parandalimit dhe zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit.

Më poshtë janë hapat e SBE

-Vëzhgoni gjinjtë për çdo asimetri/ gunga/ ndryshime në thithë/ ndryshime të lëkurës para pasqyrës në një pozicion në këmbë.

-Ngrini duart dhe shikoni për çdo ndryshim nëse ka, siç u përmend në hapin 1.

-Shtrihuni dhe kontrolloni gjoksin e majtë me gishtat e dorës së djathtë. Shtypni poshtë dhe shihni në një lëvizje rrethore në të gjitha zonat e gjirit dhe sqetullës.

-Gjoksi i djathtë duhet të ekzaminohet në mënyrë të ngjashme me gishtat e dorës së majtë.

-Përsëritni hapat e mësipërm ose në këmbë ose ulur.

Mënyra të tjera të parandalimit

-Testimi gjenetik për individët me një histori të fortë familjare të kancerit të gjirit

-Mbani një peshë të moderuar

-Ushtrime të rregullta për të qenë të aftë fizikisht

-Një dietë e shëndetshme e pasur me fruta dhe perime. Fitoestrogjenët janë veçanërisht të dobishëm. Shmangni ushqimin e rafinuar dhe të përpunuar, pirjen e duhanit dhe alkoolin./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

MSH nxjerr shifrat/ Mbi 440 raste të reja me Covid, ja sa persona humbën jetën sot

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 3572 testime, kanë rezultuar pozitivë 441 qytetarë, ndërsa kanë humbur jetën 10 qytetare.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:200 qytetarë në Tiranë, 36 në Fier, 24 në Elbasan, 19 në Durrës, 14 në Krujë, Vlorë, 13 në Lushnje, 12 në Berat, 11 në Kamëz, 9 qytetarë në Shkodër, Korçë, 8 në Vorë, 6 në Kukës, Patos, Gjirokastër, 4 në Pogradec, Peqin, 3 në Kurbin, Mallakastër, Sarandë, Tepelenë, Dimal, 2 në Vau i Dejës, Has, Lezhë, Mirditë, Kavajë, Dibër, Rroskovec, Dropull, Këlcyrë, Devoll, Kolonjë, 1 në Malësi e Madhe, Tropojë, Divjakë, Selenicë, Himarë, Konispol, Kuçovë, Skrapar, Librazhd.

Janë 6,365 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.



Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 146 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 10 qytetarë: një qytetar nga Fieri 21 vjeç, një qytetar nga Përmeti 42 vjeç, një qytetar nga Lezha 63 vjeç, një qytetar nga Pogradeci 64 vjeç, një qytetar nga Durrësi 70 vjeç, një qytetar nga Vlora 71 vjeç, një qytetar nga Berati 79 vjeç, një qytetar nga Saranda 81 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 73 dhe 82 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 628 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 167,936 që nga fillimi i epidemisë.

LEXO EDHE:  Shumë shtete pezullojnë përdorimin e AstraZeneca/ Silva Bino del garant: Është e sigurtë

LEXO EDHE:  “Boll me masa të çuditshme dhe të pakuptimta!”/ Dasho kritika për muzikën e diskove

Statistika (15 Tetor 2021)
Raste të reja ditore        441
Të shëruar në 24 orë      628
Të shtruar në spitale       146
Humbje jete në 24 orë    10
Testime ditore                3,572

Testime totale              1,253,624
Raste pozitive                177,108
Raste të shëruara           167,936
Raste Aktive                     6,365
Humbje jete                     2,807

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë            2,993
Durrës            778
Fier                 664
Shkodër         497
Elbasan          258
Lezhë              205
Gjirokastër      204
Berat              196
Vlorë              195
Korçë             148
Kukës             139
Dibër              88

LEXO TE PLOTE