LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qarkullonte me armë zjarri pa leje/ Policia vë në pranga 42 vjeçarin në Shkodër

19 Shtator 2021, 08:02, Kronika CNA
Qarkullonte me armë zjarri pa leje/ Policia vë në pranga 42

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër, në  bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Shkodër kanë ushtruar kontroll për kapjen e perosnave që qarkullojnë me armë zjarri pa leje.

Shtetasi G.C, 42 vjeç, është kapur në flagrancë nga policia pasi në automjetin e tij është gjetur një armë zjarri pistoletë me një krehër me 7 fishekë..

?Kontrolle të shtuara në të gjithë qarkun, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Qarkullonte me armë zjarri me vete, vihet në pranga 42-vjeçari. Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë me një krehër me 7 fishekë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër, në  bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Shkodër në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë ushtruar kontroll, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri.

Gjatë kontrolleve në vendin e quajtur rruga e Golemit, shërbimet e Policisë, kanë gjetur në automjetin e 42 vjeçarit,  poshtë sediles së drejtuesit mjetit një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. C., 42 vjeç, për veprat penale ?Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit?

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme procedural?, njofton policia./ CNA.al

Lajmet e fundit nga