Connect with Us

PSG fiton me Messin në fushë, por shkëlqimin e merr… Ikardi

Sport

PSG fiton me Messin në fushë, por shkëlqimin e merr… Ikardi

Publikuar

-

PSG-ja ka marrë një fitore në frymën e fundit në sfidën ndaj Lionit, ku protagonisti kryesorë u bë Mauro Ikardi i ardhur nga stoli.

Messi luajti edhe këtë ndeshje, por nuk arriti të linte dot gjurmë…

Madje ai u zëvendësua në pjesën e dytë nga Hakimi. PSG me kete fitore renditet ne vendin e pare me 18 pike, duke nisur edhe shkeputjen nga ndjekesit./ CNA.al

FT/ PSG-LION 2-1

Nejmar (penallti) 66′, Ikardi 90+2′ / Paketa 54′

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Seria A

VIDEO/ Përmbysje e çmendur në 3 minuta me autogol qesharak, Milani rimerr kreun e Serisë A

Publikuar

-

Nga

Milani ka siguruar sot një fitore shumë të vuajtur në Serinë A përballë Veronës, në një sfidë ku për shumë minuta dukej sikur do të vinte humbja e parë e kuqezinjve në kampionat.

 

Skuadra e Piolit në mënyrë të papritur e pa vetën në disavantazh pas 7 minutash, kur Kaprari mposhti Tatarusanun me një sulm të shpejtë. Më pas, ishte Barak ai i cili dyfishoi shifrat me penallti në minutën e 24-t, duke tronditur kuqezinjtë të cilët dukeshin larg formës së zakonshme.

Por në pjesën e dytë ishte në fushë një Milan tjetër, shumë më agresiv, i cili gjeti golin që hapi ndeshjen me anë të Zhiru, i kthyer përsëri mes titullarëve. Verona bëri hapa mbrapa duke menduar të administronte avantazhin, por gaboi gjithçka brenda 3 minutash. Fillimisht shkaktoi penallti të cilën e transformoi me saktësi Kesi, e pastaj Gunter çoi topin në mënyrë qesharake në rrjetën e portës së tij, duke i dhënë avantazhin Milanit.



Në fund kishte drithërima në portën kuqezi, por Tatarusanu bëri ndërhyrje të sigurta duke ruajtur katërkëndorin e tij, për të marrë këto tre pikë që kthejnë Milanin në kreun e renditjes së kampionatit.

Milan-Verona 3-2
59′ Zhiru, 76′ (p) Kesi, 78′ (ag) Gunter  / 7′ Kaprari, 24′ (p) Barak

LEXO TE PLOTE

Seria A

VIDEO/ Sherr tjetër pas mbylljes së Lacio-Inter, Luis Felipe merr të kuq për faj të “mikut” Korrea dhe shpërthen në lot

Publikuar

-

Nga

Ndeshja mes Lacios dhe Interit është mbyllur me tjetër sherr dhe karton të kuq. Situata ishte tensionuar që në golin e dytë të Lacios, kur lojtarët e Interit protestuan pse vendasit nuk ndalën lojën për shkak të dëmtimit të Dimarkos.

Por pas vërshëllimës përfundimtare, gjakrat janë nxehur përsëri. Luis Felipe shkoi të takonte Korrean dhe përplasja e tij me lojtarin argjentinas nisi një tjetër zënkë në fushë, me Lautario Martinez që reagoi përsëri ashpërsisht.

Pas disa momentesh kaosi, gjyqtari i tregoi Luis Felipes kartonin e kuq, ndërsa ky i fundit nuk i mbajti dot lotët, për atë që e cilësoi si padrejtësi. Ai u mundua të shpjegonte se Korrea ishte mik i tij pasi deri dy muaj më parë kishin qenë pjesë e Lacios. Por për gjyqtarin, gjesti i përplasjes me sulmuesin e Interit ishte i papërshtatshëm pas një ndeshje të tillë ndaj nuk hezitoi t’i konfirmonte ndëshkimin.



 

LEXO TE PLOTE

Seria A

VIDEO/ Lazio i shkakton humbjen e parë Interit në Serie A, e mposht me përmbysje

Publikuar

-

Nga

Interi ka pësuar humbjen e parë këtë sezon në Serie A përballë Lazios në stadiumin “Olimpico” të Romës.

Ndeshja nisi më mirë për “zikaltërit” që fituan një penallti që në minutën e 12, pas një ndërhyrje të gabuar të Elseid Hysajt ndaj Barellas e cila u kthye në gol nga Perisic.

Pjesa e parë do të mbyllej me avantazhin minimal të miqve, ndërsa pjesa e dytë do të fliste për vendasit që do të barazonin rezultatin me Immobilen në minutën e 64, pasi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Goli i dytë dhe i përmbysjes do të vinte në minutën e 81 me Enderson dhe në shtesë do të vuloste gjithçka serbi, Milinkovic – Savic.



Inzaghi pëson kështu disfatën e parë në kampionat nga ish-ekipi i tij.

 

LEXO TE PLOTE