Connect with Us

Probleme me furnizimin e ujit/ Ankohen banorët e Nartës: Ndërmarrja është vetëm për para

Sociale

Probleme me furnizimin e ujit/ Ankohen banorët e Nartës: Ndërmarrja është vetëm për para

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Banorët e Nartës kanë ngritur shqetësimin e mungesës së ujit.

Sipas tyre vetëm 2 orë në ditë është koha kur ata mund të gjejnë ujë në rubinetet e çezmave, por përpos kësaj, sipas banorëve uji është edhe i ndotur.

“Gjithë beharin ata të ndërmarrjes së ujërave kanë bërë terror këtu në fshat. Në kuptim që venin nëpër shtëpia dhe iu prishnin ujin kur nuk kishte ujë. Tani nuk duket njeri nga ata, tani që ka një orë ujë nuk vjen më njeri. Njerëzit kanë paguar leshtë e kokës për ujin këtu. Nuk ca kokën njeri. Ndërmarrja është vetëm për para.

Të gjithë tubat janë të shpuara edhe kalon llumi brenda”, është shprehur një prej banorëve për Report tv.

LEXO EDHE:  Arrestohet një protestues i Unazës së Re

“Unë nuk kam ujë. Një orë në mëngjes dhe një orë në darkë. Uji është i papijshëm.

Sistemi i shpërndarjes së ujit nga moto-pompat në fshat është bërë në mënyrë primitive. Ai atje nuk ka ujë, unë kam ujë. Sistemi i shpërndarjes së ujit është i gabuar. Unë e kam vetëm për larje, për të pirë vete e blej“, u shprehën banorët.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sociale

Kthjellime dhe rritje e temperaturave të ajrit/ Ja si do të jetë moti nesër

Publikuar

-

Nga

Sipas MeteoAlb: Vlerat e larta Barike do të sjellë në territorin Shqiptar dominim të motit

të kthjellët gjatë paradites në një pjesë të mirë të vendit. Ndërsa në orët vijuse priten

kalime vranësirash, më të mundshme në skajin verior duke rrezikuar shira të izoluar.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore

LEXO EDHE:  Arrestohet një protestues i Unazës së Re

LEXO EDHE:  Dyshohet se u helmuan nga uji/ 428 persona mësyjnë spitalin



nga 9°C deri në 28°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor duke sjell

në det dallgëzim 3 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Alarmante gjendja e fëmijëve”/ Shokon mjekja pediatre: Pedofilia është më e përhapur nga sa mendojmë ne

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ngjarja e rëndë që u shënua në Kamëz pak ditë më parë dhe vijimi i hetimit të vështirë që Prokuroria e Tiranës ka në dorë, për dyshimet e abuzimit seksual ndaj të miturës 6-vjeçare nga babai i saj, solli të tjera reagime në nivel ekspertësh.

Mjekja pediatre Linda Spahiu, ndërsa foli për këtë ngjarje në emisionin “Pa Gjurmë” në Report Tv, u ndal tek fenomeni i pedofilisë, duke kërkuar nga çdo profesionist i fushës të mos heshtë përballë fenomeneve të tilla.



Ajo i drejtohet medias të mos kenë kurrfarë hezitimi për të prekur këto tema, duke i konsideruar këto ngjarje si “një minë me sahat” për shoqërinë. Mjekja pediatre shton se raporti i pedofilëve në burra dhe gra po shkon në nivele të barabarta.

” Rasti që ne po shohim përditë është vetëm maja e ajsbergut. Pedofilia është shumë më e përhapur sesa mendojmë ne. Gjendja e fëmijëve është alarmante dhe kjo nuk është vetëm për Shqipërinë. Pedofilia është dhunë pushteti, jo seksuale. Pedofili nuk e dhunon seksualisht fëmijën se ka uri seksuale, edhe ai mendon se është manifestim i papërmbajtur instiktiv, por dëshira e tij e vërtetë dhe e thellë është marrëdhënia që ka ai me pushtetin. Pedofilia është nga rraca më e keqe, kriminelët më të këqij, që bëjnë veprën më të egër kriminale dhe akti pedofilik duhet trajtuar si një krim kundër njeriut. Pedofili ka një kusht fëmija nuk duhet të jetë i pjekur seksualisht, këtu nuk ka moshë ka ndodhur edhe tek foshnjat 3 muajshe. Kur fëmija shkon në pjekurinë seksuale pedofili e humb interesin për të”, tha ajo.

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Çmendet” moti/ Rriten temperaturat në Nëntor

Publikuar

-

Nga

cna lajme sociale

Territori ynë mbetet në mbizotërim e kushteve të qëndrueshme atmosferike gjatë gjithë ditës.

Pritet që zonat Jugore dhe Qëndrore të jenë në dominimin e motit të kthjellët, por herë pas here do të ketë dhe vranësira kalimtare.

Ndërsa në zonat Veriore pritet që vranësirat të jenë më të dukshme, por reshje nuk do të ketë.

LEXO EDHE:  Unaza e Re/ Basha: Banorët ia dolën të përgjysmojnë qeverinë

LEXO EDHE:  Masakër mbi faunën Shqiptare/ Gjendet i vrarë pelikani kaçurrel



Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por një renie të lehtë do të ketë mesdita duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 27°C.

Era do të fryjë e mesatare me shpejtësi 40 km/h, mbetet nga drejtimi Jugor duke sjell në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE