Connect with Us

Presidenca malazeze akuzon Rusinë për ndërhyrje në punët e brendshme të Malit të Zi

Kosova & Rajoni

Presidenca malazeze akuzon Rusinë për ndërhyrje në punët e brendshme të Malit të Zi

Publikuar

-

cna lajme rajon

Zyra e presidentit të Malit të Zi akuzoi të dielën autoritetet e Moskës dhe kreun e Kishës Ortodokse Ruse për ndërhyrje në punët e brendshme të Malit të Zi.

Zyra e presidentit malazez, Milo Gjukanoviq në një reagim, bëri të ditur, se Ministria e Punëve të Jashtme Ruse dhe Kisha Ruse janë anti-malazeze dhe anti-ortodokse.

“Vetëm disa ditë pas Ministrit të Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergej Lavrov, zëdhënësi i Kishës Ruse, Ilarion Alfejev shfaqet me teza dhe me komente cinike rreth ngjarjeve të shugurimit të kreut të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi .”

“Kjo konfirmon se Kisha Ruse është në shërbim të interesit shtetërorë të Federatës Ruse dhe vërteton faktin se janë anti-malazeze dhe anti-ortodokse”, thuhet në njoftimin e presidencës malazeze.

Zyra e presidentit thekson se deklaratat e fundit nga zëdhënësi i Kishës Ruse Ilarion dhe ministri Lavrov konfirmojnë ndërhyrjen e hapur të Rusisë në punët e brendshme të Malit të Zi.

“Është një mënyrë shumë e vrazhdë dhe e papërshtatshme nga një personalitet kaq i lartë i kishës ndaj Malit të Zi, që tradicionalisht ishte miqësore ndaj Rusisë, kurse komenti i ministrit Lavrov mbi ngjarjet e fundit në Cetinë është gjithashtu nën nivelin e shefit të diplomacisë së Rusisë dhe të reputacionit të tij personal”, thuhet në reagim.

Presidenti Gjukanoviq u referohej pohimeve të transmetuara në kanalin televiziv të Kishës Ortodokse Ruse, që citonte deklaratën e një peshkopi të Kishës Serbe ku pretendohej se 500 njerëz ishin të pranishëm në ngjarjet e fundit në Cetinë dhe se ata flisnin keq serbisht dhe se ishin nga Shqipëria ose vende të tjera të rajonit. Televizioni komentonte se ishte diçka negative që Presidenti Gjukanoviq ishte me ta.

“Ky është një mashtrim i qartë pasi më 4 dhe 5 shtator kishte mijëra qytetarë të Cetinës dhe qytetarë të tjerë malazezë në protesta, dhe se ata kryesisht flisnin gjuhën malazeze, por kishte edhe nga ata që flisnin serbisht, dhe se të gjithë ishin të bashkuar në mbrojtjen e dinjitetit të kryeqytetit dhe shtetit të tyre të Malit të Zi ”, përfundon reagimi i presidencës së Malit të Zi.

LEXO EDHE:  Kufijtë e Kosovës/ Ngjela zbulon prapaskenat e Thaçit

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, javën e kaluar, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të dëshironte që në projektin e “Serbisë së Madhe” ta kishte Kosovën, por pa shqiptarë dhe Malin e Zi pa malazezë. Sipas tij, Vuçiqi e konsideron kthimin e Malit të Zi në Serbi kompensimin e vetëm për Kosovën.

Në një intervistë për mediat kroate Gjukanoviq ka thënë se Serbia dhe Rusia po duan ta vënë nën kontroll Malin e Zi, në çfarëdo mënyre që mund të bëhet.

“Serbia sepse mendon se është koha e duhur për të bërë rivizatim kufijsh në Ballkan e Rusia që të dërgojë mesazh për NATO-n, BE-në e shtetet në rajon”, ka thënë Gjukanoviq.

Duke i konsideruar jo të sinqerta deklaratat e Vuçiqit se Serbia e njeh pavarësinë e Malit të Zi, Gjukanoviq ka thënë se Mali i Zi për Serbinë është një lloj kompensimi në mënyrë që të pranojë Kosovën e pavarur.

Mali i Zi kohët e fundit është përballur me tensione politike e etnike, që nxitën frikën për luftë civile me pushtetin aktual që po akuzohet se po punon në mohim të shtetësisë dhe kombit malazez. Me 5 shtator Mali i Zi ishte pranë konfliktit ndëretnik gjatë shugurimit të kreut të Kishës Ortodokse Serbe, në kryeqytetin historik dhe kulturor të Malit të Zi në Cetinë.

Partitë pro-malazeze që janë kundër ndërhyrjeve serbe po e akuzojnë presidentin serb Aleksandar Vuçiq për destabilizimin të vendit. Presidenti Gjukanoviq ngjarjet e fundit në Mal të Zi i ka cilësuar shumë serioze dhe tejet të rrezikshme për qëndrueshmërinë e rajonit./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kosova & Rajoni

Video/ Greqia nën pushtetin e ujit, shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Korfuz

Publikuar

-

Nga

Greqi është përfshirë nga reshje të dendura shiu me erëra të forta, duke shkaktuar përmbytje të mëdha në të gjithë vendin.

Korfuzi ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa përmbytje të mëdha ka edhe në Athinë e Selanik.

Ndërkaq, autostrada kombëtare Athinë-Lamia, si dhe rrugët ‘Alexandras dhe ‘Kifissias’ brenda qytetit, janë bllokuar, si rezultat i reshjeve të shiut në vazhdim.

LEXO EDHE:  Tensionimi nga Rusia/ SHBA: Pikëpyetje për motivet e Moskës në kufirin me Ukrainën

LEXO EDHE:  Tensionimi nga Rusia/ SHBA: Pikëpyetje për motivet e Moskës në kufirin me Ukrainën

Ministri i Mbrojtjes Civile, Christos Stylianidis njoftoi se është nisur për në Moraitika për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve të bllokuar për shkak të përmbytjeve atje.

Mbrojtja Civile iu rekomandon drejtuesve të mjeteve që të ndjekin udhëzimet e policisë dhe të shmangin zonat problematike, shkruajnë mediat greke./CNA.al



 

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kosova reagon ndaj deklaratës së Josep Borrell

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kosova reagon pas deklaratës së kreut të diplomacisë evropiane, Josep Borrell, i cili ndër të tjera, aksionin e policisë kundër kontrabandës në veri të Kosovës e cilësoi si një veprim të njëanshëm dhe të pakoordinuar.

Në Prishtinë dhe tek një pjesë e komunitetit ndërkombëtar ngjalli reagimedeklarata e kreut të diplomacisë evropiane, Josep Borrell, i cili në thirrjen e tij për ndaljen e akteve të dhunshme në veri të Kosovës, u shpreh edhe mbi “veprimet e një anshme dhe të pakoordinuara që vënë në rrezik stabilitetin janë të papranueshme”.

Kjo deklaratë nga autoritetet e Prishtinës u interpretua si një kritikë e Borrellit, për aksionin e policisë së Kosovës kundër kontrabandës me mallra në veri të Kosovës. Ky aksion u shoqërua nga një rezistencë e ashpër e serbëve lokalë, ku si pasojë 8 policë dhe 10 qytetarë u lënduan, pati shkrepje armësh zjarri në drejtim të policisë, u përdor gazi lotsjellës dhe u sulmuan edhe mediet që raportonin nga vendi i ngjarjes.

Incidentet e dhunshme në veri të ndalen menjëherë. Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara që vënë në rrezik stabilitetin janë të papranueshme. Të gjitha çështjet e hapura duhet të adresohen përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja. Ne jemi në kontakt me Prishtinën dhe Beogradin”, shkroi Josep Borrell në Twitter.

Reagimi nga Kosova – Krimi nuk ka etni

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në reagimin e saj për aksionin e policisë kundër kontrabandës me mallra, tha se “krimi s’ka etnitet dhe se kushdo që e kundërshton aksionin e policisë është në anën e krimit të organizuar”.

Lufta kundër krimit të organizuar është e panegociueshme dhe duhet të jetë e pakompromis. Policia e Kosovës dhe Autoritetet e Doganave ndërmorën një aksion legjitim kundër grupeve të organizuara kriminale të përfshira në kontrabandë, në disa lokacione në Republikën e Kosovës. Krimi s’ka etnitet dhe duke e lidhur në mënyrë false aksionin e sotëm me grupe etnike është thellësisht e papërgjegjshme dhe do të shërbejë vetëm për rritjen e tensioneve. Kushdo që është kundër këtij aksioni është në anën e krimit të organizuar dhe është kundër vlerave të sundimit të ligjit të BE-së”, shkroi Presidentja Osmani.



Edhe kabineti i kryeministrit Albin Kurti tha se “luftimi i krimit dhe kontrabandës është kompetencë e shtetit sovran”. “Andaj, askush, dhe në veçanti asnjë zyrtar i nivelit të lartë të BE-së, nuk duhet të përpiqet ta bëjë këtë problem politik apo etnik, dhe asnjë koordinim bilateral s’është i rëndësishëm në këtë rast, sepse luftimi i krimit dhe kontrabandës është kompetencë tipike e një shteti sovran”, shkroi Luan Dalipi shef i kabinetit të kryeministrit Kurti.

LEXO EDHE:  Të shtëna me armë në një universitet në Rusi/ 8 të vrarë dhe 6 të plagosur

LEXO EDHE:  Mali i Zi vendos masa të reja kufizuese/ Ja si do veprohet me shqiptarët në kufi

Ambasada amerikane: E papranueshme dhuna ndaj autoriteteve, mediave, qytetarëve

Edhe ambasada amerikane në Prishtinë u rreshtua në anën e policisë së Kosovës dhe aksionit të tyre  kundër kontrabandës. Zëdhënësi i ambasadës, Eric Brassil, ka thënë se “ambasada amerikane e cilëson të papranueshme dhunën ndaj autoriteteve, mediave ose qytetarëve”. “SHBA është e shqetësuar nga përgjigja që iu dha sot aksioneve për zbatimin e ligjit të Kosovës në territorin e Kosovës. E gjithë dhuna e drejtuar qoftë ndaj autoriteteve, mediave ose qytetarëve, është e papranueshme dhe duhet të hetohet dhe ndiqet penalisht deri në zbatimin e plotë të ligjit”, tha zëdhënësi Brassil.

Reagim më të ashpër në drejtim të kreut të diplomacisë evropiane Josep Borrell bëri eurodeputetja gjermane, Viola Von Cramon, e cila tha se “Borrell duhet të kritikojë shtetet, ku sundimi i ligjit nuk po implementohet”. “Ju lutemi kritikoni vendet ku sundimi i ligjit nuk zbatohet. BE duhet të mbështesë vendet që luftojnë Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin. Institucionet shtetërore që bëjnë punën e tyre meritojnë respektin tonë të plotë. Dialogu i lehtësuar nga BE nuk ka të bëjë me operacionet e përditshme të policisë”, shkroi Viola Von Cramon në Twitter.

Rohde: Jo krahasime me natën e kristaltë

Një krahasim i shefit të Listës Srpska Goran Rakiq i cili tha se në veri të Kosovës po ndodh si “Nata e kristaltë”, nxiti reagimin e menjëhershëm të ambasadorit gjerman në Kosovë, Jörn Rohde. Përmes një shkrimi në Twitter, Rohde tha se “është i papranueshëm krahasimi i aksionit të policisë në veri me natën e kristaltë”. “Ndaloni! Krahasimi i aksionit të sotëm të policisë me “natën e kristaltë” është i papranueshëm. Krahasime të tilla kontribuojnë drejt rrëfimeve të shtrembërimit dhe mohimit të Holokaustit. Mbroni Faktet”, shkroi ambasadori Rohde në Twitter. Situata në veri të Kosovës të enjten, një ditë pas aksionit të policisë kundër kontrabandimit me mallra paraqitet e qetë.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Situata pandemike në Kosovë/ Asnjë viktimë, ja sa raste të reja me Covid 19 janë regjistruar në 24 orët e fundit

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar shifrat duke zbuluar se në 24 orët e fundit janë shënuar 31 raste të reja me coronavirus, ndërsa bëhet e ditur se nuk ka patur asnjë viktimë.

Sipas raportit të saj ditor, rastet e reja pozitive rezultuan pas testimit të 2,332 mostrave. Në 24-orëshin e fundit nuk u regjistrua asnjë viktimë, ndërsa u shëruan 150 pacientë. Raste aktive me koronavirus aktualisht janë 924.

LEXO EDHE:  Tensionimi nga Rusia/ SHBA: Pikëpyetje për motivet e Moskës në kufirin me Ukrainën

LEXO EDHE:  Tensionimi nga Rusia/ SHBA: Pikëpyetje për motivet e Moskës në kufirin me Ukrainën



Që nga fillimi i pandemisë, pranverën e vitit të kaluar, në Kosovë janë konfirmuar gjithsej mbi 160,000 raste me koronavirus dhe 2,973 viktima. Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit në fund të marsit.

Deri të enjten, mbi 654,000 qytetarë janë vaksinuar plotësisht./ CNA.al

LEXO TE PLOTE