LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pesë mite mbi luftërat e zhvilluara përmes dronëve

19 Shtator 2021, 08:22, Blog CNA
Pesë mite mbi luftërat e zhvilluara përmes dronëve

Nga Lily Hamourtziadou ?The Conversation?

Dronët janë shndërruar në simbolin e ?luftës kundër terrorizmi? gjatë shekullit XXI-të, veçanërisht nga ushtria amerikane. Arsyetimi bazë që justifikon përdorimin e e dronëve, mbështetet në ?saktësinë e tyre kirurgjikale?, e cila supozohet se shpëton shumë jetë në radhët e civilëve.

Por të dhënat na tregojnë se kjo nuk është e vërtetë. Një sulm i fundit me dron nga amerikanët në Kabul të Afganistan, vrau gabimisht punonjësin e ndihmës humanitare, 43-vjeçarin Zemari Ahmadi, bashku me 9 anëtarë të familjes së tij, mes tyre 7 fëmijë.

Teknologjia ushtarake, synon që t?i shkaktojë armiku dëme maksimale, duke minimizuar ndërkohë humbjet tona në njerëz në bazë materiale. Dronët kanë shumë avantazhe në krahasim me avionët e pilotuar, kryesisht për shkak se mbrojnë jetën e atyre që kryejnë sulmet.

Kjo ka krijuar një ndjenjë të rreme sigurie mbi natyrën e luftës, duke sugjeruar se të gjitha konfliktet mund të fitohen nga distanca, me një dëm minimal për civilët, se luftëra të tilla janë ?etike? dhe e respektojnë ligjin ndërkombëtar. Por ç?montimi i këtyre miteve, mund të zvogëlojë dëmet ndaj popullsinë e paarmatosur, dhe të zerojë numrin e viktimave nga radhët e civilëve.

Pilotët e dronëve – pra njerëzit që i përdorin armët nga distancë – presin të shfaqet një objektiv dhe pastaj lëshojnë një raketë drejt tij. Procesi i identifikimit të një objektivi dhe i kryerjes së një sulmi është minimizuar, ndaj pilotët i marrin ndonjëherë vendime serioze aty për aty, pa pasur shumë konfirmime.

Në Irak janë vrarë më shumë se 13.000 civilë nga sulmet me dronë të koalicionit të drejtuar nga SHBA, qëkur ato rifilluan në vitin 2014, në kohën kur Shteti Islamik pushtoi disa zona të Irakut. Deri më 1 gusht 2019, pra për 1.773 ditë në total, nga 14.570 sulme me dron të koalicionit në Irak dhe nga 19.785 sulme në Siri, ishin vrarë deri në 13.000 civilë, nga të cilët 2.300 ishin fëmijë.

Të dhënat nga Misioni i Asistencës së OKB -së në Afganistan, tregojnë se numri i viktimave civile nga sulmet me dronët amerikanë u rrit nga 158 në gjysmën e parë të vitit 2018, në 430 në të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Në sulmet me dronë, qëllimi është të vrasësh dhe jo të kapësh armikun. Qenieve njerëzore u mohohet e drejta për t?u dorëzuar. Ata ekzekutohen sepse janë anëtarë të një grupi të përcaktuar si të këqij.

Mendohet se dronët aktivizohen gjatë një situatë delikate, për të shpërblyer shpejt të drejtët, dhe për të ndëshkuar të padrejtët.  Të ekzekutuarit supozohen ?fajtorë?, pa arrestim, marrje në pyetje apo ndëshkimin pasues. Vrasja e synuar normalizohet, duke çuar në rritjen e abuzimeve me të drejtat e njeriut.

Sipas ligjit ndërkombëtar dhe konventave të Gjenevës, të gjitha palët në konflikt duhet të bëjnë dallimin midis luftëtarëve dhe civilëve. Presidenti amerikan Barak Obama nënshkroi një urdhër ekzekutiv në vitin 2016, për të minimizuar viktimat civile gjatë të gjitha përdorimeve të forcës.

Sipas atij urdhri, përdorimi i dronëve duhej të respektonte ligjin, dhe të mbronte personat e cenueshëm. E megjithatë në Irak, metodat që vranë më shumë civilë, ishin pikërisht sulmet me dronë. Për të mbrojtur civilët nga dëmtimet pa dallim, siç kërkohet nga ligji humanitar ndërkombëtar, politikat ushtarake dhe civile duhet të ndalojnë bombardimet ajrore në zonat civile, përveç nëse mund të vërtetohet se civilët janë të mbrojtur.

Sipas një logjike, nëse do të përdoreshin vetëm dronët, luftërat mund të zhvillohen në

vende të largëta, por pa pasur nevojë të dërgohen atje dhjetëra mijëra trupa. Pavarësisht përdorimit në rritje të tyre, dronët nuk u kanë dhënë mundësi ushtrive që të shmangin tërësisht metodat e zakonshme të zhvillimi të luftërave.

Iraku dhe Afganistani nisën si luftëra të teknologjisë së lartë, por evoluan me shpejtësi në kryengritje me një përhapje të gjerë. Në kundërpërgjigje, SHBA dhe aleatët e saj dërguan qindra mijëra trupa në terren, duke shkaktuar shumë viktima, si për vendet e pushtuara  ashtu edhe ato të Perëndimit.

Ndërsa asnjë sulm në shkallë të gjerë nuk ka ndodhur në territorin e SHBA-së që nga 11 shtatori, qindra mijëra civilë irakianë janë vrarë që nga pushtimi i vitit 2003, si rezultat i sulmeve me dronë dhe i veprimeve të tjera ushtarake. Bombardimet ajrore nuk kanë krijuar shtete paqësore, as nuk e kanë mposhtur ISIS-in, dhe as nuk i kanë parandaluar vdekjet e dhunshme të të pafajshmëve, nuk ka reduktuar konfliktet sektare, dhe as nuk kanë lehtësuar vuajtjet.

Përkundrazi këto luftëra kanë çuar në anarki endemike, eksod masiv të civilëve, vdekje, varfëri dhe breza që jetojnë me traumat e luftës. Ato kanë kontribuar në rritjen e teokracisë dhe xhihadizmit, teksa miliona njerëz janë radikalizuar, zhgënjyer dhe dëshpëruar./CNA.al

Lajmet e fundit nga