Connect with Us

Përplasja diplomatike për nëndetëset në Australi/ Biden pritet të bisedojë me Macron

Bota

Përplasja diplomatike për nëndetëset në Australi/ Biden pritet të bisedojë me Macron

Publikuar

-

cna lajme bota

Franca thotë se Presidenti amerikan Joe Biden dhe presidenti francez Emmanuel Macron po planifikojnë të flasin në ditët e ardhshme lidhur me ngërçin diplomatik që u shkaktua midis dy aleatëve tradicionalë, kur Australia anuloi një kontratë për nëndetëse me Parisin në favor të një aleance të re të sigurisë me Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë.

Ndërkohë kryeministri australian Scott Morrison tha të dielën se qeveria franceze duhet ta kishte ditur se Kanberra kishte “shqetësime të thella dhe serioze” në lidhje me nëndetëset franceze para se të hiqte dorë nga ajo marrëveshje javën e kaluar. Franca është e zemëruar me vendimin e Australisë për t’u tërhequr nga një marrëveshje miliarda dollarëshe për ndërtimin e nëndetëseve franceze në favor të anijeve amerikane me energji bërthamore.

Zoti Morrison tha se e kupton “zhgënjimin” e qeverisë franceze, por shtoi se ai i kishte ngritur problemet për marrëveshjen “disa muaj më parë”, ashtu siç kishin bërë ministrat e tjerë të qeverisë australiane.

“Unë mendoj se nuk kishte mundësi që ata të mos ta dinin se ne kishim shqetësime të thella dhe serioze se kapaciteti i ofruar nga nëndetëset Attack Class nuk do të përmbushte interesat tona strategjike dhe ne e bëmë shumë të qartë se do të merrnim një vendim bazuar në interesin tonë strategjik kombëtar,” tha ai në një konferencë shtypi në Sidnei.

Zoti Morrison tha se do të kishte qenë “neglizhencë” të zbatohej marrëveshja kundër këshillave të zbulimit dhe mbrojtjes dhe se kjo do të ishte në kundërshtim me interesat strategjike të Australisë.

“Nuk pendohem për vendimin për të vënë interesin kombëtar të Australisë në radhë të parë,” tha ai.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Shihni çfarë i bën Trump, Macron-it

Ministri i Mbrojtjes i Australisë Peter Dutton tha se Kanberra nuk mund të blinte anije franceze me energji bërthamore sepse ato kërkojnë karikim ndërsa nëndetëset amerikane jo.

Ish-ambasadori francez në Shtetet e Bashkuara, Gerard Araud e denoncoi të dielën marrëveshjen mes Australisë, Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë si një goditje pas krahëve.

“Jo vetëm që (humbëm) një kontratë të rëndësishme, por një partneritet strategjik u hodh poshtë brenda natës dhe u shpall një partneritet tjetër nga ku Franca është e përjashtuar. Dhe më keq akoma ne zbulojmë se amerikanët dhe australianët kanë komplotuar (pas) shpinës sonë për javë dhe muaj të tërë. Ne jemi aleatë. Aleatët nuk trajtohen kështu”, tha ai.

Australia do të marrë nëndetëse me energji bërthamore si pjesë e një aleance të re mbrojtëse të shpallur me Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë të mërkurën, në një pakt që shihet gjerësisht se synon të luftojë rritjen e Kinës.

Ish-sekretari amerikan i mbrojtjes, Leon Panetta e përshëndeti marrëveshjen, si forcim i një aleance përballë një Kine që kërkon të rrisë ndikimin e saj në rajonin e Indi-Paqësorit.

“Ne do të kemi dallimet tona, do të bëjmë edhe gabime. Por në fund të fundit nëse po përballemi me kundërshtarë të përbashkët, siç është rasti i Kinës dhe Rusisë apo të tjerëve, atëherë është e domosdoshme të punojmë më mirë së bashku”, tha zoti Panetta.

Të premten, Franca thirri ambasadorët e saj nga Kanberra dhe Uashingtoni dhe akuzoi aleatët e saj se kishin “gënjyer” për planet e tyre./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

CIA krijon grup pune për Kinën, mes kërcënimesh në rritje

Publikuar

-

Nga

CIA njoftoi të enjten se do të krijojë një grup pune të nivelit të lartë për Kinën, në kuadrin e përpjekjeve më të gjera të qeverisë amerikane për t’iu kundërvënë ndikimit të Pekinit.

Grupi i punës do të jetë një nga rreth dymbëdhjetë qendrat me mision të caktuar që menaxhon CIA dhe që do të zhvillojë takime të përjavshme në nivel drejtues për të orientuar strategjinë e agjencisë ndaj Kinës. CIA gjithashtu njoftoi se do të shtojë përpjekjet për të punësuar më shumë folës të gjuhës kineze, si dhe do të krijojë një tjetër qendër që do të përqëndrohet tek teknologjitë e reja dhe çështjet globale, si ndryshimet klimatike dhe shëndeti publik.

Administrata e Presidentit Joe Biden ka denoncuar atë që e shikon si agresion kinez për një sërë çështjesh të sigurisë dhe ekonomisë, ndërsa po kërkon të arrijë dakortësi për çështje si ndryshimet klimatike dhe armatimin bërthamor të Koresë së Veriut. Zyrtarët më të lartë të administratës kanë sinjalizuar herë pas here për një zhvendosje të burimeve drejt një konkurence me Kinën, ndërsa do të ruajnë fokusin ndaj terrorizmit.

Kina përbën një sfidë veçanërisht të vështirë për komunitetin amerikan të zbulimit për shkak të izolimit të udhëheqjes së Partisë Komuniste, përmasave të ushtrisë së saj dhe shërbimeve të sigurisë, si dhe zhvillimin e teknologjive të avancuara që mund t’i kundërvihen operacioneve të zbulimit. Në një deklaratë të enjten, Drejtori i CIA-s, Ëilliam Burns, e quan qeverinë kineze “kërcënimin më të rëndësishëm gjeopolitik me të cilin përballemi në shekullin e 21-të”.

“Përgjatë gjithë historisë tonë, CIA është treguar e gatshme të përballet me të gjitha sfidat që janë shfaqur”, thotë zoti Burns. “Dhe tashmë në përballjen me testin më të vështirë gjeopolitik në një epokë të re rivaliteti të fuqive të mëdha, CIA do të jetë në ballë të këtyre përpjekjeve”.

 

Në kuadrin e një riorganizimi, CIA do të shkrijë qendrat e përqëndruara tek Irani dhe Koreja e Veriut me grupet ekzistuese të punës që mbulojnë rajonin përkatës për secilin vend. Të dyja këto qendra me mision të caktuar për këto dy vende u krijuan gjatë administratës së ish-Presidentit Donald Trump.

CIA do të përpiqet gjithashtu të trajtojë aspektin e vonesave në punësimet e reja, për shkak të procesit shpesh të zgjatur të kontrollit të historikut të kandidatëve dhe dhënien e çertifikatave të sigurisë, me synimin për të zvogëluar periudhën e duhur në një mesatare prej gjashtë muajsh.

Gjithashtu, agjensia do të emërojë për herë të parë një zyrtar drejtues për teknologjinë, në kuadrin e një përpjekjeje më të gjerë për të zbatuar metoda të avancuara kompjuterike.

Uashingtoni e ka akuzuar publikisht Pekinin se nuk ka bashkëpunuar në kuadrin e përpjekjeve për të kuptuar origjinën e COVID-19ës, si dhe se ka ndihmuar hakerët që sulmojnë infrastrukturën jetësore të Shteteve të Bashkuara. Nga ana e saj, Kina ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se po fajëson në mënyrë të gabuar Pekinin, dhe ka vënë në dukje dështime të mëparshme të zbulimit apo kolapsin e qeverisë në Afganistan, e cila gëzonte mbështetjen amerikane.

LEXO EDHE:  Sfida e parë e Macronit: Të bindë Francën

LEXO EDHE:  Macron kërcënon Johnsonin/ “Mbyllim kufirin nëse nuk forconi masat ndaj koronavirusit”



Dy vendet përfaqësojnë gjithashtu dy ekonomitë më të mëdha të botës, si dhe dy fuqitë më të rëndësishme ushtarake dhe politike. Marrëdhënia është tensionuar për shkak të fluturimeve të avionëve ushtarakë kinezë pranë ishullit të vetëqeverisur Tajvan, i cili ka gëzuar prej kohësh mbështetjen amerikane dhe të cilin Pekini e konsideron si pjesë të territorit të tij. Një zyrtar amerikan tha të mërkurën se Presidenti Biden dhe ai kinez Xi Jinping pritet të zhvillojnë një takim virtual deri në fund të këtij viti.

Zhvendosja amerikane drejt një konkurrence të llojit mes “fuqive të mëdha” vjen pas rënies së Kabulit në duart e talebanëve, ndërsa ushtria amerikane ishte duke përfunduar tërheqjen e saj nga Afganistani. Tërheqja rezultoi me humbje të burimeve të rëndësishme të zbulimit në Afganistan.

Zyrtarët e zbulimit kanë vlerësuar se al-Kaida vazhdon të ruajë lidhje të ngushta me talebanët dhe se mund të rifitojë kapacitetet për të goditur Shtetet e Bashkuara, ndoshta edhe brenda një ose dy viteve.

Senatori demokrat Mark Ëarner, kryetar i Komisionit të Zbulimit të Senatit, shprehu në një deklaratë gatishmërinë për të bashkëpunuar me CIA-n “për t’u siguruar që ndryshimet organizative t’u përgjigjen sfidave me të cilat përballemi”.

“Mjedisi i kërcënimeve strategjike ka vazhduar të ndryshojë, dhe komuniteti i zbulimit duhet të përshtatet për të përballuar mjedisin e ri”, tha Senatori Ëarner.

Senatori republikan Marco Rubio, i cili kryeson republikanët në këtë komision, mirëpriti njoftimin për krijimin e grupit të ri të punës për Kinën.

“Kërcënimi nga Partia Komuniste Kineze është i vërtetë dhe në rritje”, tha Senatori Rubio në një deklaratë. “Çdo pjesë e qeverisë tonë duhet të reflektojë këtë konkurencë mes dy fuqive në mesazh, strukturë dhe veprimtari”.

Ligjvënësi demokrat Adam Schiff, kryetar i Komisionit të Zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve, tha se i ka bërë thirrje prej vitesh CIA-s të “riorientojë prioritetet dhe burimet e saj” drejt konkurentëve globalë si Kina. Ai e lavdëroi krijimin e grupit të punës për Kinën si një hap pozitiv.

“Me modelin autokratik që po përpiqet ta eksportojë në mënyrë agresive dhe me kapacitetin teknologjik që po avancon me shpejtësi, Kina përfaqëson një sfidë domethënëse për Shtetet e Bashkuara dhe për të ardhmen e vlerave demokratike”, tha Ligjvënësi Schiff në një deklaratë./VOA

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Dy gazetarë fitojnë Çmimin Nobel për Paqe

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Dy gazetarët Maria Ressa dhe Dmitry Muratov kanë fituar Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2021.

Komiteti i Nobelit tha se çmimi iu ndahet pasi ata kanë mbrojtur lirinë e shprehjes që është parakusht për demokracinë dhe paqen.

Sipas Komitetit, dy gazetarët kanë pasur kurajon që të luftojnë për lirinë e shprehjes në Filipine dhe Rusi.

                                                       Maria Ressa dhe Dmitry Muratov

Zonjës Ressa dhe Muratov po iu ndahet Çmimi Nobel i Paqes për luftën e tyre të guximshme për lirinë e shprehjes në Filipine dhe Rusi“, tha Komiteti i Nobelit përmes një deklarate më 7 tetor.

Në të njëjtën kohë, ata janë përfaqësues të të gjithë gazetarëve që ngrisin zërin për këtë ideal në një botë në të cilën demokracia dhe liria e shtypit përballen me kushte gjithnjë e më të pafavorshme“, thuhet në deklaratë.

LEXO EDHE:  Macron kërcënon Johnsonin/ “Mbyllim kufirin nëse nuk forconi masat ndaj koronavirusit”

LEXO EDHE:  Pas dështimit në BE/ Macron paralajmëron për "krizë politike"



Çmimi Nobel për Paqen, që ndahet çdo vit, nderon individë apo organizata që “bëjnë angazhimin më të madh për të mirën e njerëzimit dhe miqësisë mes kombeve”.

Vitin e kaluar Çmimi Nobel iu nda Programit Botëror të Ushqimit, një agjenci e Kombeve të Bashkuara që përpiqet të luftojë urinë në botë.

Fituesit e Çmimit Nobel do të marrin një medalje ari dhe do të ndajnë mbi 1.1 milion dollarë.

Industrialisti suedez Alfred Nobel themeloi çmimet në testamentin e tij, të shkruar një vit para vdekjes së tij më 1896.

LEXO TE PLOTE

Bota

Rritja e çmimit të ushqimeve në botë/ FAO: Niveli më i lartë në 10 vjet

Publikuar

-

Nga

cna lajme bote

Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë me bazë në Romë, FAO, ka deklaruar rritjen e çmimeve në të gjithë botën gjatë muajit shtator, duke arritur kulmin 10-vjeçar.

Sipas FAO-s shkak janë bërë kushtet e furnizimit dhe rritja  e kërkesës për produktet kryesore, grurin dhe vajin.

Në raport me një vit më parë, FAO raporton se Indeksi i Çmimeve të Ushqimit është rritur me 32.8%.

“Ndër drithërat kryesore, gruri do të jetë fokusi në javët e ardhshme pasi kërkesa duhet të testohet kundrejt rritjes së shpejtë të çmimeve”, ka deklaruar ekonomisti i lartë i FAO -s, Abdolreza Abbassian.



Sipas FAO-s çmimet e drithërave u rritën me 2% krahasuar me muajin gusht, ndërsa çmimet e grurit në tregjet ndërkombëtare janë rritur deri në 41% krahasuar me një vit më parë. Sa i takon çmimit të misrit ai është rritur me 0.3%.

LEXO EDHE:  Sfida e parë e Macronit: Të bindë Francën

LEXO EDHE:  “JO-ja” për Shqipërinë/ Strazimiri: Duhet t’i jemi mirënjohës presidentit Macron

Gjithashtu është shtrenjtuar me 1.7% çmimi i vajit vegjetal në raport me muajin gusht, ndërsa në krahasim me shtatorin e 2020, çmimi i vajit është rritur me rreth 60%.

Ndërsa çmimet globale të sheqerit u rritën me 0.5% në shtator, për shkak të shqetësimeve për motin e keq në Brazil, që është eksportuesi kryesor.

Kjo është kompensuar pjesërisht nga ngadalësimi i kërkesës për import dhe një perspektivë e favorshme e prodhimit në Indi dhe Tajlandë, sipas FAO-s./ CNA.al

LEXO TE PLOTE