Connect with Us

Përplasen makinat/ 7 persona përfundojnë në spital

Politikë

Përplasen makinat/ 7 persona përfundojnë në spital

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Shtatë persona kanë mbetur të plagosur në një aksident në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë mbrëmjen e sotme.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, shkruan Gazeta Express.

“Sot rreth orës 19:00, në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kanë pësuar 7 persona dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, deklaroi ajo.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë/ Motori përplaset me një mjet të policisë

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Asnjë investim në sektorin e energjisë”/ PD akuza qeverisë: Kjo krizë e ka themelin te abuzimi dhe vjedhja

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Sekretari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Arbi Agalliu, ka akuzuar qeverinë se po ia faturon tregjeve ndërkombëtare krizën, për të cilën flet përditë.

Sipas Agalliut kjo është një krizë korrupsioni, që i ka themelet në abuzimin e tenderave me miliona euro që zhvillon OSSHE.

Agalliu theksoi më tej se është e pashmangshme që nëse do të kemi rritje të çmimit të energjisë elektrike për këte sektor, të mos preket qytetari shqiptar.

Sot dëgjuam se si qeveria i faturon tregjeve ndërkombëtare krizën të cilën e artikulon përdite. Por në të vërtetë problemi është tjetërkund.

Kjo është një krizë korrupsioni, kjo krizë i ka themelet në abuzimin e tenderave me miliona euro që zhvillon OSSHE.



Kjo krizë buron nga punësimi në administratën  publike dhe në OSSHE të qindra patronazhistëve që paguhen  nga taksat e shqiptarëve. Kjo krizë e ka themelin në abuzimin dhe vjedhjen që bëhet në këtë sektor.

Ne nuk kemi asnjë investim real në sektorin e energjisë në Shqipëri. Dëgjuam qeverinë sot se si tha që nuk do të rritet çmimi i energjisë elektrike për konsumatorin dhe për biznesin e vogël, por në asnjë moment nuk dëgjuam se çfarë do te ndodhë me çmimin e energjisë elektrike për biznesin e madh.

Është e pashmangshme nëse do të kemi rritje të çmimit të energjisë elektrike për këte sektor të mos preket qytetari shqiptar.

Njerëzit , qytetarët, konsumatorët,, blejnë produkte dhe shërbime që ofrohen nga biznesi i madh dhe në këtë kontekst xhepi i çdo shqiptari do të rëndohet në mënyrë të pashmangshme”, thuhet në deklaratën e tij./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Pushteti i dhuruar nga lideri, nuk i bën gratë të pushtetshme”/ Beqiraj “thumbon” Ramën

Publikuar

-

Nga

Ish zëvendësministrja e Financave, Irena Beqiraj ka “thumbuar” zgjedhjen e kryeminitrit Edi Rama për të vendosur në poste sa më shumë ministre femra, gjatë këtij mandati qeverisës.

E ftuar në Syti Tv, Beqiraj ka deklaruar se gruaja që ta ushtrojë pushtetin duhet ta ketë fituar së pari atë.

Ajo ka theksuar se femrave që u jepet pushteti si dhuratë janë thjesht në ‘menu’.



“Margaret Thatcher ka një mendim shumë të bukur, dhe shumë të drejtë dhe unë e kam provuar vetë, për gratë që hipin, marrin pushtet. Thotë: Gruaja që ta ushtrojë pushtetin e saj, duhet ta ketë fituar vetë, ndryshe, pushteti i jepet grave të papushtetshme.

Nëse do ta bija në një lloj kohezioni me Trump, një nga këshilltaret e tij, që shkrojti dhe një libër, thoshte që: në politikë ka dy vende, ose je rreth tavolinës, ose je në menu.

Kryesisht grave që u jepet pushteti, janë në menu”, tha Beqiraj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-Kontrata abuzive KESH-NOA/ Brisida Shehaj akuza të forta, pas denoncimit të CNA

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-drejtoresha e Tatimeve, Brisida Shehaj ka folur për rritjen e çmimeve në vend, si dhe në lidhje me paralajmërimin e kryeministrit Edi Rama për krizën energjitike.

Nga studio e Fax News, Shehaj tha se kriza është e stisur për interesat e qeverisë, ndërsa akuzoi kryeministrin Rama se ka vendosur ta rrjepë vendin deri në fund.

Por, ndër të tjera, Shehaj është ndalur edhe tek një denoncim i bërë së fund nga CNA.al, në lidhje me një kontratë abuzive, për shkëmbim energjie mes KESH dhe një kompanie private, NOA Energy.

Shehaj e cilësoi këtë si një kontratë tmerrësisht abuzive, ndërsa shtoi se kjo kompani fiton mijëra euro, në kurriz të shqiptarëve.

Sot u bë publike në një portal një kontratë mes KESH dhe një kompanie, që është jo abuzive, por tmerrësisht abuzive. Nuk jam eksperte dhe pyeta ekspertët. Dhe bëhet fjalë për një kompani NOA, që është po i njëjti pronar që fitoi koncesionin e “Meteorologji Kalibrimi”, që ky kalibron të gjithë këto që sjellin naftën në Shqipëri. Gjithë këto pompat, kalimatësat e mëdhenj.

I njëjti zotëri ka fituar këtë kontratë që KESH e jep energjinë në pikë, këtij zotërisë, ai e shet dhe ia jep Shqipërisë në darkë, kur çmimi është shumë më i ulët. Dhe vetëm me disa llogari që më bënë disa ekspertë, në rastin më të mirë në ditë KESH-i fitonte 1600 euro nga ky transaksion.

Në rastin më të keq për këtë kompani, fitonte 150 mijë euro, me energjinë tonë, me lekët tona, ky zotëria Gentian Sula që merr kalibrimin merr dhe këtë.”-tha Brisida Shehaj.

LEXO EDHE:  Aksident në Vlorë/ Makina përplas këmbësorin

LEXO EDHE:  Makina që transportonte të sëmurën përfundon brenda në lokal/ Plagoset një grua



Inkurajojmë Brisin e Tatimeve të Ramës që mos ketë frikë nga emri i portalit, CNA.al ose City News Albania. E dimë që na kanë “hale në sy”, Rilindja, LSI dhe Republika e re, por nuk bëniu dot punën tuaj të paktën mos vidhni punën e të tjerëve pë përfitime politike./CNA.al

Kontrata kriminale/ KESH, humbje miliona euro me shkëmbimin e energjisë

Thellohet afera KESH-NOA/ Si u përfshi Autoriteti i Konkurencës në skandal

LEXO TE PLOTE