Connect with Us

Njëri nga familjarët doli nga makina dhe kërkoi ndihmë/ Zbardhen detaje nga aksidenti në Burrel

Kronika

Njëri nga familjarët doli nga makina dhe kërkoi ndihmë/ Zbardhen detaje nga aksidenti në Burrel

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti në aksin rrugor Burrel-Ulëz ku kanë mbetur të plagosur 6 anëtarë të një familje.

Në mjetin e përmbysur kanë qenë gjyshërit, prindërit dhe dy fëmijët. Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin për shkak të lagështirës.

Një nga familjarët ka mundur të dalë nga makina dhe të kërkojë ndihmë.

LEXO EDHE:  Makina përplas kalimtaren në vija të bardha

Ndërkohë mësohet se të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital ku kanë marrë ndihmën mjekësore./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Video-“Rebeli” i bën “gjëmën” 30-vjeçarit/ Si u kap shpërndarësi i drogës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Durrësit, në kuadër të një operacioni të koduar “Rebeli”.

Mësohet se pas një informacioni të marrë në rrugë operative se 1 shtetas me pseudonimin “Rebeli” lëvizte me armë në zonën e lagjes nr. 13, Durrës dhe shpërndante lëndë narkotike në doza, menjëherë kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Rebeli”.

Në kuadër të operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. M., 30 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në aksin Laç-Patok/ Kamioni përplas për vdekje 55-vjeçarin

LEXO EDHE:  Makina me 7 persona del nga rruga dhe përfundon në kanal/ Policia ndalon shoferin

Gjatë kontrollit fizik dhe më pas në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:



-Një armë zjarri tip pistoletë, 1.2 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, një pjesë e së cilës ishte e ndarë në doza gati për shitje, një sasi farash si ato të cannabis sativa, një peshore elektronike dhe dy aparate celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shiste ilaçe kontrabandë/ Arrestohet administratori i rrjetit farmacetutik në Tiranë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme kronike

Finalizohet operacioni “Perfitimi”. Policia ka vënë në pranga shtetasin S.T, 57 vjeç, administrator i një rrjeti farmaceutik, i cili ishte shpallur në kërkim.

Ky shtetas shiste medikmente në mëyrë kontrabandë. 57-vjeçari ishte shpallur më herët në kërkim, ndërsa sot ra në prangat e policisë.



Gjithashtu  edhe 5 persona të tjerë janë në kërkim nga policia si të përfshirë në shitjen e ilaçeve kontrabandë gjatë pandemisë.

LEXO EDHE:  E rëndë në Shkopet/Automjeti rrëshqet dhe bie në liqen

LEXO EDHE:  E rëndë në Shkopet/Automjeti rrëshqet dhe bie në liqen

Në pranga janë vënë 4 adminitratorët e farmacive dhe depove farmaceutike. Të arrestuarit janë Blerim Bitri 40 vjeç, administrator i një farmacie;  Florian Marku 39 vjeç, administrator i një farmacie; Florian Lila administrator i një farmacie dhe Bashkim Osmani administrator i një depoje farmaceutike. / CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrasja e Kostandin Kacifas/ Gjykata rrëzon Prokurorinë, rikthen çështjen për hetim

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Prokuroria e Gjirokastrës ka njoftuar se lidhur me çështjen penale për ngjarjen e datës 28.10.2018 në fshatin Bularat/Dropull,  pas kërkesës së prokurorisë për pushimin e çështjes, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, si organi kompetent, ka vendosur kthimin, duke urdhëruar kryerjen e disa veprimeve të tjera hetimore sipas parashikimeve ligjore. Aktualisht çështja ndodhet në fazën e përmbushjes së këtyre detyrimeve.

Deklarata e Policisë e vitit 2018    

“Gjatë ditës së sotme  datë 28.10.2018, rreth orës 10.00, në fshatin Bularat të Bashkisë Dropull të  Rrethit Gjirokastër ka pasur të shtëna me armë zjarri. Punonjësit e Policisë të cilët ishin të planizuar me shërbim në fshatin Bularat kanë shkuar menjëherë në drejtim të vendit nga u dëgjuan të shtënat me armë.

Në momentin e mbërritjes në vend, punonjësit e Policisë janë sulmuar me armë zjarri nga një person i veshur me uniformë ushtarake. Nga zjarri i hapur kundër personelit të policisë u godit dhe u dëmtua automjeti i policisë.

Të ndodhur përballë kësaj situate, punonjësit e policisë kanë kërkuar mbështetje me efektivë shtesë si dhe janë vënë në ndjekje të autorit të sulmit me armë.Në ndihmë të punonjësve të policisë kanë mbërritur shërbime të tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe grupi hetimor.

Gjatë ndjekjes nga forcat e ardhura të policisë, shtetasi i armatosur ka hapur përsëri zjarr në drejtim të Policisë duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre. Nisur nga rrezikshmëria që paraqiste shtetasi, i identifikuar si Kostandions Kaçifa, 35 vjeç, lindur dhe banues në Bularat Gjirokastër, policia vendore ka kërkuar menjëherë ndihmën e forcave speciale për të bërë të mundur përballimin e sitatës së pazakontë për forcat vendore.

LEXO EDHE:  Makina përplas këmbësorët në Gjermani/ Dy të vdekur, dhe 15 të plagosur

LEXO EDHE:  Makina me 7 persona del nga rruga dhe përfundon në kanal/ Policia ndalon shoferin



Me mbërritjen në vendngjarje, kanë ushtruar kontroll në banesën e të dyshuarit.Nga kontrolli i ushtruar në banesë nuk është bërë e mundur gjetja e tij  dhe në këtë kohë ka nisur  krehja e zonës.

Forcat speciale kanë bërë të mundur lokalizimin e tij në një shpat mali mbi fshatin Bularat.Në momentin e zbulimit nga forcat e policisë, Shtetasi Kostandinos Kaçifa , ka hapur menjëherë zjarr ndaj tyre.

Forcat speciale janë pozicionuar për të mbrojtur jetën e tyre dhe nëpërmjet megafonit i kanë bërë thirrje të herëpashershme shtetasit që vijonte të qëllonte me armë që të dorëzohej dhe të hidhte armën e zjarrit.

Shtetasi Kaçifa ka vijuar të qëllojë kundër forcave speciale për gati 30 minuta, duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre. Në kundërpërgjigje,  të forcave speciale gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i vrarë shtetasi Kostandinos Kaçifa.

Në vendngjarje u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë automatike, model Kallashnikov, dy karikatorë municioni, një çantë me fishekë luftarakë, si dhe 31 gëzhoja. Në banesën e shtetasit Kaçifa u sekuestrua edhe një uniformë kamoflazh. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër si dhe të Prokurorisë së Krimeve të Rënda po kryejnë veprimet në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE