Connect with Us

Nga Astrit PATOZI/ AS LULI NUK KA ZGJEDHUR AMERIKËN DHE AS KJO E FUNDIT BASHËN

Politikë

Nga Astrit PATOZI/ AS LULI NUK KA ZGJEDHUR AMERIKËN DHE AS KJO E FUNDIT BASHËN

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,
Që të mos bëjnë debat kot Bejtja me Preçin, por edhe që të bien rehat të tjerët, as Luli nuk ka zgjedhur Amerikën dhe, as kjo e fundit nuk e ka zgjedhur Bashën.
Nëse do të ishte kaq euroatlantist Luli nuk do t’ua kishte plasur buzën atyre, që nga 2017-a e këndej, një herë duke ndërruar mendje në çastin e fundit, pas pazarit me Ramën, e pastaj duke djegur mandatet dhe duke bojkotuar zgjedhjet.
Nuk besoj se e dyshon njeri që për botën demokratike ka shumë më tepër vlerë moshyrja në zgjedhje dhe kërcënimi për t’i prishur ato me dhunë, sesa qëndrimi ndaj një personi, qoftë ky edhe “non grata” me damkë të fortë amerikane.
Ndaj edhe nuk ka asgjë të lavdishme në vendimin e Lulzim Bashës për të nxjerrë jashtë grupit të Partisë Demokratike Sali Berishën, përveç faktit që ai ka zgjedhur të mbrojë prapanicën e vet, duke shitur doktorin.
Ndërsa Amerika, sipas meje, nuk ka gjetur tek Lulzim Basha partnerin e besueshëm të vlerave të saj, por thjesht te keqen më të vogël dhe mashën e duhur për të arritur një objektiv të saj.
Ndaj e kanë trajtuar kaq pa respekt edhe në këtë rast dhe nuk besoj se do të trajtohet ndonjëherë si i vlerësuar në të ardhmen. Njësoj siç konsiderohen kudo në botë “të penduarit” e drejtësisë, të cilët për të shpëtuar lëkurën e vet, pranojnë të dorëzojnë shokët. Por vetëm kaq.
May be an image of 2 people, people standing, suit and indoor
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“PD është futur në një rrugë pa kthim”/ Kikia: Duhet të riformulohet ose të shuhet”

Publikuar

-

Nga

Shkarkimi i Metës/ Mentor Kikia: Mazhoranca e ka marrë seriozisht, Gjykata Kushtetuese do i mbështesë

Gazetari Mentor Kikia ka komentuar zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike.

I ftuar në, Report Tv, Kikia ka deklaruar se shumë nga ish- ministrat në PD duhet t’i ishin nënshtruar jo vetëm përjashtimit, por edhe ndjekjes penale.



Kikia ka theksuar se PD ose duhet të riformulohet, ose duhet të shuhet.

“PD duhet të kishte kaluar një proces rinovimi, ku njerëzit që kanë qenë pjesë e qeverisë, dhe përgjegjës të atij korrupsioni për të cilin PD u ndëshkuar në 2013 do duhej të ishin larguar. Ka patur në mesin e ministrave në PD që duhet t’i ishin nënshtruar edhe ndjekjes penale, jo vetëm përjashtimit politik. Nuk mendoj se është i rrezikuar Basha, por edhe nëse ikën nuk është fundi i PD apo i politikës”, tha Kikia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ka vendosur ta rrjepë deri në fund vendin”/ Brisilda Shehaj akuza të forta Ramës

Publikuar

-

Nga

Ish-drejtoresha e Tatimeve, Brisilda Shehaj ka qenë e ftuar mbrëmjen e sotme në Fax news, ku ka folur për rritjen e çmimeve në vend.

Për Brisilda Shehajn, kriza është e stisur për interesat e qeverisë, ndwrsa akuzoi kryeministrin Rama se ka vendosur ta rrjepë vendin deri në fund.

 “Nuk ka krizë, është totalisht e stisur. Ka vite keqmaenaxhimi i financave. Ata kanë rritur një pikë të atillë abuzimi që nuk e mbajnë dot më. Janë qindra miliona euro që duhet të shkonin investime për konsumatorin. Të dëgjosh ata që punojnë në OSHEE është horror . Ai e la evazive, tha nuk do rritet për familjet dhe bizneset e vogëla. Ajo që s’do bëhej e tha, por ajo që do bëhej nuk e tha. Se është mjeshtër PR. Çdo kosto bie në dëm të konsumatorit. Nuk e harroj aksionin e zonjës Ballukut, e cila bllokoi të gjitha kontratat e dhëna sepse tha do t’i rishikojmë. Të gjitha ato hidrocentrale duhet të ishin në punë.



Minimalja që duhet të bëjë qeveria është të mos kemenaxhojë ato që ka. Të depozitoheshin diku. Sot nuk ka nevojë të marr 200 milionë euro borxh dhe t’ia japë OSHEE. Jemi informalë sepse kështu ka vendosur ky zotëria ta vjedhë dhe ta rrjepë këtë vend deri në fund. I ka dorëzuar të gjitha. Zotëria dha është rritur çmimi 10 dollarë për ton dhe ne do ta rrisim 10-15 lekë. Borxhi do kalojë 90% sepse kemi këto investimet e fshehura. Pres akoma sot BB të thotë suksese për reformën në energji se atyre ia kemi marrë paratë. Si nuk dëgjova qindra miliona euro para të zeza që hidhen në ndërtim.

Shqiptarët kanë një kryeministër që ka në filozofinë e tij që kërkon t’i varfërojë sa më shumë. Kur vijnë zgjedhjet ky thjesht rrit çmimin e votave. I bleu me 300 euro për 4 vjet dhe i katandisi me shpopullim. Ka ikur shtresa e mesme. Po na ikën truri. Arsimi, shëndetësia, intelektualët. Shqiptarët nuk dinë kë të votojnë. Të dalin të gjithë te kryeministria të rrinë aty. Unë nuk jam për dhunë“, theksoi ajo.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Basha me siguresë të shkurtër”/ Shano: Kishte frikë të hynte si i barabartë në garën për kryetar

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish- anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Dritan Shano ka komentuar situatën në PD, dhe vendimet e Lulzim Bashës  për të larguar nga partia kritikët e tij.

I ftuar në A2, Shano u shpreh kritik ndaj Bashës për të cilin tha se po tregon mungesë durimi dhe përvoje dhe po ngjan me një autokrat.

“Më vjen keq për ata njerëz që e konsiderojnë z.Basha si një personazh durimplotë. Sjellja e Bashës tregon një mungesë durimin, përvoje, dëshire për bashkim. Përkundrazi, sjellja e tij tregon një autoritarizëm që shkon kithët me tentativën për ta paraqitur zotin Basha si një personazh me sjellje perëndimore. Mjaft të kujtojmë se çfarë ndodhi në PD pas 26 prillit.



Patëm një garë në PD që tregoi një frikë të Bashës për të dorëzuar vulën dhe për të hyrë i barabartë i garë me z. Kadilli. Pati një heshtje për humbjen e zgjedhjeve. Basha është si me siguresë të shkurtër pasi kushdo që i del kundër, ai përdor mekanizmin e autokratit dhe e përjashton”, tha Shano./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE