Connect with Us

Ndarja nga jeta e ish-drejtorit të LSI/ Meta mesazh ngushëllimi: I prekur thellë nga humbja e parakohshme

Aktualitet

Ndarja nga jeta e ish-drejtorit të LSI/ Meta mesazh ngushëllimi: I prekur thellë nga humbja e parakohshme

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Presidenti, Ilir Meta ka dhënë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-drejtorit të LSI, Ilir Dashi.

Meta thotë se në kulmin e energjive dhe angazhimeve të shumta vdiq miku i paharruar.

Ai është shprehur i prekur thellë nga humbja e parakohshme dhe ka ngushëlluar familjarët, miqtë e kolegët e tij.

“I prekur thellë nga humbja e parakohshme e mikut të paharruar, Ilir Dashi.

LEXO EDHE:  Meta dekreton ligjin “Për Regjistrin e Pronarëve Përfitues”/ Të nisë menjëherë zbatimi

Shumë dhembje për ndarjen e tij nga jeta, në kulmin e energjive dhe angazhimeve të shumta.

Ngushëllimet më të ndjera familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij!

Të prehet në paqen e merituar!”, shkruan Meta./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

“Luftë ndaj çdo lloj forme të krimit”/ Ambasada Italiane uron Nanon: Të forcojmë bashkëpunimin

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktuale

Ambasada Italiane në Tiranë ka uruar ditën e sotme drejtorin e ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ndërsa ka shprehur vendosmërinë për të forcuar më tej bashkëpunimin në luftën ndaj krimit.

“Urime Kreut të ri të Policisë, Gledis Nano! Të vendosur për të forcuar më tej bashkëpunimin tashmë të shkëlqyer ndërmjet forcave të rendit të Italisë dhe atyre të Shqipërisë për shtetin e së drejtës dhe në luftën ndaj çdo lloj forme të kriminalitetit”, thuhet në deklaratën e Ambasadës italiane.

LEXO EDHE:  “Vazhdoj të mbështes Donald Trump”/ Bleona Qereti: Do mbetet një ndër presidentët më të mirë

LEXO EDHE:  LSI është çeta personale e Ilir Metës/ Përparim Spahiu kllouni i rradhës



Gledis Nano mori sot detyrën e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ndërsa më parë ushtronte detyrën e drejtorit të Antiterrorit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Brenda pak javësh Basha jep dorëheqjen”/ Edith Harxhi bën paralajmërimin e fortë

Publikuar

-

Nga

‘Masakra’ me listat e PD/ Harxhi: Iu është mohuar e drejta 30 mijë demokratëve, PD ‘tokë e nxanun”

Ish-kandidatja për kryetare e PD-së, Edith Harxhi ka deklaruar se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, brenda pak javësh do të japë dorëheqjen.

E ftuar në Fax News, Harxhi ka theksuar se, lëvizja e “uraganit” Berisha do ta detyrojë Bashën të largohet dhe do të kthejë shpresën te qytetarët.



“Basha duhet të tërhiqet dhe do të jetë i detyruar të japë dorëheqjen shumë shpejt, për pak jave mendoj unë, pasi ky që po vjen është një ortek që bëhet sa vjen edhe më i madh dhe i pandalshëm. Një udhëheqës që nuk u bë kurë lider nuk i reziston këtij orteku.

Ne jemi të shkëputur krejtësisht nga realiteti, vizitat e mia në degët e PD unë kam prekur realitetin shqiptar, i cili nuk njihet nga kafenetë e Tiranës as në udhëtimet turistike që bëjmë gjatë verës. Në PD gjen konservator të pastër, gjen folklor të bukur autentik, gjen filozofi popullore, gjen skamjen e vërtetë shqiptare. Baza nuk është e çoroditur fare, por njerëzit janë më mirë të orientuar politikisht sesa ata që janë në Tiranë madje edhe më shumë se drejtuesit politik”, ka deklaruar Harxhi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Berisha ka arritur qëllimin”/ Manjani: Basha të shpëtojë PD, duke u larguar

Publikuar

-

Nga

Gjykata na ka urdhëruar të heqim kangjellat/ Manjani ‘masakron’ Veliajn: Mamluk i Rilindjes!

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka deklaruar se “Foltorja” e krijuar vetëm 3 javë më parë nga ish-kryeministri dhe lideri historik i PD, Sali Berisha, ia ka arritur qëllimit të saj.

I ftuar në Syri TV, Manjani ka theksuar se lëvizja e Berishës, po rikthen institucionin e shenjtë të votës.

Ai ka nënvizuar se lëvizja po shkon drejt synimit të saj, për largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD, e cila tashmë është në kolaps.



“Vendimmarrja e brendshme pa vendim e PD, e njëanshme dhe pa proces ndaj doktor Berishës, sigurisht që ka krijuar pikëpyetje shumë të mëdha dhe dobësuar e ka ulur ndjeshëm, për të mos thënë e ka ulur në zero besimin e publikut te PD. Deri 3 javë më parë këtu ishte krijuar ideja që s’ka më asnjë shpresë asnjë opozitë, asgjë, sa të jetë gjallë Rama do të jetë kryeministër, kështu kemi menduar.

“Unë mendoj që këtë mesazh doktor Berisha dhe kjo lëvizje e ka dhënë, PD-ja e Lulzim Bashës ka kryer punë me politikën, ky mesazh ka dalë. Nëse ka akoma njerëz që nuk e besojnë këtë, është problemi i tyre, por kjo është e dukshme. Duke i hequr atë që është thënë gjithmonë se Lulzim Bashën e mbështet Sali Berisha, por nuk paska qenë kështu, paska qenë një skenar tjetër, e kuptuam, e sqaruam dhe nuk besoj se ka ende ‘peshq’ që i shkojnë nga mbrapa. 

Hapi i rëndësishëm i kësaj lëvizje dhe suksesi matet me largimin e Lulzim Bashës, që të jemi konkrete dhe të mos krijojmë iluzione, Lulzim Basha duhet të largohet që të shpëtojë PD. Faza tjetër është drejtimi i ri i PD duhet të krijojë një skemë hapje dhe kjo foltorje duhet të jetë pjesë e shoqërisë, pjesë e debatit social, pra që merr dhe përfshin në vendimmarrjen e saj më shumë se militantët”, ka deklaruar ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE