Connect with Us

Merkeli më e preferuar se Macroni për të drejtuar Evropën

Bota

Merkeli më e preferuar se Macroni për të drejtuar Evropën

Publikuar

-

cna lajme bote

Mijëra qytetarë të BE e vlerësojnë Gjermaninë si përfaqësuese të besueshme të interesave të tyre. Evropianët, madje edhe francezët do ta preferonin Merkelin si lidere përpara presidentit Macron, shkruan Auron Dodi.

Kandidatët për kancelarë në zgjedhjet parlamentare këtë vit në Gjermani mund të ëndërrojnë për kuotat e mbështetjes të kancelares Merkel. Në fund të 16 vjetëve qeverisje Angela Merkel merr vlerësime maksimale jo vetëm në Gjermani, por në shumicën e shteteve të Bashkimit Evropian.

Në 12 shtete të BE kancelarja Merkel vlerësohet si personalitet drejtues, që ruajti unitetin e BE dhe përballoi me sukses kriza të ndryshme. Është konkludim i një studimi të gjerë, të bazuar në sondazhe, të Këshillit Evropian për Marrëdhënie të Jashtme (ECFR), qendër kërkimore e Brukselit. Në të konstatohet se”Angela Merkeli mishëron një Gjermani të fortë dhe stabile. Dhe është pozicionuar si spirancë e Evropës, në më shumë se një dekadë krizash.”

Dihet se në katër mandatet e Merkelit si kancelare ka pasur disa kriza të mëdha. Kujtojmë krizën e eurozonës në 2008/2009; krizën e refugjatëve në 2015-ën; referendumin e Brexitit në 2016 dhe pandeminë e Covid-it, dy vitet e fundit. Merkeli çmohet veçanërisht për aftësinë e saj për kompromis dhe për të krijuar konsensus.

Pa Merkelin, në botë do të kishte pasur më shumë konflikt, konkludojnë p.sh. 33 përqind e spanjollëve, 30% e holandezëve dhe 28% e portugezëve.

cna lajme bote

Më mirë Merkeli apo Macroni për të drejtuar Evropën?

Midis Merkelit dhe Macronit, qytetarët evropianë preferojnë qartë Merkelin. Merkelin e përfytyrojnë p.sh. për postin e një presidenteje të Evropës (post hipotetik), 41% e të anketuarve në Evropë, përballë 14 përqind, që preferojnë presidentin e Francës, Emanuel Macron.

Autorët e studimit shpjegojnë se “me stilin e saj teknokratik të drejtimit ajo zgjon më shumë besim, se Macroni me fjalimet e tij vizionare”.

LEXO EDHE:  Masakra në Zelandën e Re/ Merkel: Racizmi mori jetën e njerëzve që faleshin paqësisht në xhami

Si lidere të Evropës Merkelin e preferojnë madje edhe 32% e francezëve, në një kohë që presidentin e tyre e shohin në këtë rol vetëm 20% e francezëve.

Për Merkelin si lidere të Evropës janë edhe 42 përqind e gjermanëve, që i japin 15% Macronit. Në sondazh morën pjesë 16.247 evropianë.

Gjermania ka përfituar nga imazhi pozitiv i Merkelit

Qeverisja e Merkelit rezulton se i ka qetësuar frikërat në Evropë nga një Gjermani shumë e fortë. Merkeli e ka pozicionuar Gjermaninë si një fuqi bashkuese. Kjo mbështetet nga fakti që Gjermaninë e vlerësojnë jo vetëm qytetarët e shteteve që e duan politikën financiare të kursimeve, por edhe shtetet në jug, kritike ndaj kësaj politike. Simpati në vendet kritike ndaj Gjermanisë, Merkeli siguroi sidomos me dakordimin historik për të hyrë në borxhe të përbashkëta i gjithë BE, që të financohet programi i rindërtimit prej 750 miliardë eurosh të ekonomive nga Covid-19.

Shumica e qytetarëve, si në veri, ashtu edhe në jug të Evropës, si në Lindje, ashtu edhe në Perëndim thanë më tej se kanë besim që interesat e tyre t’i përfaqësojë në shumë fusha Gjermania.

Lidershipin ekonomik gjerman e mbështesin edhe 45% e spanjollëve në jug të Evropës dhe 50% e hungarezëve në lindje. Gjermaninë e shohin si lidere, në mbrojtje të të drejtave të njeriut, 35% e evropianëve.

Por në pikëpamje gjeopolitike, si përfaqësuese të evropianëve p.sh. përballë SHBA apo Kinës, Gjermaninë e përfytyrojnë më pak evropianë: nga 22 deri 20 përqind. Për të avancuar në këtë drejtim, sipas studimit, Gjermania duhet të ecë në rrugë krejt të reja. Por një fillim radikal të ri nuk e premton asnjëri nga kandidatët aktualë për kancelarë të Gjermanisë. Një fillim radikal të ri nuk e kërkojnë aktualisht as shumica e gjermanëve./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kosova & Rajoni

Partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut përfshihen në skandal/ Aleancë me Lëvizjen anti-shqiptare

Publikuar

-

Nga

Krerët e partive  shqiptare në Maqedoninë e Veriut janë përfshirë në një skandal.

Përfaqësuesit e “Besës” që drejtohet nga Bilal  Kasami, të Aleancës së Ziadin Selës dhe Alternativës së Afrim Gashit janë takuar me VMRO DPMNE nacionalistë të Hristijan Mickovskit dhe me partinë fashiste Levica të Dimitar Apasiev, për të dhënë firmat e tyre kundër qeverisë pro evropiane.

Gjithçka ka ndodhur pas dorëheqjes se kryeministrit, Zoran Zaev, pas humbjes së thellë në zgjedhjet lokale.



Përse është skandal

Sipas mediave në Kosovë, Apasiev dhe partia e tij Levica (e majta) në programin e  tyre nuk e njohin  Republikën e Kosovës, dhe as marrëveshjen e Ohrit.

LEXO EDHE:  “Basha lider i mbaruar”/ Spahiu ironizon humbjen e opozitës

LEXO EDHE:  “Lider edhe prej gjeneve”

Gjithashtu në programin e tyre ata kërkojnë anulimin e gjuhës shqipe, largimin nga NATO, dhe pika të tjera programore që janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me  interesat e shqiptarëve por edhe me aleatët ndërkombëtarë. Këta janë ata që duhen shpallun non-grata nga SHBA por edhe nga shqiptarët kudo.

Këto zhvillime dëmtojnë edhe Shqipërinë pasi që Tirana dhe Shkupi bashkërisht po presin të anëtarësohen në Bashkimin Evropain./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

“Urime ‘patriota’ që kthyet Gruevskin”/ Gazetari del me reagimin e fortë

Publikuar

-

Nga

Gazetari Berat Buzhala, ka reaguar pas mbledhjes së VMRO-ASH-AAA-BESA-LEVICA për ta rrëzuar Qeverinë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se ata të cilët më shanin kur unë e intervistova Gruevskin sot të njëjtit janë ulur në tavolinë me partinë e Gruevskit për të bërë marrëveshje.

Gjithashtu Buzhala kritikon edhe Vetëvendosjen e cila i përkrahi këto parti shqiptare të cilat po e rikthejnë sot VMRO-në nacionaliste në pushtet.

LEXO EDHE:  Jo vetëm me Merkelin/ Conte përplaset me Ursula Von der Leyen për planin ekonomik

LEXO EDHE:  Takimi i parë/Merkel sot kokë më kokë me Donald Trump/Çfarë do diskutohet



“Krejt qata qe me pajten shajte qe pata bo interviste me Gruevskin, sot paskan bo marreveshje per koalicion me partine e Gruevskit. Urime patriota. Urime edhe ketyne patriotave ne Kosove qe i kane mbeshtete keta patriotat ne Maqedoni qe tash po e kthejne VMRO’ne ne pushtet. Mire po bohet ”, ka shkruar ai./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Kopja e Mona Lisës në ankand, pritet të arrijë vlerën e 200 mijë eurove

Publikuar

-

Nga

Një kopje e kryeveprës së Leonardos, Mona Lisa, e vjetër më shumë se 4 shekuj, do të dalë në ankand të martën e ardhshme në Paris.

Portreti origjinal, të cilën mbreti francez Fransua i Parë e bleu nga piktori në vitin 1518, ndodhet në muzeun Louvre dhe nuk është në shitje.

Por, kopja që do të dalë në ankand daton rreth vitit 1.600 dhe është aq e ngjashme me origjinalen saqë artisti që e ka realizuar mund të ketë pasur shansin t’i afrohet versionit real.

Shtëpia e ankandit “Artcurial” vlerëson se kopja do të arrijë vlerën e 200 mijë eurove.



“Mona Liza është gruaja më e bukur e pikturuar ndonjëherë. Ajo është gjithashtu vepra më e njohur në historinë e artit perëndimor. Nga Pekini në San Francisko, të gjithë e njohin Mona Lizën dhe të gjithë duan të kenë një kopje cilësore të portretit të saj”, u shpreh Matthieu Fournier nga shtëpia e ankandit Artcurial.

LEXO EDHE:  Kriza e Iranit/ Putin fton Merkelin në Rusi

LEXO EDHE:  Takimi i parë/Merkel sot kokë më kokë me Donald Trump/Çfarë do diskutohet

Sipas ekspertëve, Leonardo kishte shumë fansa, pasi ai i dha jetë një stili. Ai kishte gjithashtu edhe imitues.

Qershorin e kaluar, një koleksionist evropian bleu një kopje të shekullit të 17 të Mona Lizës për 2.9 milionë euro, një shifër rekord për një vepër të riprodhuar, në një ankand të mbajtur po në Paris.

Ndërsa në vitin 2017, shtëpia e ankandeve “Christie’s” shiti në Nju Jork për 450 milionë dollarë veprën tjetër të Leonardos, “Salvator Mundi”./euronews

LEXO TE PLOTE