Connect with Us

Mbyllet sfida në “Allianz Stadium”, Milani zhyt Juventusin në fundin e tabelës

Seria A

Mbyllet sfida në “Allianz Stadium”, Milani zhyt Juventusin në fundin e tabelës

Publikuar

-

Juventusi dhe Milani kanë ndarë nga një pikë në një barazim dramatik 1-1 në ”Alianz Stadium”, rezultat ky që i shkon më shumë për shtat kuqezinjve, pasi barazojnë Interin në vendin e parë, ndërsa Juventusi zhytet në zonën e ftohtë.

Pavarësisht lojës së bukur dhe ofensive nga te dyja ekipet, rezultati përfundimtar ishte barazim 1 – 1. Pas vetëm katër minutave lojë, Juventus nisi një kundëraksion të shpejtë, ku Paulo Dybala asistoi për Alvaro Moratan, i cili realizoi për 1-0.

Nderkaq, ishte Milan që ia doli ta barazoi rezultatin me ane te sulmuesit në formë Ante Rebic, që shënoi me kokë pas harkimit të Sandro Tonalit (76′).

Kështu, ndeshja u mbyll me rezultat të barabartë 1 – 1. Me këtë barazim, Milan renditët në vendin e dytë me 10 pikë, aq sa ka lideri Inter, ndersa Juventusi ndodhet ne vendin e 18 me vetem 2 pike./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Seria A

Atëherë kur nuk duhej, lojtari i Juventusit rezulton pozitiv me COVID-19

Publikuar

-

Nga

Mesfushori i Francës dhe Juventusit, Adrien Rabiot ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe për këtë arsye do të detyrohet të humbasë finalen e Ligës së Kombeve kundër Spanjës, planifikuar për të dielën në mbrëmje në orën 20.45.



Lajmi për pozitivitetin e mesfushorit u njoftua nga Federata e Futbollit të Francës, duke shtuar se lojtari tashmë është vendosur në izolim. Sipas rregullave, Franca nuk do të jetë në gjendje ta zëvendësojë atë. Trajneri Deschamps do të jetë në gjendje të llogarisë një grup prej 21 lojtarësh për finalen kundër “Furisë së Kuqe”.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Kessie nuk po rinovon ende, mund të përsëritet rasti Donaruma

Publikuar

-

Nga

E ardhmja e Kessie tek Milani duket shumë larg pas përfundimit të kontratës. Njëjtë si Donnaruma, mesfushori kryesor i kuqezinjve mund të largohet me parametra 0, çka do të ishte një shok për drejtuesit e Milanit, të cilët ashtu si me Gigio Donnaruman mund të humbin rreth 70 milionë euro.

Problemi kryesor mbetet paga e mësfushorit nga Bregu i Fildishtë, i cili kërkon një pagë neto prej 8 milionë eurosh, e thënë në pagë bruto pa përfshire taksat rreth 12 milionë euro në sezon.



Gjithashtu agjenti i Kessie kërkon një komision prej 20 milionë eurosh, çka në 5 vjet tek Milani do të dilnin nga llogaria 80 milionë euro.

Milani ofron vetëm 7 milionë euro bruto për Kessie, për të cilën ky i fundit nuk është dakord. Sipas të gjitha gjasave Milani do t’i besojë vendin e qendrës së mesfushës Bakayoko, ose do të kërkojë për një lojtar të ri në merkaton e janarit.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Raiola sulmon Milanin për vërshëllimat në “San Siro”: Nuk e mbrojti aspak Donarumën

Publikuar

-

Nga

Pas vërshëllimave në “San Siro” në ndeshjen ndaj Spanjës në drejtim të Xhanluixhi Donarumës, ka reaguar agjenti i portierit të PSG-së, Mino Raiola i cili me anë të një interviste të lançuar me të përditshmen sportive italiane “Corriere dello Sport” ka sulmuar Milanin ku ka deklaruar se klubi kuqezi nuk i doli në mbrojtje:

“Jam i neveritur nga vërshëllimat në drejtim të Donarumës. Pyes veten si ka mundësi përse Milani nuk ka ndërhyrë zyrtarisht për të marrë masat dhe për të mbajtur distancat e kontestimeve, për ta mbrojtur në një farë mënyre. Donaruma është një djalë që gjithmonë ka dhënë gjithçka për kombëtaren. Duke kontribuar edhe për fitimin e Kampionatit Europian, ku ishte dhe lojtari më i mirë i kompeticionit.



Edhe për Milanin ka qenë besnik ku i ka qëndruar klubit pranë edhe në momentet më të errëta dhe të vështira, duke treguar edhe impenjuar si profesionist deri në ditën e fundit, duke kontribuar gjithashtu për të dërguar skuadrën në Champions pas shumë vitesh.

Më duket e çuditshme dhe shumë zhgënjyese që Milani, i cili e di të vërtetën, nuk kanë marrë në dorë distancat nga kjo sjellje e papranueshme dhe e padrejtë. E vërteta është se Milani nuk ka ditur ose nuk ishte në gjendje ta mbante atë.”, përfundoi Raiola

LEXO TE PLOTE