Connect with Us

Java nis me shtrëngata/ Njihuni me parashikimin e motit për 5 ditët e ardhshme

Sociale

Java nis me shtrëngata/ Njihuni me parashikimin e motit për 5 ditët e ardhshme

Publikuar

-

Moti për ditën e hënë, 28 shtator 2020

Shërbimi Meterologjik Ushtarak, ka bërë me dije se si do jetë moti përgjatë 5 ditëve të ardhshme.

E hëna do të nisë me reshje shiu e hera herës me shtrëngata edhe pse orët me diell nuk do të mungojnë. Mesjava do të ketë mot me alternime vranësirash e kthjellimesh por dhe me shi lokal në zonat si më poshtë. Dita e enjte do të jetë më e qendrueshme por do të mbartë me vete rënie të temperaturave veçanërisht atyre të mëngjesit, gjë e cila do të vijojë edhe të premten në mëngjes. Gjatë orëve të mesditës temperaturat do të pësojnë luhatjet si më poshtë.

LEXO EDHE:  Surprizat e motit/Ja çfarë do të ndodhë gjatë ditës së sotme

Era do të nisë të fryjë nga kuadrati i jugut e në mesjavë do të kthejë nga veriperëndimi. Gjatë të premtes ajo do të kthejë sërish nga jugu. Shpejtësia e saj do të jetë e ulët e mesatare. Në të gjithë bregdetin dhe në momentet e zhvillimit të vranësirave ajo do të fitojë forcë. Valëzimi në bregdet do të jetë i forcës 3 dhe 4 ballë.

Ju urojmë një javë të bukur mes familjarëve dhe miqve tuaj!

No photo description available.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sociale

Keni plane për fundjavë?/ Zbuloni surprizat që sjell moti

Publikuar

-

Nga

cna lajm show

Kjo fundjavë do të paraqitet e fresket për shkak të qarjullimit të masava ajrore nga veriu dhe verilindja të cilat do të sjellin edhe ulje të temperaturave në vendin tonë duke bërë që termometri në nivelet minimale të zbresë deri ne 3-4 gradë  ndërkohë që maksimumi parashikohet të jetë jo më shumë se 24 gradë.

Sipas MeteoALB, Gjithashtu edhe temperaturat do të paraqiten të paqëndrueshmë pasi kjo fundjave pritet të jetë nën ndikimin e masave të paqëndrueshmë te cilat do të sjellin edhe rebeshe shiu vecanërisht ne pjesën jug-perendimore.

LEXO EDHE:  Surprizat e motit/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

LEXO EDHE:  Video-Rudina Hajdari sfidon shiun/ Vijon misionin ndaj familjeve në nevojë



Gjatë fundjavës era herë pas herë do të paraqitet problematike pasi në det të hapur do të shtojë shpejtësinë duke arritur në 45-50 kilometra në orë duke sjellë edhe dallgëzim të trazuar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Vranësira dhe reshje shiu/ E premtja me temperatura deri në 24 gradë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Moti i vranët dhe me shira të pakët mbetet gjatë paradites në zonat Veriore dhe Qëndrore, por në Jug reshjet do të jenë më të shumta.

Pritet që në orët  në vijim të kemi përmirësim gradual të motit, si fillim në zonat perëndimore dhe në vijim kushtet e qëndrueshme atmosferike dominojnë pjesën më të madhe të Shqipërisë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 24°C.

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Pasditja sjell supriza

LEXO EDHE:  Surprizat e motit/ Çfarë pritet për orët në vijim 



Era do të fryejë e fortë në mëngjes me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Lindor – Juglindor duke sjell në brigjet e detare dallgëzim 3 – 4 ballë.

Orët e pasdites do të sjellin dobësim të ndjeshëm të parametrit të erës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Shirat mbërthejnë vendin/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Vijon dominimi i një sistemi të dendur vranësirash për gjatë gjithë 24 orëshit.

Vranësirat do të sjellin reshje shiu në të gjithë vendin, ku reshjet pritet të jenë me intensitet mesatar dhe lokalisht intensive.

Gjithashtu në orët e mesditës parashikohet të ketë intervale të shkurtra pa reshje.



Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 23°C.

LEXO EDHE:  “Çmenden” temperaturat/ Ja si do jetë moti për orët në vijim

LEXO EDHE:  Surprizat e motit/ Çfarë pritet për orët në vijim 

Era do të fryejë e forte me shpejtësi 70 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor duke sjelle në brigjet e detare dallgëzim mbi 6 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE