Connect with Us

Gjëma e vetvrasjes së Opozitës

Opinione

Gjëma e vetvrasjes së Opozitës

Publikuar

-

cna lajme politike

Nga Klodian TOMORRI

Nje nga tezat me idiote qe po hidhet se fundmi, kryesisht nga gazetaret afer qeverise dhe ata afer Bashes eshte kjo: Me vendimin per Berishen, Lulzim Basha i ka hapur rrugen vetes per t’u bere kryeminister se rregulloi marredheniet me SHBA-te.

Ne kushte normale, ky quhet prostitucion intelektual. Por kjo eshte aq e trashe si teze, sa qe quhet perpjekje per te bere prostitucion intelektual.

Se si vjen Basha dhe PD ne pushtet tani e dine vetem keta. Sot nje pjese e mire e votuesve te PD-se urrejne me shume Bashen se sa Ramen. Sikur 2 per qind e tyre, te mos dalin ne votime, shanset e PD per te ardhur ne pushtet jane zero. Ne fakt, edhe me partine te gjithen te bashkuar, shanset qe Basha ta sjelle PD-ne ne pushtet, jane serish afer zeros.

Atehere si do behet Basha kryeminister? Do nxjerre Joe Bideni dekret pas zgjedhjeve qe SHBA nuk njohin me qeverine e Edi Rames, por njohin Lulzim Bashen si kryeminister te Shqiperise? Si? Por nuk mbaron ketu.

Nuk eshte vetem ceshtja qe PD nuk vjen dot me ne pushtet dhe qeveria e socialisteve do behet edhe me arrogante ne mandatin Tepsia 3, Tepsia 4, Tepsia 5 e keshtu me radhe. E keqja tjeter po kaq e madhe eshte se Shqiperia sot eshte nje nga vendet e vetme ne bote pa opozite.
Deputet e PD-se tani kane frike te flasin ose te mbajne nje qendrim publik se fyhen masivisht nga votuesit e tyre. Rast unik qe nuk ka bere vaki kurre ne bote. Si do bejne opoziten e qeverise keta?

Ende pa filluar mandatin e ri, qeveria i sistemoi 300 milione euro brenda dy javesh me tendera te dyshimte. Pati ndonje ze opozitarizmi per kete? Jo.
Sepse opozita po gerryen veten me sherret e brendshme. Basha tani eshte fiks gjenerali i “Ushtrise se Vdekur”

Cdo dite qe kalon keshtu, PD vritet edhe me shume. Shqiperia demtohet edhe me keq. Ka vetem nje zgjidhje, qe PD te shpetoje nga asgjesimi. Basha te lere Partine dhe Berisha te ndale kryqezaten. Pastaj do te duhej te gjendej nje figure perbashkuese per te marre drejtimin e opozites. Dy skenaret e tjere, ai qe Basha te rrije ne krye te PD ose Berisha te marre serish PD-ne jane makth, jo vetem per fatet e opozites, por per fatet e Shqiperise.

Jemi pa opozite sot. Dhe kjo eshte gjema me e madhe, qe mund ta gjeje nje vend. Komunizmi nuk kishte gje me shume se kaq. Eliminimin e opozites kishte. Vetem se menyra e eliminimit ndryshonte. Enver Hoxha e ekzekutoi fizikisht opoziten, Rame e shtyu drejt vetevrasjes politike.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Opinione

Nga Lutfi Dervishi/ Agresioni ndaj tv publik!

Publikuar

-

Nga

“Mediat nuk janë të pavarura”/ Dervishi: Gazetarët nuk marrin vendime vetë

Televizioni publik nuk ka shumë miq, aq më tepër në Shqipëri! Ka shumë armiq.E sulmon politika nga të dy krahët dhe e sulmojnë operatorët privatë për interesa private! Krejt e kuptueshme!

Për shkak të një angazhimi jashtë vendit nuk munda të ndjek mbrëmë një emision të posaçëm për televizionin publik me shkas arrestimin e ish drejtorit nga SPAK!

Edhe pse në emision është avokati dhe sqaron akuzën, edhe pse Carlo Bollino me cilësinë e njeriut që ka ndërtuar jo një, por dy televizione sqaron çështjen prap në bankën e akuzës edhe po nuk qe Thoma Gellci është RTSH!

Duhet të jesh i/e verbër ose të te kete mbetur ora me 2015 të mos shohësh se çfarë ka ndodhur me transmetuesin publik gjatë 5 viteve të fundit!

Në çdo debat miqësor apo armiqësor, ne studio televizive apo ne biseda informale të gjithë atyre që me mburrje dhe ngazëllim më kanë thënë: nuk e shohim televizionin publik- kunderpyetja ime ka qenë: dakord! Po cilin televizion/program shikoni?! Nuk kam marrë përgjigje! Ndoshta bashkëbiseduesve të mi u ka ardhur turp të thonë se çfarë programi shohin dhe këtë e quaj shumë pozitive! Kur ngurron të thuash të vërtetën do të thotë se nuk ndihesh mirë me të vërtetën tënde!

Së pari mbaroi digjitalizimi! Kjo tani jo vetëm duket e lehtë, por merret si e mirëqenë! Kredia prej 26 milionë eurosh paguhet nga RTSH dhe nuk paguhet vetëm kredia me interesat, por paguhet në miliona euro edhe mirëmbajtja e rrjetit!

Kur flet si marinari që në mungesë të dylbive vë dorën në ballë për të parë bregun e detit sigurisht që jo vetëm do të gabosh, por do të bësh edhe gafa!

Te ardhurat dhe shpenzimet e RTSH janë publike dhe kushdo mund t’i marrë pa u lodhur duke kërkuar raportin vjetor në faqen e web të RTSH, në raportin vjetor që dorëzohet në Kuvend – dhe çdo qytetar bazuar në ligjin e informimit publik mund të marrë çdo dokument që kërkon edhe thjesht për kuriozitet të sëmurë!

Para vitit 2016 – RTSH ka patur edhe më shumë fonde! Dalja me paketë kanalesh – sigurisht që ka prekur interesa dhe nuk janë të paktë ata që e pyesin: çfarë na duhen ne këto kanale? Pse mos të mbajmë një kanal e shumta dy ja qameti 3 kanale?!

Po për shembull dikush mund të pyesë: çfarë na duhet në “RTSH shkollal që për dy vite plotësoi boshllëkun e mbylljes së shkollave në Shqipëri?! Për këtë pyetje unë nuk kam përgjigje- ndoshta për faktin se tv private nxituan t’a plotësojnë boshllëkun dhe e bënë më mirë punën?!

Një tjetër mund të pyes pse na duhet një kanal i dedikuar sporti për të parë pa pagesë kampionatin shqiptar, kampionatin europian, botëror apo dhjetëra ekskluzivitet sportive! Edhe për këtë pyetje nuk kam përgjigje se ndoshta është mirë të paguajme platformat private? Nuk te shijon gjëja pa pagesë

A duhet që RTSH të ketë një kanal të dedikuar për minoritetet? Ndoshta jo sepse me sa shohim çdo ditë minoritetet jané një shqetësim i madh për çdo operator privat! Kjo është evidente!

Po kanal me lajme 24 orë pse t’a ketë RTSH? Kemi nja 15 të tilla? Ngjarjet e mëdha që kanë kaluar – tërmeti, pandemia, dalja opozitës nga sistemi pasqyrimi protestave të përditshme ku do të bëhet?

Po “RTSH Kuvend” a duhet të ketë? Apo sa herë mblidhet Kuvendi më mirën t’a shkatërrojmë programacioni e RTSH1 dhe e kemi më të lehtë?!

Po kanal të dedikuar për shqiptarët jashtë- diaspora duhet të ketë? Une them jo- po ja që është detyrim ligjor!

Po pse duhet të ketë transmetuesi publik kanal të dedikuar për muzikën? Kanal të dedikuar për filmin shqiptar? Kanal të dedikuar për filmin e huaj? Pse duhet të jenë kur fare mirë mund t’i shohësh me pagesë në platformat private?

Pse xhanëm duhet të ketë një apo dy kanale të dedikuar për fëmije kur sot femijeve mjaft t’u lësh celularin në dorë dhe jo vetëm informohen dhe argëtohen, por edhe edukohen?! Sot prindërit për fëmijët paguajnë kudo që shkojnë pse të mos paguajnë në shtëpi dhe të shohin kanale për fëmijë te platformat private?!

Çfarë do me thënë të kesh kanal të dedikuar “Agro” për një vend si Shqipëria ku vetëm 50% e popullsisë jeton në fshat?! Ku vetëm 220 mijë fermerë kane NIPT, ku bujqësia na jep vetëm 20% të GDP-se? Me të vërtet për çfarë duhet kur operatorët privatë shqetësimin më të madh kanë fermerët dhe sidomos nevojat dhe hallet e tyre?!

Sot flitet shumë për nevojën e gazetarisë lokale – pse duhet të investonte RTSH dhe të bënte studio lokale në Kukës, Shkoder, Korçe, Gjirokaster kur fare mirë gazetarinë lokale mund t’a bëjmë nga Tirana?!

Pse duhet qe nga 3 kanale Radio të kemi 12-te?



Pse duhet investuar në aplikacionin RTSH Tani apo pak halle kanë shqiptarët aty ku janë po i “detyrojme” të shohin edhe hallet e Shqiperise?!

Pse duhet të investohen për web -in e RTSH pasi verdikti është dhënë: nuk e sheh njeri?! Dhe është shumë interesant se këtë “nuk e sheh njeri” e dëgjoj nga njerëz që vetëm me njerëzit nuk kanë lidhje!

Pse nisën të vijnë donatorë të huaj për të prodhuar programe kritike për RTSH-ne. Kaq naive të jenë këta njerëz që japin para kot?! Apo ndoshta vijnë nga RTSH nuk shantazhon njeri, nuk vë gjoba dhe nuk ka patur axhenda personale?!

Pse RTSH është treguar kaq e paftë dhe nuk ka bërë dot një program politik ku të ftuarit të rrihen, të ulerasin dhe të të bëhet nami me audiencën? Është thjesht paaftësi për t’u përshtatur me kohën apo ka diçka që duhet hetuar me imtësi?!

RTSH paguhet me taksat tona?! Kur e thonë njerëzit e paditur është ok, kur e thonë gazetarët është për të qeshur! Ka dallim mes taksës dhe tarifës! Çdo familje shqiptare paguan 100 lekë në muaj tarifë për RTSH- në! E ka paguar gjithmonë! Është tarifa më e ulët në kontinent! Dhe vetëm rritja e tarifës do të rriste pavaresine, cilësinë dhe përgjegjshmerine! Kaq kanë paguar shqiptarët edhe në 2015! Por oferta e 2021 me 2015 është si nata me ditën!

Në fund edhe njëherë për çështje Gëllçi: pra bëhet fjalë për një tender me vlerën 700 mijë euro! Tender, investim dhe jo abuzim fjalë që e përtypin disa si çamçakëzin që sapo fusin në gojë- për të blerë pajisje për kanalin e dedikuar Agro- i cili do të mbeshtej nga ministria Bujqesise dhe donatorë të tjerë! Kjo gjë nuk ndodhi. Por pajisjet janë në punë, cilësia e prodhimit dhe transmetimit janë HD. Po programet? Mund të them se ka më shumë vlere, 1000 herë më shumë programi “Hapesire e Blerte” që bëhet prej vitesh nga gazetari Marash Mirashi se çdo llomotije që të kujton zhurmën e gjuetarëve kur humbin nëpër kallamishte!

A ka probleme RTSH? Pa fund! Po a keni parë raportime më të mira se të gazetarëve të RTSH në rastet e fatkeqësive, tërmet, pandemi, zgjedhje? (Ndoshta renditja duhet nisë nga fundi)

RTSH duhet krahasuar me çfarë ishte dhe jo me BBC-ne! Sigurisht që duhen programe më të mira – mund të ishin shpenzuar që në fillim me shumë fonde për programe, por programet e mira kanë nevojë për pajisje të mira dhe transmetim cilësor! Si cilësia prodhimit dhe transmetimit kanë qenë jo përtokë, por në gropë!

Problemet nuk kanë qenë dhe asnjëherë nuk janë të lehta!

Problemi nepotizmit, paftesise në RTSH janë evidentuar dhe bërë publik në media që nga viti 1980- shumë të diskutueshme janë rezultatet në këtë drejtim, por në RTSH nuk ka vetëm njolla të zeza!

Nga një institucion që ishte kamzhik i radhës për opozitën e radhës RTSH u bë institucion i balancuar politikisht! Opozita jo vetëm që nuk fshikullohet si njëherë e një kohë, por ka patur të gjithë hapësirën e madje është lutur të jetë në ekranin publik!

Në çdo vend të rajonit në protestat e opozitës zemërimi është derdhur tek tv shteterore- këtu – sa për kujtesë, janë sulmuar operatorë privatë të perceptuar nga njerëzit/protestuesit e zemëruar si qilim i kuq i qeverisë!

Nga natyra ata që me njohin e dinë se me shumë jam cinik dhe shpesh pesimist!

Pas 5 vitesh, apo pas 5 muajve do të shohim nëse RTSH do të bëj programe edhe më të mira, do të konsolidojë çfarë ka arritur dhe do të kapë maja të reja? Puna është publike dhe gjykimi do të jetë publik!

Sot?

Dy veprime janë spaktakolare: largimi drejtorit dhe moszgedhja prej 5 muajsh e drejtorit! Ndoshta Keshilli Drejtues po kërkon dhe nuk po gjen një njeri që të ketë platformën dhe të arrije ne 5 vjet të bëj aq sa bëri njeriu që sot është i arrestuar me akuzën “shpërdorim detyrë” se pajisjet e blera kanë mbërritur 16 ditë me vonesë!

Këto janë shenja që tregojnë se ndoshta bëjmë mirë të nisim dhe të mbajmë mend se çfarë ishte këto vite RTSH – se ndoshta nuk do t’a kemi më!

Por per momentin: t’i japim Çezarit atë që është e Çezarit!

 

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Aleksandër Meksi/ Fraksionet shpëtojnë Partinë Demokratike nga ndarja

Publikuar

-

Nga

Unë iu drejtova demokratëve shqiptarë se si paraqitet, si organizohet, si realizohet mendimi alternativ apo i ndryshëm, por gjithnjë demokratik, për të qenë i dobishëm për ata që në PD ndihen të çoroditur e të vetmuar, por dhe për të kontribuar në ngritjen në këmbë të PD për beteja të reja politike, në të cilat ne duhet dhe mund të fitojmë. Ata treguan se janë me mendimin që mbizotëron në PD (apo paraqitet si i tillë, gjë me pak rëndësi). Në këto rrethana ata mund të vazhdojnë. Unë duhet të pranoj se ata dhe PD-ja flasin gjuhë të ndryshme. Për sa më takon mua, jam i bindur se flas si në ‘90-ën, sepse demokracia është një. Shprehem në këtë mënyrë sepse asnjëri nuk reagoi deri më sot, askush nuk mbështeti, askush nuk lëvizi. Edhe në qoftë se folën, nuk mbështeti realisht asnjeri, nuk u përpoq pothuajse asnjeri. Lëvizja e quajtur për reformim, e paraqitur nga Arben Meçe, nuk tërhoqi, për shumë arsye pak a shumë reale, demokratët shqiptarë. Duhej pra, një tjetër grupim, diçka tjetër. Kjo nuk u bë. Sidoqoftë, për punë të mira ka gjithnjë kohë.

Urojmë të bëhet në të ardhmen, sigurisht në se ka mendime alternative, pra, jo për formë, jo për tarafe, jo për klane. Përvoja e vitit 1997 tregoi se me to nuk shkohet larg. Alternativa nuk duhej kuptuar vetëm si alternativë njerëzish më të besueshëm, më të aftë, por që ata në të njëjtën kohë duhej të ishin më të sprovuar dhe të përgatitur në luftën politike, për të përballuar me sukses sfidat e saj. Pa pasur një bindje të tillë, askujt nuk i shkohet pas. Sidoqoftë dhe mbi të gjitha, alternativën e përcakton paraqitja e mënyrës me të cilën organizohet një grupim shoqëror, programi që parashtron dhe që mendon të realizojë e së fundi, rrugët dhe mjetet më të cilat do ta realizojë.

U mundova të paraqes me dy fjalë këto aspekte që përbëjnë thelbin e qenies së një alternative, një rryme apo fraksioni në një lëvizje politike, për të pasur një vizion të parë e të domosdoshëm pa të cilin nuk mund të flasim më tej. Kur në kuvendin e parë të PD-së, në Shtator 1991, u pyet e u fol nga dikush për problemet e pranisë së mundshme të ndonjë fraksioni (në kuptimin që i japin demokratët kësaj fjale), unë (si edhe Azem Hajdari) ndërhyra nga salla (si një ndër hartuesit dhe paraqitësit e statutit në Kuvend) duke thënë pak a shumë se fraksionet, rrymat apo korrentet janë gjë normale në demokraci për funksionimin dhe qenien demokratike të një partie që synon përparimin, duke shtuar se ne nuk e kemi vënë në statut se nuk e dinim si, sepse e mendonim si të parakohshëm këtë dukuri për një parti që sapo ishte krijuar, por që kjo gjë mund të bëhej me lehtësi kurdoherë.

Që mendimi alternativ ka ekzistuar në PD, kjo është jashtë çdo dyshimi, që ai është marrë parasysh dhe kjo është po kaq jashtë dyshimit, si dhe fakti që jo gjithçka është marrë parasysh dhe se në kohë kjo pjesëmarrje alternativash ka qenë e ndryshme, si dhe vlerësimi i tyre. E pa rregullta (apo të gabuara) për mendimin tim qëndronte që nuk konsiderohej praktika si i vetmi kriter gjykimi për vërtetësinë e zgjidhjeve që kërkoheshin apo propozoheshin e vlerat e njerëzve që i kërkonin, si dhe gjetja e zgjidhjeve me paralele me vendet e tjera. Një mendësi e tillë, mënyrë veprimi që kërkon imponimin, nuk mund të mos krijojë disense dhe pakënaqësi për moskonsiderimin e mendimeve alternative por vetëm të dikujt që ka gjithnjë të drejtë (“..il Duce ha sempre ragione..”), mos hapjen e mundësive për punë më të mira e për zgjidhje më të drejta, të sigurta në suksesin dhe dobinë e tyre. Shpeshherë janë pranuar zgjidhje koniukturash të rastit, të kërkuara nga persona që protestonin e këmbëngulnin (nga ata që e dinin se dëgjoheshin).

Vetëm fraksionet e rrymat do të jepnin hapësirë për shprehjen e mendimeve, zgjidhjen eventuale, konkretizimin e formalizimin e tyre si propozime për zgjidhje të caktuara, qoftë dhe në një kohë të dytë. Në këtë mënyrë dhe demokracia e brendshme do të fitonte, acarimet dhe konfrontimet do të mënjanoheshin, uniteti do të ishte real dhe protestat do të ishin të panevojshme (nuk do të ndodhnin). Sigurisht, presupozohet se të gjitha këto mendime që shpreheshin, zgjidhje që propozoheshin, programe që hartoheshin, ishin brenda programit të miratuar që në fillim, statutit të PD-së dhe po kështu ishin zgjidhje (dhe jo vetëm për probleme të pamenduara më parë) në një kuadër të gjerë të praktikës së partive perëndimore të qendrës së djathtë, në përputhje me parimet e mirënjohura e të pranuara nga të gjithë (apo shumica) të ekonomisë së tregut të lirë dhe shtetit ligjor sipas modeleve që ne kishim përqafuar. Sot, mbasi kjo ide e hedhur në qarkullim nuk u materializua për arsye tashmë mjaft të qarta të mungesës së dëshirës për të bashkërenduar veprimet me persona me të njëjtat mendime dhe të barabartë, mendoj që bëjmë disa sqarime, thjesht për të lehtësuar ndërgjegjen, të mos na thonë se nuk e kuptuam, nuk dinim çfarë duhej bërë. Për më tepër edhe për të sqaruar këtë formë të qenies në politikë, për anëtarët e thjeshtë të PD-së, demokratët e vërtetë, që janë militantë e kërkojnë hapësirë nga që mendojnë ndryshe (si demokratë) për mjaft probleme.

Fraksionet, rrymat (apo korrentet) brenda një partie nuk janë struktura paralele me partinë. Ato janë bashkime të njerëzve brenda një partie e në përputhje me programin e saj, që mendojnë zgjidhje alternative për probleme të veçanta të jetës ekonomiko-shoqërore e politike të vendit apo për aspekte të drejtimit. Sigurisht, është shumica që vendos, por është paraqitja e mendimeve alternative ajo që bënë zgjidhje më të drejta (apo përmirëson zgjidhjen fillimisht të menduar), ajo që ofron për diskutim aspekte të tjera të problemit apo që korrigjon. Në fund të fundit, nuk mund të kuptohet një shoqëri pluraliste pa mundësinë e pluralizmit brenda grupimeve politike, nuk ka absurditet më të madh, nga këndvështrimi demokratik, të mohosh këtë, sepse asnjëri nga ne nuk është bartës (depozitues) i së vërtetës. Veçse, kur praktika rezulton negative, duhet lënë vendi nga ata që ishin ideues (deri këmbëngulës) të një vije konkrete, e cila nuk duhet vazhduar, nuk duhet përsëritur më, duke pranuar gabimin e deri përgjegjësitë politike.

Fraksioni apo korrenti identifikohet në njerëzit që e mbështesin një vijë të shprehur në qëndrime publike apo në dokumente politike që paraqiten nga liderë të veçantë, qëndrime që mund të jenë negative ndaj dokumenteve politike të të tjerëve apo mbështetëse të liderëve të saj për probleme të veçanta. Korentet apo fraksionet kanë detyrimin që jashtë partisë të mbështesin dokumentet e partisë, ashtu siç kanë lirinë të shprehin në publik mendimet e tyre dhe t’i argumentojnë e t’i mbrojnë ato. Është e natyrshme që fraksionet e korrentet identifikohen në qëndrime për probleme madhore, në mbështetjen për liderët kryesorë e vijën e tyre. Pra, kurrë nuk mund të krijohet një korrent për probleme të dorës së dytë apo kalimtare. Është pra rëndësia e problemeve që shtrohen për vendin apo partinë, ajo që kërkon bashkërendimin e forcave brenda një partie për të arritur zgjidhje të qarta, të sigurta e afatgjata (të qëndrueshme në kohë). Jashtë tyre nuk mund të ketë korrente, të cilat nga ana e tyre mund të jenë të lëvizshme në kohe brenda një partie.

Është toleranca e brendshme e një partie, pranimi i alternativave, mungesa (apo refuzimi) i një disipline autoritare ajo që mban e forcon partitë. Në demokraci, qëndrimi e realiteti i kundërt krijon përçarje, shkëputje e zvogëlime të partive. Janë idealet e mëdha ato që i bashkojnë e askush nuk duhet të shtyhet për t’u larguar për probleme të veçanta, është debati e rezultatet që të japin të drejtë në vijën tënde, por jo të drejta të ndëshkosh, fyesh me shpifje apo largosh nga partia apo forumet, qofte edhe me votë (sidomos të parregullt) ata që mendonin ndryshe, këto ndodhin në partitë që qeverisin në diktatura, jo në demokraci. Ashtu siç njerëzit bashkohen në parti mbi një program mbas një grupi nismëtar, ashtu dhe korrentet krijohen (më me lehtësi se partitë) mbas liderëve të afirmuar e ideve të qarta, pra për qëllime reale; d.m.th. nuk janë as tarafe për interesa e as klane mbi baza “dasish“, sepse ato identifikohen në qëndrime e votime brendapartiake. Vetëm kur partia siguron brenda saj pluralizmin e ideve e propozimeve, mundësinë e garës së alternativave dhe afirmimit të tyre, nuk ka pse të ndodhin shkëputjet aq të lakmueshme nga shqiptarët (kujtoni parimin arbëror: “më mirë i pari i fshatit, se i dyti në qytet“) për të krijuar partiçka. Korrentet kanë të drejtën të paraqesin dokumente të tyre për problemet e partisë dhe mbi votat e marra kanë të drejtën të kenë përfaqësuesit e tyre në të gjitha forumet (duke bërë rregullimet përkatëse në statut). Kjo është demokracia perëndimore, mos bëni sikur nuk e dini, ose mësojeni.

Në fund të fundit, mundësia reale e korrenteve apo fraksioneve është në harmoni me bipolarizmin, si e vetmja mundësi për një jetë politike të qëndrueshme në Shqipëri. Madje, është jo vetëm në harmoni, por është e vetmja mundësi për realizimin e partive të mëdha apo grupimeve të mëdha që paraqesin kandidatë të përbashkët në përputhje me elektoratin që secili ka. Vetëkuptohet që këto parime madhore s’kanë asgjë të përbashkët me pazaret ndërpartiake kur në rastet e një partie të madhe dalin deputetët nga partitë e vockla, të cilët më vonë kalojnë në grupime të tjera e flasin në emër të “elektoratit” të tyre. Të refuzosh pluralizmin brenda partisë kur ai kërkon të organizohet në korrente apo fraksione, do të thotë se kërkon një parti vetëm për vete, që të jesh vetëm ti përherë në krye e të bësh “ligjin“. Në këtë rast do të rrudhet partia, por me sa duket kjo nuk të preokupon. Koha dhe demokratët do t’ju tregojnë vendin.

* * *



Luftuam për një ëndërr gjysmëshekullore, përmbysjen e komunizmit si sistem diktatorial për t’i hapur rrugë pluralizmit jo vetëm të mendimeve, por edhe të veprimeve, pra pluralizmit të forcave politike, të mundësisë të këmbimit të partive në pushtet, sepse ishim të bindur që kjo ishte e vetmja rrugë që siguronte Liri e Demokraci, përparim shoqëror e mirëqenie për të gjithë, siguronte përfshirjen në Europën demokratike që synonim me parullën “E duam Shqipërinë si gjithë Europa“. Në një parlament të zgjedhur, sigurisht me votën e lirë e të fshehtë, roli i opozitës është vendimtar për ecurinë demokratike të vendit; në të kundërt, në një parlament fiktiv, roli i opozitës do të jetë mjaft i kufizuar për nga mundësia dhe veprimet e pozitës dhe mund të shkojë deri në një rol me të vërtetë fiktiv-dekor ndaj të huajve për të treguar që vendi është “demokratik“.

Ky rast i fundit të kujton ish-demokracitë popullore të disa vendeve të Lindjes, ku për formë kishte në parlament dhe disa parti të vogla me komunistë, prokomunistë apo vegla të tyre, të veshur me rroba të tjera. Ndërkohë që, i vetmi kriter nëpërmjet të cilit mund të gjykohet për shkallën e demokracisë të një shteti janë ligjet e tij ( të krahasuara me ato të vendeve demokratike), liritë reale të shtetasve (liri politike dhe ekonomike) dhe përparimi real ekonomik (në shifra e tregues të njohur nga të gjithë, rritja e GDP, deficiti buxhetor, inflacioni e kursi i këmbimit). Mendoj se mund të bëhen mjaft gjëra me pjesëmarrjen apo përfshirjen e opozitës, d.m.th. me konsensus (term në modë sot) në rast se të gjithë (ose gati shumica) do të bien dakord të bëjnë ligje e veprime si të vendeve të demokracive perëndimore, duke pasur KE si arbitër-konsekuent për çdo kundërshti. Roli i opozitës në një sistem demokratik realizohet brenda dhe jashtë parlamentit, pra në gjithë jetën politiko-shoqërore të vendit dhe kuptohet që veprimet e gabuara të opozitës apo liderëve të saj janë në dobi të pozitës dhe qëndrimit një kohë më të gjatë të saj në pushtet. Synimet kryesore dhe fusha e veprimeve të një opozite demokratike janë :

• Të japë ndihmesën e vet në formulimin e politikave dhe legjislacionit nëpërmjet qëndrimit kritik e konstruktiv

• Të kundërshtojë propozimet e Qeverisë sa herë që ato duken sheshit se janë jodemokratike, të papranueshme e jo në dobi të vendit

• T’iu bëjë amendamente projektligjeve qeveritare me synim hartimin e ligjeve të modelit perëndimor e demokratik

• Të nxjerrë në pah në mënyrë tepër të qartë politikat e veta në të gjitha fushat për të tentuar të fitojë në zgjedhjet e ardhshme.

Këto synime opozita i arrin duke debatuar në Parlament për çështje të ndryshme, duke parashtruar pyetje dhe kërkuar interpelanca në seancat e Parlamentit dhe sidomos duke kritikuar Qeverinë për mosmbajtjen e angazhimeve dhe premtimeve të bëra në fushatën elektorale dhe në programin e saj. Lufta kundër gënjeshtrave dhe mashtrimeve të Qeverisë dhe eksponentëve të saj, është vendimtare për opozitën. Unë jam thellësisht i bindur se pavarësisht nga numri i deputetëve, opozita ose pjesa e përparuar dhe demokrate e saj mund të luajë një rol vendimtar në jetën politike të Shqipërisë dhe sidomos për të ndaluar kthimin prapa të reformës ekonomike e politike.

Opozita demokratike merr pjesë në jetën politike të vendit kur parlamenti, siç thamë, rezulton nga zgjedhje të lira e të ndershme në gjithë vendin; në të kundërt, roli i opozitës do të jetë i vështirë dhe krizën politike e zgjidhin vetëm zgjedhje të reja, atëherë kur mund të jenë të lira. Për sa i përket largimit nga parlamenti, ai mund të motivohet vetëm nga qëndrimi i dhunshëm, intolerant dhe refuzues i pozitës ndaj çdo veprimi të opozitës, liderëve të saj apo deputetëve të veçantë, shkelja e rregullave elementare të përfshirjes (dhe pjesëmarrjes) në pluralizëm, marrja e të drejtave të opozitës, largimi nga kursi i reformave etj. Largimi mund të jetë demonstrativ (d.m.th. i përkohshëm) për probleme apo ligje të veçanta, apo edhe afatgjatë në vartësi të veprimit të pozitës (apo drejtuesve të saj në krye të Parlamentit), si dhe të momentit në të cilin bëhet.

Për opozitën, vendi “par excellence” për luftën politike është Parlamenti. Roli dhe kontributi i saj në mirëfunksionimin e sistemit shumëpartiak sigurisht mbështetet në marrëdhëniet me Qeverinë dhe kushtëzohet nga forca e saj (mbështetja në popull, anëtarë në Parlament, vija politike që propozon e ndjek ) dhe dëshira reale për të mirën e vendit. Unë mendoj se për kushtet e sotme të Shqipërisë, për mënyrën e zgjedhjeve dhe ndodhitë që prunë Qeverinë e sotme, roli i opozitës, dhe në mënyrë të veçantë i deputetëve me të vërtetë demokratë, është vendimtar për ristrukturimin e opozitës shqiptare dhe riformimin e radhëve të antikomunistëve demokratë që synojnë modele të demokracisë perëndimore dhe euroatlantike.

*Ky shkrim është botuar në gazetën “Koha Jonë” më datë 26 tetor 1997 me titull “Refuzimi i pluralizmit ose ëndrra për gjysmë”. Rikthehet duke qenë se tema e fraksioneve është në modë tashmë në të djathtën shqiptare si pasojë e situatës në të cilën ndodhet PD.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Andi BUSHATI/ Parlamenti si arenë beteje me fantazmën e Berishës

Publikuar

-

Nga

cna opinione

Lulzim Basha ka zgjedhur arenën e vet për të zhvilluar betejën e tij indirekte me Sali Berishën. Nisur nga vizibiliteti që i ofron, nga modeli tip “Përputhen” që gjeneron audiencë, nga avantazhi  i çdo kujt që përballet me një figurë moralisht të rrënuar si Rama, ai ka vendosur që “luftën” ta zhvillojë kundër kryeministrit në parlament.

Edhe këtë të enjte, ashtu sikurse herën tjetër, ai ka fituar. Luli i dikurshëm që ulte kokën kur pacipësisht Edi i plaste në sy emrat e oligarkëve, tani është trimëruar duke u bërë i pari që i përmend ata. Ai e vuri me shpatulla për muri kryeministrin, kur i kujtoi çmimet e fundit të blerjes së energjisë dhe tenderin e para një jave për tunelin e Llogarasë.

Pra, po të bësh një bilanc nga kjo përplasje gjelash që ndodhi këtë të enjte në parlament, nuk duhet shumë për të kuptuar se Rama, si shefi i qeverisë, doli i humbur përballë rivalit në opozitë.

Por, sepse gjithmonë ka një të tillë, i pamundur për të bërë një bilanc serioz, kryeministri në mënyrë perverse e zhvendosi debatin në rrafshin personal, pikërisht tek dualiteti që ka kapluar sot opozitën. Ai s’u lodh së evokuari “foltoren”, u tall me kopjen që nuk bëhet dot kurrë si origjinali, me zërin që Basha do të trashë dhe me kërcënimet që ai lëshon, ndonëse askush nuk ia merr dot seriozisht.

Pavarësisht se në qasjen e Ramës ka shumë diversion, manipulim, përpjekje për t’u shpëtuar përgjegjësive të tij, në kundërshtinë që ai kërkon të vërë në pah mes Bashës dhe Berishës, ka një fabul të vërtetë.

E para, sepse të shumtë janë ata që besojnë se Basha po trimërohet për të përmendur dy oligarkët më të mëdhenj të Shqipërisë, vetëm nga frika se Sali Berisha po e akuzon si të kapur dhe të shitur. Se ai po “prish fjalorin” vetëm nga kompleksi se mos e kujtojnë si peng. Se ai po hyn në një betejë verbale me PS-në ngaqë do të shmangë konkurrencën me votë brenda partisë së tij.



Por, përpos vizatimit të një Bashe që ka marrë përsipër të luajë një rol, Rama ka dhe një arsye më të fortë në pëzgjedhjen e kësaj taktike. E vetmja gjë që i volit atij realisht, është përçarja e opozitës. Ai e bëri pjesën më të madhe të punës duke luajtur të gjithë gurët dhe duke paguar të gjithë lobistët që ta shpallte Berishën “non grata”. Më pas, kur kjo u bë fakt, ai nuk pranoi as të ndryshojë kushtetutën (për të përjashtuar nga Kuvendi ata që shpallen non grata), as që të urdhërojë Ilirian Celibashin, për ta penguar liderin historik të PD-së për të hyrë në parlament. Nuk e bëri, jo se kishte keqardhje për Berishën, por se donte të shkaktonte një traumë duke e detyruar Bashën të ndahej prej tij.

Për të thënë të vërtetën këtë e arriti. Sot opozita është më cfilitur se kurrë.

E gjithë kjo fabul që duket sikur i përket të shkuarës së afërt, ka një vlerë për të kuptuar atë që ndodhi sot në parlament. PD sado të duket sikur fiton në aulën e kuvendit, nuk do të përbëjë kurrrë rrezik për këtë bandë kleptokratësh, nëse ajo nuk është e unifikuar. Ajo mund të ketë kredo morale vetëm pasi të pushojnë akuzat e ndërsjellta mes grupimeve të saj. Ajo mund të ketë forcë goditëse, vetëm pasi të bashkohet rreth një lideri të vërtetë.

Prandaj, Lulzim Basha është i dënuar që para se të japë shfaqe në parlament, të zhvillojë “luftën” e tij reale brenda llojit. Edhe nëse e drejton sërisht ai, edhe nëse e këtë e bën dikush tjetër, opozita ka nevojë për një udhëheqësi legjitim. Ka ardhur koha që Basha të përballet. Sepse duke ngrehur pushkën kundër Ramës për të goditur në fakt Berishën, ai vetëm i zgjat jetën e qeverisë. Parlamenti i këtij vendi nuk mund të bëhet tregu ku PD-ja negocion hallet e saj. Basha nuk mund të ndeshet aty me babain që do ta vrasë pa i dalë përballë. Ai nuk e mposht në këtë formë fantazmën e Berishës që e lë pa gjumë.

Pavarësisht se duket si arena e duhur për të marrë vëmendje, kuvendi nuk është fusha reale e betejës partiake. Duke e zhvilluar atë me kokfortësi aty, Basha i bën njëkohësisht dëm edhe opozitarëve edhe shqiptarëve./LAPSI.al

LEXO TE PLOTE