Connect with Us

Aksident në aksin Burrel-Ulëz/ Plagoset shoferi dhe disa pasagjerë

Kronika

Aksident në aksin Burrel-Ulëz/ Plagoset shoferi dhe disa pasagjerë

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Burrel-Ulëz.

Mësohet se është plagosur shoferi dhe disa pasagjerë. Sipas asaj që raportohet në media, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Pasagjerët dhe shoferi janë transportuar për ndihmë mjekësore më të specializuar drejt Tiranës.

Ndërkohë policia po vijon më tej me hetimin e rrethanave të ngjarjes.

“Rreth orës 06.30, në aksin rrugor Burrel-Ulëz, në vendin e quajtur Bushkash, shtetasi Z. Ç., duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

LEXO EDHE:  Aksident pranë urës së Milotit/ Makina del nga rruga, përplaset me barrierat

Si pasojë e daljes së mjetit nga rruga është lënduar drejtuesi i mjetit dhe 5 pasagjerë të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore më të specializuar drejt Tiranës.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, njofton policia./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Çështja “Jan Prenga”/ Klodiana Lala zbardh detajet e reja, a po mbyllen “hesapet” me të akuzuarit

Publikuar

-

Nga

cna lajm aktualitet

Fakte të reja kanë dalë në drita nga ecuria e dosjes hetimore “Jan Prenga”, ku gazetarja Klodiana Lala, deklaroi se të akuzuarit lidhur me ngjarjen tronditëse të rrëmbimit dhe zhdukjes së trupit të 49-vjeçarit,  tashmë mund të konsiderohen si njerëzit që i kanë mbyllur hesapet me drejtësinë.

“SPAK ka kërkuar pushimin e çështjes penale për të dyshuarit Barjam Hajri dhe Leonard Hajri, përkatësisht babai dhe vëllai i Altin Hajrit. Po kështu është kërkuar pushimi i çështjes për Elton Hajrin, kushëri me Altin Hajrin, pronarin e ‘Golden Resort’,  që rezulton të jetë edhe pronar i furgonit, më te cilin u transportua nga garazhi trupi I torturuar i Jan Prengës”, deklaron gazetarja.

LEXO EDHE:  Përplasen dy makina/ Dy të plagosur me urgjencë në spital

LEXO EDHE:  Autobusi bie 213 metra në humnerë/ 44 të vdekur



Më tej Lala ka shtuar se nga akuza pritet të shpëtojnë edhe Aleks Doçaj e Ardian Doçaj.

“Aleks Doçaj nuk u arrestua asnjëherë. Ndërkohë që Ardiani u arrestua dhe qëndroi disa muaj në paraburgim dhe më pas u lirua. Lidhur me të dyshuarit e tjerë për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës,  Dritan Rexhepi, Altin Hajri. Gentjan Doçi Funiqi dhe katër të dyshuarit si rrëmbyes, prokuroria ka vijuar çështjen dhe vazhdon hetimet”, thekson Lala./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Indeksi Global i Krimit/ Shqipëria ndër vendet më problematike

Publikuar

-

Nga

Shqipëria vijon të renditet mes vendeve problematike në botë për sa i përket krimit të organizuar dhe të gjitha fushave të tij.

Indeksi Global i Krimit ka renditur Shqipërinë mes 70 vendeve nga 193 të analizuara sa i përket krimit të organizuar dhe thotë se vendi ka aftësi të vogla për ta përballuar e luftuar atë për shkak të përfshirjes së funksionarëve shtetëror.

Raport vlerësimi i publikuar nga Indeksi Global i Krimit të Organizuar flet për Shqipërinë si një vend ku dominojnë rrjetet kriminale me influencë në disa veprimtari të jashtëligjshme.

“Grupet e stilit mafioz kontrollojnë tregjet kriminale për drogën, trafikimin e qenieve njerëzore, kontrabandën e njerëzve dhe thuhet se po kalojnë në prokurimin publik. Ata e kanë pozicionuar veten si disa nga organizatat kriminale më të fuqishme në Evropë”, shkruan raporti.

LEXO EDHE:  U përplas nga një mjet në autostradë/ Ndërron jetë rrugës për në spital këmbësori

LEXO EDHE:  Përplasen dy makina/ Dy të plagosur me urgjencë në spital



Për zhvillimin e kriminalitetit, indeksi global evidenton se ky fenomen vjen dhe për shkak të bashkëpunimit me funksionarë të shtetit.

“Raportohet se anëtarët e grupeve të krimit janë emëruar në pozicione politike në nivele të ndryshme brenda aparatit shtetëror. Rrjetet kriminale janë ngulitur shumë në strukturat e nivelit lokal dhe rajonal dhe veprojnë me policinë dhe marrin mbrojtje politike”, thuhet në raport.

Raporti thotë se rrjetet kriminale shqiptare janë të përfshira shumë në trafikun e drogës, veçanërisht tregtinë e kanabisit dhe kokainës në Evropë.

Krahas trafikimit sipas raport vlerësimit ata janë të përfshirë dhe në ruajtjen dhe shpërndarjen e tyre. Nisur nga kjo Indeksit Global të Krimit të Organizuar evidenton se, grupet shqiptare kanë arritur të kontrollojnë një pjesë të konsiderueshme të tregtisë së narkotikëve në Evropë./euronews

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kokainë dhe marihuanë nga Shqipëria në Norvegji/ Në kërkim koka e grupit të trafikantëve

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në datën 20.12.2019 ka regjistruar procedimin penal nr.132 të vitit 2019, për veprat penale të “Trafikimit të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 283/a, 287, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Ky procedim penal u regjistrua mbi bazën e informacioneve dhe akteve të dërguara nga Autoritetet Gjyqësore Norvegjeze. Rezultatet e arritura gjatë hetimeve të këtij procedimi penal janë produkt i bashkëpunimit të shkëlqyer ndërmjet Prokurorisë së Posaçme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit me Autoritetet Gjyqësore Norvegjeze.

Nga hetimet e kryera u grumbulluan të dhëna se:

Shtetasi shqiptar F.P. ka krijuar dhe drejtuar një grup të strukturuar kriminal i cili bënte të mundur që të dërgonte sasi të ndryshme me lëndë narkotike (kokainë dhe marihuana) në Norvegji, sasi këto që shiteshin nga përfaqësuesit e tij në këtë shtet. I hetuari F. P. ka arritur gjithashtu që të krijojë një rrjet shpërndarësish të lëndëve narkotike (kryesisht kokainë dhe mariuhana) në përbërje të të cilit janë shtetas shqiptarë, por edhe persona me shtetësi jo shqiptare. Të ardhurat e siguruara nga aktiviteti kriminal i trafikimit të lëndëve narkotike dërgoheshin tek shtetasi nën hetim F. P. dhe referentët e tjerë të tij me anë të agjencive të transferimit të parave apo edhe cash.

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.81 datë 16.10.2021 ka vendosur:

Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues të “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetasit F.P., si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Trafikimit të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal”  dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/1, 283/a/1, 287/1/2, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

LEXO EDHE:  Makina përplas biçikletën/ 77 vjeçari në gjendje të rëndë

LEXO EDHE:  Makina përplas biçikletën/ 77 vjeçari në gjendje të rëndë



Caktimin ndaj të hetuarës A. A. të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, si e dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/1, 28/4, 287/1/2, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Gjithashtu, dhe Autoritetet Gjyqësore Norvegjeze kanë caktuar masën e sigurimit “arrest në burg”, ndaj disa personave të cilët dyshohen se janë pjesë e të njëjtit grup të strukturuar kriminal.

Në datën 20.10.2021, në dakortësi me Autoritetet Gjyqësore Norvegjeze dhe në të njëjtën orë, Policia e Shtetit ka ekzekutuar masën e sigurimit ndaj shtetases A. A., ndërsa është proceduar me nxjerrjen e një urdhër kërkimi ndërkombëtar për shtetasin F.P. Ndërkohë edhe autoritetet gjyqësore norvegjeze kanë proceduar me ekzekutimin e masave të sigurimit dhe ushtrimin e kontrolleve në territorin e tyre.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit realizoi kontrollin e disa banesave dhe kontrollin personal të disa shtetasve në qytetet Tiranë dhe Lezhë. Gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dokumente të ndryshme me interes për hetimin.

Prokuroria e Posaçme, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit janë duke kryer të gjitha verifikimet e nevojshme dhe hetimin financiar për të gjithë personat e përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

LEXO TE PLOTE