Connect with Us

Zbulohen shifrat e majme e kontratës së Lionel Messit te PSG!

Sport

Zbulohen shifrat e majme e kontratës së Lionel Messit te PSG!

Publikuar

-

Sa fiton Lionel Messi te Paris Saint Germain. Për të zbuluar shifrat e kontratës astronomike që ka firmosur ylli argjentinas me klubin parizien ka menduar e përditshmja franceze L’Equipe e cila e ka nxjerrë në dritë detaje rreth marrëveshjes që firmosi Messi muajin e kaluar me kryesuesit e kampionatit francez. 110 milionë euro në total për 3 sezone do të përfitojë Lionel Messi me PSG-në gjithmonë nëse respekton deri në fund kontratën 2-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një vit të tretë.

Në sezonin e parë Messi do të përfitojë një shifër më të ulët se ajo e dy viteve pasardhëse pra me pak fjalë në këtë edicion futbollistik 6-herë fituesi i Topit të Artë do të arkëtojë 30 milionë euro, shifër që do të rritet në 40 milionë euro në vit në dy sezonet pasardhëse.

Ka dhe një risi shumë interesante në kontratën e Messit me Paris Saint Germain pasi siç e ka zbuluar edhe vetë klubi parizien, 34-vjeçari do të shndërrohet në futbollistin e parë në histori që përveç se parave cash do të paguhet edhe në kriptovaluta.

Nga 30 milionë eurot që do të përfitojë Messi në sezonin e parë në Parc des Princes, 1 milionë euro presidenti Al Khelaiffi do t’i derdhë në PSG Fan Token, është monedha e krijuar nga platforma Socios.com. Ndërkohë nga sa mësohet Messi nuk ka përfituar asnjë bonus në momentin e firmës me Paris Saint Germain.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sport

Fituan derbin, zbulohet premio që kanë fituar lojtarët e Tiranës

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e djeshme Tirana ka triumfuar në derbin e kryeqytetit me rezultatin minimal 1-0 ndaj Partizanit, ku gjithçka vendosi goli me penallti i Vesel Limajt në minutat shtesë të pjesës së parë.



“Panorama Sport” shkruan se presidenti Refik Halili ka shpërblyer ekipin pas fitores së rëndësishme ndaj Partizanit me një shumë prej 30 milionë lekësh. Ndodh shpesh që në ndeshje të tilla presidenti Halili te vendose premio.

LEXO TE PLOTE

Sport

Drejtori Sportiv i Legias: Muçi nuk është për në Poloni, do bëjë hapin e madh

Publikuar

-

Nga

Legia ka ndërruar trajnerin në ditën e djeshme duke shkarkuar Michnieëcz për shkakun e rezultateve negative. Për momentin kampionët polak janë me një trajner të përkohshëm, deri në momentin që do të bëjnë zgjidhjen përfundimtare.

Por te Legia zien ambienti për shkakun e ndeshjes së fundit ndaj Piast, në atë humbje 4-1, shkruan “Sport Ekspres”. Katër lojtarë të Legias gjendeshin në tribunë për arsye disiplinore, mes tyre edhe dy shqiptarë.

Celhaka nuk kishte pranuar që të shkonte te ekipi i dytë për një ndeshje, ndërsa Kastrati shfrenohej në festat e klubeve të natës dhe pirjes së alkolit. Për të sqaruar këtë rast, drejtori sportiv i Legias, Radoslaë Kucharski ka dalë në konferencën për shtyp. Ndërkohë nuk mungojnë vlerësimet e mëdha për Ernest Muçin, i vetmi lotjar i mbetur nga afrimet në periudhën kur u transferua talenti nga Tirana.



“Gjatë sezonit të dimrit, tek ne erdhën katër lojtarë, prej të cilëve Artem Szabanov ndoshta do të kishte luajtur një rol të madh nëse nuk do të ishte dëmtimi. Ne sollëm një nga lojtarët më të aktiv të skuadrës për momentin – Ernest Muçin, sipas meje. Djali ka një potencial të jashtëzakonshëm dhe nëse vazhdon të zhvillohet kështu, ai thjesht nuk do të jetë më këtu tek ne, në asnjë mënyrë. Muçi ka aftësi përtej futbollit të Polonisë dhe zhvillimi i tij është i qartë. Erdhi edhe Jasur Yaxshiboyev, i cili përballet me situata të ndryshme, por në fushë është një djalë me potencial, siç e tregon edhe situata aktuale. Nazarij Rusyn ishte një transferim i pasuksesshëm.

Rasti i lojtarëve që shkuan në tribunë? Sot nuk jam më i shqetësuar për transferimet e Kastratit, Celhakës apo Charatin. Jam i shqetësuar pse lojtarët kyç të sezonit të kaluar që fituan kampionatin polak kanë një rënie të ndjeshme në formë. Po flasim për lojtarë që ishin golashënuesit më të mirë sezonin e kaluar, fituan çmime dhe kishin statistika të shkëlqyera.

Ishte vendim i trajnerit që i dërgoi në tribunë. Jam informuar se këta të katër lojtarët nuk do të shkojnë në ndeshje. Të shtunën patëm një konferencë të udhëhequr nga trajneri Michnieëicz. Vendimi për skuadrën dhe titullarëve merret gjithmonë nga trajneri. Nuk dua të futem thellë në motivet e këtij vendimi. Kjo është një situatë që duhet të sqarohet sa më shpejt.”

LEXO TE PLOTE

Sport

U akuzua nga qeveria gjermane se refuzoi vaksinimin, Kimish bëhet çështje politike

Publikuar

-

Nga

Debati për fjalët e yllit të Bajernit, Joshua Kimish, i cili për “Bild” tha se nuk është vaksinuar ende dhe se ka dyshime për efektet anësore të vaksinës, vazhdon sërish. Tani në lojë ka hyrë edhe qeveria gjermane. Ata shpresojnë që Kimish të vaksinohet sa më shpejt të jetë e mundur për të dhënë një shembull të mirë për të gjithë lojtarët e tjerë dhe qytetarët gjermanë që ende kanë dyshime për vaksinën. Imunologu Karsten Valc tha për lojtarin se ai kishte shumë pak njohuri për vaksinën.

“Kimish mund të jetë një lojtar i madh, një shembull për shumë futbollistë, por mendoj që për sa i përket mjekësisë ka shumë pak njohuri. Kjo ka bërë që ai të keqinformojë publikun. Ai (Kimish) u shpreh se kishte frikë nga një efekt anësor i vaksinës, duke nënkuptuar që nëse vaksinohet tani, pas një viti do të ketë pasoja në shëndetin e tij.



Kjo nuk është e vërtetë dhe ai dhe shumë njerëz të tjetër duhet ta kenë parasysh këtë gjë. Nëse një vaksinë ka efekte anësore, ato shfaqen pak javë pasi është kryer vaksina, por që janë shumë të rralla për të mos thënë që duhet shumë vite për të bërë që të kombinohen me vaksinën”, u shpreh Valc.

LEXO TE PLOTE