LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vrau mbi 300 njerëz/ Kush ishte Xhuzepe Greko, “kasapi” i mafies siçiliane “Cosa Nostra”

18 Shtator 2021, 13:32, Blog CNA
Vrau mbi 300 njerëz/ Kush ishte Xhuzepe Greko, “kasapi” i

Megjithëse vdiq në vitin 1985, emri i Xhuzepe Grekos ngjall ende frikë në zemrat e siçilianëve edhe sot e kësaj dite. Kjo pasi ai konsiderohet si një nga vrasësit serialë më të mëdhenj jo vetëm në historinë e Italisë por edhe të botës.

I lindur në vitin 1952 në qytetin e vogël Çiaçuli, Xhuzepe Greko njihej me nofkën ?Scarpuzzedda?ose ?Këpuca e vogël? në dialektin siçilian. Dihet pak mbi jetën e tij të hershme. Ndërkohë është i mirënjohur fakti që xhaxhai i tij, Mikele Greko ishte kreu i Komisionit të mafias siçiliane ?Cosa Nostra?, dhe i njohur me nofkën ?Papa? në qarqet e krimit të organizuar.

Mafia ishte një biznes familjar për Grekot. Ruajtja e një profili të ulët, i dha mundësi kësaj familje të miqësohej sa me politikanët po aq dhe me mafiozët. Mikele Greko bëri gjithçka për t?u dukur si një njeri i Zotit, si një lexues i madh i Biblës dhe si një njeri popullor i masave. Por as kjo nuk ishte e mjaftueshme për të shmangur burgun.

Me shembullin e dhënë nga xhaxhai i tij, nuk është çudi që Xhuzepe Greko ishte në gjendje të ngrihej shpejt në hierarkinë e mafies siçiliane. Dhe ai fitoi famën e tij gjatë së ashtuquajturës Lufta e Dytë e Mafies.

Në atë kohë Greko u bë i njohur si vrasësi më i madh i mafies i të gjitha kohërave. Ndërsa Amerika ishte ende duke u tronditur nga Lufta e Vietnamit, familjet mafioze siçiliane po përgatiteshin për një luftë të egër midis tyre.

Të udhëhequr nga Salvatore ?Toto Rina”, korleonezët, një grupim mafioz që vinte nga qyteza e vogël e Korleones, në afërsi të Palermos, ishin ata që nisën Luftën e Dytë tëMafias në vitin 1978, ndërsa Xhuzepe Greko dhe familja e tij u pozicionuan në anën e tyre.

Në vitin 1970, u formua Komisioni i mafies siçiliane, duke pasur në krye Toto Rinën. Deri në vitin 1978, Komisioni përbëhej nga Rina, Xhuzepe Kalo, Filipo Markeze, Rozario Rikobono dhe Mikele Greko. Ndërkohë në vitin 1981, Komisioni formoi atë që do të njihej si Skuadra e Vdekjes, e cila drejtohej nga Xhuzepe Greko.

I njohur në të gjithë Siçilinë për atentatet e tij me armën AK-47 (kallashnikov), i riu Greko merrte shpesh urdhra nga Rina, por në ndonjë rast edhe nga xhaxhai i tij. Ai drejtoi një skuadër vrasësish ku përfshiheshin Xhuzepe Lukeze, Mario Prestifilipo dhe Xhuzepe Markeze.

Një raport i një komision hetimor të parlamentit italian, përshkruan në detaje aktivitetet e Skuadrës së Vdekjes. Gjatë viteve 1981-1983, të paktën 400 njerëz vdiqën nga dora e mafies vetëm në Palermo, dhe të paktën 400 të tjerë vdiqën në të gjithë Siçilinë me urdhër të Komisionit.

Fotografja Leticia Batalja, e cila kaloi pjesën më të madhe të karrierës së saj si fotoreportere duke dokumentuar Luftën e Dytë të Mafias, deklaroi në një rast për britaniken ?Daily Mail? se jeta në Siçili u bë shumë brutale.?Ndonjëherë kishte edhe 5 vrasje brenda një dite. Ne nuk kishim përjetuar kurrë më parë një dhunë të tillë. Unë rishoh sot fotot e mia të realizuara në atë kohë, dhe ka vetëm gjak, gjak, gjak?- shprehej ajo.

Ndër shumë vrasjet e kryera nga Greko, ndoshta më tronditëse ishte vrasja e mafiozit Salvatore Inserilo në Palermo. Në vitin 1980, pasi Inserilo u nda nga korleonezët, Greko e vrau Inserilon në momentin kur ky po shkonte të takonte të dashurën e tij, duke ia copëtuar trupin duke e qëlluar me breshëri të AK-47.

Dhe kur ai mësoi se djali 15-vjeçar i Inserilos ishte betuar për hakmarrje, ai e rrëmbeu këtë të fundit, ia preu njërën dorë, dhe më pas e qëlloi për vdekje në kokë, dhe e shkriu kufomën e tij në acid. Salvatore Rina, u arrestua dhe u nxor para drejtësisë në vitin 1993, pasi i kishte shpëtuar për 23 vjet policisë.

Lufta e Dytë e Mafias ndryshonte nga e para, pasi këtë herë korleonezët e udhëhequr nga Rina i shpallën posaçërisht luftë shtetit italian. Para ngjitjes së Rinës në krye të ?Cosa Nostra?, mafia vriste shumë rrallë përfaqësuesit e shtetit, vetëm atëherë kur nuk shihte rrugë tjetër.

Por falë ndikimit të Rinës, ajo mbetet edhe sot e kësaj dite një taktikë e zakonshme. Ndërkohë, korleonezët nuk vranë vetëm armiqtë por edhe aleatët e tyre. Në vitin 1983, Rina urdhëroi vrasjen e Filipo Markezes dhe Rozario Rikobonos, të cilët e kishin humbur besimin e tij.

Madje Xhuzepe Greko dhe grupi i tij u dërguan të vrisnin vëllezërit e një anëtari tjetër të Skuadrës së Vdekjes, Vincent Puçio, për të provuar besnikërinë e këtij të fundit ndaj Rinës.

Por në fund, do ta pësonte edhe vetë Greko. Ndonëse data e tij e saktë e vdekjes mbetet e panjohur, mafiozët e penduar, dëshmuan më vonë se Rina urdhëroi vrasjen e Xhuzepe Grekos menjëherë pas vdekjes së hetuesit Antonino Kasara.

Rina ishte e shqetësuar se Greko po bëhej ?shumë ambicioz?. Ai urdhëroi që trupi i vrasësit të tij më të besuar të shpërbëhej në acid, duke i siguruar ?Scarpuzzedda-s? të njëjtin fund qëai u kishte shkaktuar dhjetëra viktimave të tij. Vetë Rina u shpall fajtor për dhjetëra vrasje, dhe mori 26 dënime të përjetshme me burg./ allthatsinterestingPërshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga