Connect with Us

Vizitë zyrtare në Uashington DC/ Bregu takon Escobar, diskutojnë integrimin ekonomik rajonal

Politikë

Vizitë zyrtare në Uashington DC/ Bregu takon Escobar, diskutojnë integrimin ekonomik rajonal

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Majlinda Bregu u takua me zyrtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit, përfshirë Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA dhe të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dje në Uashington për të diskutuar bashkëpunimin rajonal, tregun e perbashkët rajonal, bashkëpunimin ne fushen e sigurisë dhe agjenden e gjelbër e Ballkanit Perëndimor.

Bregu theksoi rëndësinë e rolit të SHBA në Ballkanin Perëndimor dhe sinkronizimit te  politikën SHBA-BE në rajon, si dhe perspektivat e Ballkanit Perëndimor-BE.  Ajo falënderoi të dërguarin Escobar për mbështetjen e tij në integrimin ekonomik rajonal dhe theksoi se RCC po pret një bashkëpunim më të ngushtë me SHBA në të ardhmen.

Më herët gjatë ditës Sekretarja e Përgjithshme Bregu mori pjesë në sesionin e punës të strategjisë të organizuar nga Qendra Evropiane e Këshillit Atlantik në Uashington, ku ajo foli me audiencën e drejtpërdrejtë dhe online të anëtarëve të shquar të Departamentit Amerikan të Shtetit, Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA dhe  anëtarët e komunitetit akademik mbi bashkëpunimin rajonal, perspektivën e Ballkanit Perëndimor-BE dhe perspektivën e një tregu gjithëpërfshirës në rajon, si dhe për çështje të ngutshme të sigurisë.

LEXO EDHE:  BE: Hapje kufijsh me kufizime/ Rregulla tejet të ndryshme

Ajo theksoi se sfidat kryesore me të cilat po ballafaqohet rajoni përfshijnë rrjedhjen e trurit, kërcënimet sociale dhe të sigurisë, mosbesimin ndaj institucioneve dhe procesin e integrimit evropian.  Sesioni u moderua nga Jim O’Brien, Nënkryetar i Grupit Albright Stonebridge në ambientet e të cilit u mbajt seanca.

Gjatë vizitës së saj zyrtare në Uashington këtë javë, zonja Bregu u takua me një seri zyrtarësh amerikanë, përfaqësues të komunitetit akademik dhe media, organizoi një drekë me ambasadorët e rajonit dhe mbajti një leksion për studentët në Universitetin John Hopkins./ CNA.al

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Venecia le Metën e Bashën me gisht në gojë

Publikuar

-

Nga

Ligjin për Policinë e Shtetit/ Gjykata Kushtetuese rrëzon përgjimet pa lejen e Prokurorisë

Është zbuluar draft-opinioni i Komisionit të Venecias lidhur me vlefshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit të vitit 2019.

Ishte Gjykata Kushtetuese ajo qe e dërgoi çështjen në “Venecia” pas padisë së Shoqatës së Bashkive, që në atë kohë drejtohej nga Voltana Ademi.

 

 

Në draft-opinion theksohet se rruga e ndjekur për zgjedhjet e 30 qershorit ka qenë e duhura dhe brenda kuadrit kushtetues.

Pjesë nga draft-opinioni i “Venecias”

Opinioni në përgjigje të kërkesës së GJ. Kushtetuese në kuadër të gjykimit më kërkues Shoqatën e Bashkive (V.Ademi)

Në përmbledhje draft opinioni mban këto qëndrime:



– Gjykata Kushtetuese (GJK) nuk ka kompetencë të shqyrtojë pavlefshmërinë e zgjedhjeve.

– E drejta e partive të marrin pjesë në zgjedhje nuk është detyrim; bojkoti nuk është i pranueshëm dhe nuk mund të justifikojë cenimin e periodicitetit të zgjedhjeve; bojkoti nuk mund të kthehet në leve të partive për të bllokuar zgjedhjet;

LEXO EDHE:  Cakaj në Selinë e Shenjtë/ E ardhmja e Shqipërisë është drejt BE

LEXO EDHE:  Ish-ministrja e Integrimit: Çështja "Tahiri" u mor me emocion

– e drejta e qytetarëve për të votuar nuk mund cenohet as me justifikimin e pluralizmit

– sipas op. 2019 – Presidenti nuk ka të drejtë të shtyjë zgjedhjet në kushtet e mungesës së bazës ligjore;  në këto raste gjykata kushtetuese mund të konsiderojë shtyrjen e zgjedhjeve si antikushtetuese;

– vendimi i kolegjit zgjedhor që konstaton pavlefshmërinë dekretit të PR për shtyrje zgjedhjesh dhe pse s’është objekt shqyrtimi në GJK nuk mund të nënvlerësohet e të mos konsiderohet.

Pra dhe njëherë K.Venecias konfirmon se rruga e ndjekur për 30 Qershorin ishte e duhura!

Presidenti Ilir Meta dhe aleati i tij Lulzim Basha ngelen publikisht dhe zyrtarisht me gisht ne goje.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bashës i ikin aleatët/ Duka paralajmëron ndarjen

Publikuar

-

Nga

“Paratë e rindërtimit po i përdor për të bërë vota”/ Duka bën denoncimin e forte

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në studion e “Now” me Erla Mëhillin.

Ai është pyetur se nëse ndryshon lidershipi i Partisë Demokratike, a do të ketë ndryshim të marredhënive me PD.

Duka ka deklaruar se që pas zgjedhjeve nuk kane bërë asnjë takim dhe veprojmë krejtësisht të pavarur, kanë votën e tyre, dhe veprojmë siç duam vetë.

‘Ne direkt pas zgjedhjeve nuk kemi asnjë lloj bashkrendimi, ose bashkëpunimi me PD, sepse edhe ata duke pasur probelemet e veta brenda vetes nuk e shohin të arsyeshme të vijojnë bashkëpunimin e me aleatët sic e kemi pas. Kështu që të ne i ndërmarrim veprimet individuale sipas asaj që mendojmë. Për ata dy seanca që kemi bërë ne kemi votuar sic e kemi mendu vetë. Kemi mbajt qëndrime sic kemi mendu vetë. Nuk kemi pas asnjë lloj bashkërendimi”, tha Duka.

Erla Mehilli ne Now: Zoti Duka kur te vije momenti per te votuar ndryshimet kushtetuese per zgjatjen e Vettingut te gjyqtareve dhe prokuroreve ju si do te votoni? Do votoni si PD apo keni qendrimin tuaj?

Agron Duka: Jo, kam qendrimin tim personal.



Mehilli: Mos ju perjashtojne dhe ju PD?

Duka: Une skam lidhje me PD fare.
PD dhe opozita jane ne momentet me te veshtira te vetat. Keto konflikte kane lind kot? A ka fat Rama apo e ka bere vete? Se di.
Me bo sikur, sic thote Oerdi, nuk them. Oerdi eshte nje nga njerezit me me prespektive ne politike, jo me ne PD. Nuk kam asnje lloj interesi qe e them, e kam pas koleg dhe ne elektorat. Eshte shume i afte ne profesion. Oerdi thote bejme sikur. Po ju sikur po beni. Pse shkoni aty ne mbledhje? Mos shkoni hic. Ju jeni me kundershtare te njeri tjetrit, ju jeni ndare si parti. Ju nuk ekzistoni me. Ju o do iki njeri o do iki tjetri. Ju prisni kos tju perjashtoje Basha vete. Vete thoni qe PD nuk eshte Basha vete i jepni mundesi Bashes tju perjashtoje. Per mua, sa me shpejt te jete e mundur, ky problem te sqarohet, keto foltore te mbarojne, te beni ato veprimet qe keni ndermend te beni dhe te fitoje ai qe ka ndermend te fitoje ne menyre qe te davaritet problemi dhe te kete nje opozite shqiperia. Jo per mua, as per PAA por per shqiptaret

LEXO EDHE:  Burgosja e qytetares që raportoi për COVID-19/ SHBA dhe BE kritikojnë Kinën

LEXO EDHE:  Burgosja e qytetares që raportoi për COVID-19/ SHBA dhe BE kritikojnë Kinën

Erla Mehilli: Nese do kete ndryshim ne lidershipin e PD do kete ndryshim ne marredhenien tuaj me PD?

Duka: Ne direkt pas zgjedhjeve nuk kemi asnje lloj bashkrendimi ose bashkepunimi me PD. Sepse dhe ata duke pasur problemet e veta nuk gjejne as kohen te bashkepunojne me aleatet sic kane pasur me pare. Ne ndermarrim veprime spontane ose individuale sipas atyre qe ne mendojme. Ne keto dy seanca qe kemi bere kemi votuar sic kemi menduar vete, kemi mbajtur qendrime sic kemi menduar vete, nuk kemi patur asnje lloj bashkrendimi. Kur keta skane bashkrendim njeri me tjetrin si do kene me ne?

Ja psh, u mor vendimi nga PD, sdi kush quhet PD, nga Basha qe nuk do votohet por do grisen letrat ne nuk na u tha gje por ne sekond te fundit na u tha ne kemi vendos me gris letrat. Ne do ishim kundra nese do na kishin pyetur.
Vendimi per vettingun do jete personal si ta gjykoj.

Ky është rasti i dytë që vjen si qëndrim nga Duka pas reagimit që ka bërë dhe LSI, që s’ka më takime dhe as kontakte me PD./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kriza energjetike/ Malaj: Problem keqqeverisja, Rama po krijon panik

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, i ftuar në A2 Business, e cilësoi të tepërt panikun e krijuar nga kryeministri në lidhje me krizën energjetike.

Sipas Malajt, Shqipëria ka pasur gjithmonë goditje nga krizat e jashtme dhe kjo dhe si pasojë e keqqeverisjes që shkruhet në çdo raport ndërkombëtar.



Përgjegjësinë kombëtare tani e imponon situata në të cilën ndodhemi. Jemi në një zhvillim ku paqartësitë janë rritur. Ajo që është më e rëndësishme është që paniku më i madh është paniku që do të krijojnë qeveritar. Goditje të jashtme ekonomike Shqipëria ka pasur gjithmonë. Ajo që ndodh në Shqipëri nuk është se preket vetëm nga një krizë e jashtme. Ajo që ndodh në Shqipëri është fatkeqësisht një mbivendosje e krizës së goditjes së jashtme me krizën e mungesës së kredibilitetit dhe me krizën e keqqeverisjes së vendit. Ishte i tepërt paniku i krijuar nga kryeministri për të marrë një vendim për të shpallur një gjendje të jashtëzakonshme”, u shpreh Malaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE