Connect with Us

VIDEO/ Spektakël dhe emocione, Skënderbeu “i rrëmben” një pikë Partizanit

Sport

VIDEO/ Spektakël dhe emocione, Skënderbeu “i rrëmben” një pikë Partizanit

Publikuar

-

Takimi mes Skënderbeut dhe Partizanit, i vlefeshëm për Kategorinë Superiore u mbyll 1-1. Pjesa e parë u mbyll pa gola, pavarësisht përpjekjeve. Në minutën e 51-të, të kuqtë pretendojnë për penallti pas një ndërhyerje ndaj Cara dhe VAR e akordon.

Junior e merr përsipër penalltinë dhe e kthen në gol. Menjëherë, sapo rinis loja, Hoxha bën një gafë dhe mundësinë e shfrytëzon më së miri Berisha, i cili realizon në të 57-tën. Kështu, të besuarit e Memellit kanë 1 pikë, po aq sa ka edhe Partizani.

SKËNDERBEU-PARTIZANI 1-1
57’ Berisha / 56’ (p) Zhunior

57’ GOOOL Skënderbeu, shënon Elvi Berisha. Skënderbeu nis topin nga qendra me një pasim të gjatë drejt zonës kundërshtare, Damçevski dhe Hoxha nuk kuptohen dhe Elvi Berisha u rrëmben topin duke e dërguar në rrjetë.

56’ GOOOL Partizani, shënon Stenio Zhunior me penallti.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kombëtare

Bilanci/ Shqipëri-Poloni, UEFA nuk njeh të vetmen fitore të kuqezinjve

Publikuar

-

Nga

Shqipëria dhe Polonia janë përballur plot 11 herë me njëra-tjetrën sipas statistikave të UEFA-s dhe bilanci flet dukshëm në favor të miqve, që kanë fituar 8 ndeshje dhe kanë barazuar 3 prej tyre, e padyshim edhe golavarazhi flet në favor të polakëve, që kanë shënuar 18 gola, kundrejt 6 të shënuar nga kuqezinjtë.

Vlen të përmendet se Shqipëria në fakt e ka arritur një sukses ndaj polakëve, pasi ka triumfuar me shifrat 2-0 më 29 nëntor të 1953-shit, falë golave të Loro Boriçit dhe Refik Resmjes, megjithatë kjo miqësore nuk është njohur nga UEFA.



Gjithsesi edhe ndaj Hungarisë kishim një bilanc tejet negativ, të cilin e rregulluam me dy fitore në harkun e një muaji, ndaj shpresojmë që djemtë kuqezi të bëjnë të njëjtën gjë edhe ndaj Polonisë sonte.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Mesazhi i Gjasulës pas infektimit me COVID-19: Ende nuk e besoj…

Publikuar

-

Nga

Një tjetër futbollist do t’i mungojë Kombëtares shqiptare në sfidën vendimtare ndaj Polonisë, që luhet këtë të martë në stadiumin “Air Albania” të Tiranës.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se mesfushori Klaus Gjasula nuk do të jetë në dispozicion të skuadrës, pasi rezultoi pozitiv me Covid-19.



Ky ishte një lajm mjaft i keq për Kombëtaren dhe trajnerin Edoardo Reja-s që do t’i duhet të bëjë pa titullarin e mesfushën në ‘’finalen’’ ndaj polakëve. Por 31-vjeçari ka reaguar duke postuar një foto të tijën në rrjetet sociale.

Gjasula e ka shoqëruar me një frazë foton duke shkruar: ‘’Jemi të gjithë me ju. Nuk e besoj akoma që sot nuk jam prej Covid-it me çunat në fushë’’.Një mesazh mbështetës ky për Kombëtaren nga ana e mesfushorit i cili siduket e ka përjetuar keq lajmin e paradites duke humbur sfidën më të rëndësishme të karrierës.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

VIDEO/ Incidente para ndeshjes, tifozët e Kombëtares përplasen me tifozët e Polonisë

Publikuar

-

Nga

Shqipëria do të luajë në orën 20:45 sfidën e radhës kualifikuese të Kupës së Botës ndaj Polonisë në “Air Albania”. Ky takim do të luhet me kapacitet maksmial të tifozëve që do të jenë rreth 22 mijë të pranishëm, ndërsa nuk do të mungojnë as tifozët polakë që do të jenë rreth 1 mijë.

Kur duhen edhe pak orë para sfidës, të dy tifozeritë janë përplasur me njëra-tjetrën. Para presidencës një grup tifozësh shqiptarë janë sharë dhe ofendur me disa polakë që ishin të pranishëm. Është dashur ndërhyrja e policisë për të shpërndarë turmat që situata të mos agravonte më shumë dhe që mos të kishte përplasje fizike mes tifozerive.

LEXO TE PLOTE