Connect with Us

VIDEO/ Sauthemptoni i Brojës “bllokadë” Sitit, triumf për Liverpulin e Arsenalin

Premier Liga

VIDEO/ Sauthemptoni i Brojës “bllokadë” Sitit, triumf për Liverpulin e Arsenalin

Publikuar

-

Janë mbyllur 4 sfidat e Premier Ligës të luajtura pasditen e sotme, ku bie në sy barazimi pa gola i Suathemptonit të Armando Brojës kundër kampionëve të Sitit.

Edhe pse luajti në shtëpinë e vet Siti nuk mundi të gjejë dot rrugën e golit duke shpërdoruar një mundësi të mirë për të marrë tre pikë. Nga ana tjetër, Broja hyri në fushë në minutën e 68-të të takimit duke luajtur i vetëm në sulm. Ky barazim cilësohet si mjaft i rëndësishëm nga skuadra mike pasi luanin ndaj një skuadre shumë të fortë me shumë yje në skuadër.

Në sfidat e tjera, Liverpuli mposhti pastër 3-0 Kristal Palasin, Arsenali  mposhti 0-1 Bërnlejn, ndërsa Noruiçi u mposht 1-3 në shtëpi nga Uatfordi.

REZULTATET

Mançester Siti-Sauthempton 0-0

Bernlej-Arsenal 0-1

Liverpul-Kristal Palas 3-0

Noruiç-Uatford 1-3

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Premier Liga

VIDEO/ Salah realizon tripletë, Manchester United “sheh makthe” ndaj Liverpool

Publikuar

-

Nga

Liverpool ka shkatërruar me shifrat 0-5 Manchester United, në shtëpinë e këtyre të fundit. Skuadra e Solskjaer është turpëruar në shtëpi, ndaj rivalit të përjetshëm dhe tashmë trajneri rrezikon seriozisht shkarkimin.

E gjithë skuadra e Liverpool ishte në formë të shkëlqyer, por ai që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte Mohamed Salah. Ky i fundit realizoi 3 nga golat e takimit, teksa dy të tjerët u shënuan nga Keita dhe Jota.



Me këtë fitore, Liverpool ngjitet në vendin e dytë me 21 pikë, ndërsa United mbetet në vendin e 7-të, me vetëm 14 pikë.

    LEXO TE PLOTE

    Premier Liga

    Shokon ish-lojtari i Mançester Junajtid: Më kërcënuan me vdekje pas ndeshjes me Liverpulin!

    Publikuar

    -

    Nga

    Ish mbrojtësi legjendar i Mançester Junitid, Patris Evra së fundmi ka zbuluar një situatë aspak të këndshme që ka ndodhur në karrierën e tij. Në vitin 2011, në një ndeshje kundër Liverpulit, Evra u ofendua nga Luis Suarez, ku ky i fundit përdori thirrje raciste.

    Ndërkohë që çështja po investigohej për fyerjet raciste, Evra dhe familja e tij morën kërcënime me vdekje nga shumë tifozë, por dhe të dënuar.

    “Fillova të merrja sharje nga tifozët e Liverpulit, madje dërgonin letra në zyrat e klubit. Një prej letrave ishte nga një i burgosur, i cili thoshte se do të më vriste sapo të dilte nga burgu. Policia më tha që do ta merrte seriozisht këtë punë. Për dy muaj isha i mbrojtur nga roje gjatë gjithë kohës”.



    Evra shtoi se një ditë teksa po ecte me makinë, pa që një veturë po e ndiqte nga pas.

    “Teksa po ngisja makinën pashë dikë që po më ndiqte. Kur ndalova, edhe makina tjetër ndaloi dhe u largua. Policia e gjurmoi makinën, por nuk gjetën asgjë në lidhje me situatën”.

    Pas ndeshjes me Liverpul, Luis Suarez u dënua për sjellje raciste me një gjobë prej 40 mijë paund dhe 8 ndeshje pezullim. Kjo ngjarje është publikuar në autobiografinë e Evrasë, ku çdo ditë po dalin ngjarje të padëgjuara më parë.

    LEXO TE PLOTE

    Premier Liga

    Manchester United vs Liverpool, historia shkruhet në “Old Trafford”

    Publikuar

    -

    Nga

    Në “Old Trafford” zbret historia e futbollit anglez. Dy klubet më të suksesëshme të kombit që shpiku futbollin, Manchester United dhe Liverpool, sfidohen në klasiken e futbollit britanik teksa vijnë mbi dy dallgë të ndryshme për sa i përket momentit.

    Në vitet e kaluara fitorja 3-2 e United me përmbysje ndaj Atalantës do të shihej si një sukses , por tanimë në sytë e opinionit sportiv ajo shihet në kontekstin e një klubi që po kalon një krizë identitet.

    Ole Gunner Solskjaer pasi është krenuar me progresin shkallë pas shkalle në dy vitet e fundit, i duhet të bëjë hapin e madh, të fitojë dicka të rëndësishme, dicka që se ka arritur edhe pse yjet nuk i mungojnë dhe Manchesteri i tij duhet ta tregojë veten në sfida si kjo, mbi të gjitha tanimë me një yll të madh më shumë, Cristiano Ronaldon.

    Trajneri është në apel, dhe nuk është cudi që të rrezikojë në rast të një dështimi në këtë përballje.

    Edhe Liverpuli fitoi në mesjavë , duke mposhtur kampionët e Spanjës, Atletikon e Madridit në trasfertë. Në atë ndeshje nuk mungoi në apel Mohamed Salah, që Jurgen Klopp e konsideron njeriun më në formë të momentit në botën e futbollit, dhe shifrat i japin të drejtë, pasi Liverpool shënon të paktën 3 gola në 8 nga 9 ndeshjet e tij të fundit, çka flet shumë për forcën e të kuqve.



    Mbrojtja gjithsesi nuk është më aq perfekte me Virgil Van Dijk, që i duhet ende të shpalosë dominimin që kishte para se të dëmtohej në sezonin e shkuar, por me një treshe si Salah, Sadio Mane dhe Firminho aty para për Liverpulin bëhet gjithcka më e thjeshtë.

    Mbrojtja e United duhet të gjejë një marsh më shumë. Kapiteni Harry Maguire është fajësuar si për 4 golat e pësuar nga Leicester fundjavën e kaluar, ashtu dhe për ata në sfidën me Atalëntën dhe nëse nuk përmirësohet në këtë sfidë, gjërat mund të bëhen të vështira për Ole Gunnar Solskjaer.

    Për sa i përket të rejave nga skuadrat, te Manchester United shqetësojnë Marcus Rashford dhe Bruno Fernandez që kanë pësuar lëndime në mesjavën e Champions ndërsa te Liverpool mungon Thiago Alcantara mungon për shkak dëmtimi, por Curtis Jones është sërish në dispozicoon, ndërsa Fabinho pritet të rikthehet në formacionin titullar pasi luajti si zëvndësues ndaj Atletikos.

    Majin e kaluar Liverpool fitonte 4-2 në “Old Trafford” dhe Manchester United nuk e ka mundur rivalin e madh që nga marsi i 2018. Megjithatë thonë se në përplasjet titanike si këto statistikat apo dhe klasifikimi nuk vlejnë, dhe kjo mbetet një sfidë tejet e hapur.

    LEXO TE PLOTE