Connect with Us

Tronditet Divjaka/ 58-vjeçari vret gruan me armë gjahu, i jep fund dhe jetës së tij

Kronika

Tronditet Divjaka/ 58-vjeçari vret gruan me armë gjahu, i jep fund dhe jetës së tij

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Divjaka është tronditur nga një krim i rëndë në familje. Dyshohet se një 58 vjeç, ka vrarë me armë gjahu në banesë bashkëshorten e tij dhe më pas ka vrarë veten.

Dy viktimat janë Hekuran Rrasa dhe Fëllënxë Rrasa.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Divjakë/Informacion paraprak

Në fshatin Babunjë, Divjakë, dyshohet se shtetasi H. Rr., 58 vjeç, ka vrarë me armë gjahu në banesë bashkëshorten e tij, shtetasen F. Rr., 45 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten.

LEXO EDHE:  Fier/ 8-vjeçari vret aksidentalisht të atin me çifte

Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Nga grushtet tek pistoleta/ Zbardhet ngjarja, si u plagosen dy të rinjtë tek “ish-parku i autobusëve”

Publikuar

-

Nga

Janë zbardhur detaje të reja nga plagosja në zonën e Ish-Parkut të Autobusëve.

Të rinjtë Aleksandër Nikolli 27-vjeç dhe Xhulio Vela 25-vjeç u qëlluan me armë zjarri rreth orës 17:00, në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”.



Të plagosurit kanë marrë plumba në pjesën e këmbëve. Ndërkohë të dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital ku po u nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale për të nxjerrë plumbat.

LEXO EDHE:  Fier/ 8-vjeçari vret aksidentalisht të atin me çifte

LEXO EDHE:  I biri dyshohet se ka vrarë dy kushërinjtë/ Flet babai i Daniel Pepajt: Mund t’i ketë qëlluar në nerva e sipër

Sipas të dhënave paraprake mes dy të plagosurve dhe disa personave të tjerë ka pasur një sherr fizik. Dyshohet se në këtë sherr janë përfshirë rreth 5 persona. Më pas ky sherr ka shkuar deri në përdorimin e armëve të zjarrit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kush janë dy të rinjtë që u plagosën me armë zjarri në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Dy të rinj kanë mbetur të plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në zonën e njohur si ish-Parku i Autobusëve në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”, ku jane plagosur me arme zjarri shtetasit Aleksandër Nikolli, rreth 27 vjeç dhe Xhulio Vela, rreth 25 vjeç.

Ata kanë qenë brenda një berberhaneje, në afërsi të zonës ku ka ndodhur ngjarja. Ata janë dërguar në spital dhe janë nën kujdesin e mjekëve.

LEXO EDHE:  Fier/ 8-vjeçari vret aksidentalisht të atin me çifte

LEXO EDHE:  Tronditet Mirdita/ Vritet me armë zjarri një person



Policia ka rrethuar zonën ku po punohet për kapjen e autorit.

Ndërkohë, në qytet janë ngritur pika kontrolli dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Breshëri plumbash ndaj të rinjve/ Zbardhen detajet e plagosjes së dyfishtë

Publikuar

-

Nga

Janë zbardhur detaje të reja nga plagosja me armë zjarri që u regjitrua pasditen e sotme në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur tek zona e “Ish-Parkut të Autobuzëve”, ku nga të shtënat dy persona kanë mbetur të plagosur.

Shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarje ku po punojnë për kapjen e autorit.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme një tjetër plagosje me armë ndodhi në Tiranë në zonën e “Komunës së Parisit” .



Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:00, në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasit A. N., rreth 27 vjeç dhe Xh. V, rreth 25 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

LEXO EDHE:  Video/ Sulm me armë zjarri në Teksas, 18 të vdekur

LEXO EDHE:  Meta mbështet Trump/ Ikja në ferr e Al-Baghdadi, një lajm shumë i mirë

Sherbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po bëjnë kontrollin e zonës përreth vendit të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njëkohësisht, grupi hetimor po punon për mbledhjen e të gjitha provave që do çojnë në identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

LEXO TE PLOTE