Connect with Us

Sekuestrohen 46 doza kokainë/ Kapet shpërndarësi i lëndëve narkotike në Tiranë

Kronika

Sekuestrohen 46 doza kokainë/ Kapet shpërndarësi i lëndëve narkotike në Tiranë

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Policia e Tiranës ka goditur një rast të shpërndarjes së drogave të forta me doza.

Gjatë një kontrolli nga policia, janë sekuestruar 46 doza me lëndë narkotike, kokainë.

Në pranga ka përfunduar poseduesi dhe njëkohësisht shpërndarësi i drogës.

Shtetasi D.K mbante në çantën e dorës dozat e kokainës të cilat ishin gati për shitje.

“Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza.Sekuestrohen 46 doza me lëndë narkotike kokainë.Vihet në pranga poseduesi dhe njëkohësisht shpërndarësi i lëndës narkotike.

Sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të kontrolleve në qytet për rritjen e parametrave të sigurisë dhe goditjen e paligjshmërisë, në bulevardin “Bajram Curri” kanë ndaluar për kontroll automjetin me drejtues shtetasin D. K.

LEXO EDHE:  Nivele të larta të kokainës në ujë, “tërbohen” ngjalat në lumin e njohur

Gjatë kontrollit të çantës të dorës dhe të automjetit të tij, shërbimet e Policisë, gjetën 46 doza me lëndë narkotike kokainë, gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, arrestuan në flagrancë shtetasin D. K., 46 vjeç, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme”, njofton policia./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

“Fara është blerë në Spanjë”/ Artan Hoxha zbulon plantacionin gjigant të kannabisit

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbuluar një plantacion kannabisi që ndodhet në Shqipëri.

I ftuar në emisionin Opinion, Hoxha zbulon se fara për këtë lloj të kanabissit është blerë në Spanjë.

Gazetari tregoi se ky lloj kannabisi është për tu dërguar jashtë.

Hoxha zbuloi më tej se në këtë zonë është e pamundr të shkohet pasi të dyja anët e rrugës që të çojnë në këtë vend janë të bllokuara.

LEXO EDHE:  Sherr te “Unaza e Re”/ Plagoset me thikë 20-vjeçari, arrestohet autori

LEXO EDHE:  Sherr te "Unaza e Re"/ Plagoset me thikë 20-vjeçari, arrestohet autori



Është farë që është blerë në Spanjë. Kjo është në Shqipëri, është një plantacion me kannabis, që kap vlerën e 4500 eurove. Ky është një prodhim për tu çuar jashtë.

Është e pamundr të shkosh atje pasi rruga fillon në anë të lumit ku s’ka rrugë dhe mbaron në anën tjetër që nuk ka rrugë përsëri”, ka thënë Hoxha./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Gazetari zbulon detaje nga rrëzimi i avionit në Vermosh/ “Përdoren për drogë, është zhdukur çdo shenjë”

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Gazetari i njohur Jul Kasapi ka zbuluar më sumë detaje rreth avionit të rrëzuar në Vermosh.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Kasapi tha se avioni mund të jetë përdorur për drogë, por në momentin e uljes është përplasur me disa degë peme dhe më pas është rrëzuar.



Mendoj se rasti më i fundit nuk ka mundur ta bëj transportimin. Unë isha në Vermosh dhe kufiti është jo më pak se 500 m. Avioni kur ka hyrë në Shqipëri dhe këto janë avionë që nuk fluturojnë shumë lartë dhe nuk diktohen nga radarët. Diçka shkuar keq dhe në momentin e uljes sepse avioni ka hyrë dhe dy persona kanë qenë duke e pritur. Dhe avioni do të kthehej mbrapsht, ka kapur disa degë ka thyer helikën dhe ka ngelur aty për disa orë. Çka do të thotë që personi që ka qenë aty së bashku me persona të tjerë kanë zhdukur shenjat dalluese se kanë pasur kohë dy orë. Çdo dokument identifikuese të avionit”,tha gazetari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident në aksin Tepelenë- Gjirokastër/ Plagoset drejtuesi i mjetit

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Një aksident ka ndodhur pasditen e e sotme në aksin Tepelenë-Gjirokastër, në vendin e quajtuar Gerhot.

Sipas asaj që raportohet, është plagosur lehtë drejtuesi i mjetit.



Mësohet se ky i fundit ka humbur kontrollin e mjetit tip “Renault” dhe si pasojë ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Dyshohet se shkak është bërë shpejtësia dhe reshjet e denduara të shiut./ CNA.al

LEXO TE PLOTE